Vargjet e Arben Dukës

January 28, 2013 13:31

Vargjet e Arben Dukës

Hakmarrje për drejtësi

Dol’ një burrë ca ditë më parë
Një ministër krejt i ri,
Nuk na tremb, –  tha (nga ekrani),
Hakmarrja për Drejtësi!

S’është çudi që u çudita,
Me ç’ka foli ai burrë,
Se Hakmarrja që përmendi,
Nuk ka ekzistuar kurrë!

Ne e dimë që këtë burrin,
E ka Sala goxha trim,
Po Hakmarrjes s’iu provua,
As dhe një i vetëm krim!

Atë e sajoi Pushteti,
Dhe s’përdori hiç talent,
Duket krejt e fantazuar,
Nga një lesh adoleshent!

Dukej krejt adoleshent,
Kush e polli atë vezë,
Prej larg dukej per’i bardhë,
Qepur përmbi rrob’të zezë!

Por…Në vendin ku drejtësia,
Është varrosur e është tretur,
Hakmarrja për Drejtësi,
Më duket emër i gjetur!

Më duket emër i gjetur,
Nuk më duket hiç i tmerrshëm,
Hakmarrjen për drejtësi,
E bëjnë njerëzit e ndershëm!

Po ju sjell pak në vëmendje,
Sot dëshmorët e Janarit,
Gjersa krimi s’po dënohet,
Kush e ndez urën e zjarrit?!

Natyrisht e ndez pushteti,
Që s’mbyll krimin në qeli,
S’ka si mos mendojë mileti,
Hakmarrjen për drejtësi!

Kur shpërblen ti kriminelët,
Edhe stimul i jep krimit,
Domosdo do hidhen sytë,
Tek Kanun’ i Dukagjinit!

Aty shkruhet fare qartë,
S’është nevoja të bërtasim,
Malësorët e dinë mirë,
Po ke vrarë, do të të vrasin!

Natyrisht që s’ia fus kot,
Se jam me Kanun në dorë,
Kanunin s’e ndalon dot,
Po nuk pati shtet ligjor!

Ligjor ziun ne s’e kemi,
E di unë dhe e di ti,
Ndaj dhe shpesh me vete themi:
“Hakmarrje për drejtësi!”

Kur pushteti vret vëllanë,
Ta këput ta lë të shtrirë,
Pa dyshim që ndizet zemra
Pa dyshim që s’ndihet mirë!

Jo me NJË, po me NJËMIJË
Është hyrë në hasmëri,
Ndaj dhe duhet ta kenë frikë,
Hakmarrjen për drejtësi!

Gjakun ua derdhi shteti,
Në rrezik s’kishim vatanin,
Si mund t’i falin familjet,
Aleksin dhe Hekuranin!

Jetën ua mor’ pushteti,
Edhe qejf bëri qederin,
Askush dhe askush s’i fal,
As Faikun, as Ziverin!

(vijon nesër)

January 28, 2013 13:31
Komento

7 Komente

  1. Dhori January 28, 14:14

    Saliu eshte bere krjet qesharak me “Hakmarrjen per Drejtesi”.
    Ne ate kohe na tregoi nje kasaforte plote me 1 milion $ dhe nje depo te madhe armesh. Kishte edhe telekomande e shume dokumente. Dy dite TVSH-Berisha nuk pushoi te na mbushte mendjen se kishte zbuluar “Hakmarrjen per Drejtesi” dhe kishte dokumentuar krimin. Por as depua me arme dhe as milioni i dollareve nuk e pane driten e diellit. Dua te them deren e gjykates. Saliu futi ne burg nja 150 njerez edhe Sabit Broken, ky ishte anetari me i madhi ne moshe dhe me grade dr.prof. Ai qe i kishte rekurtu Sabitin dhe gjithe te tjeret ishte Oriku 15 vjec. Kaluan vite dhe Sabiti e humbi rendesine si anetare, ndenji ca muaj ne burg dhe u harrua se nuk u be kryeminister. Anetaret qe u mbajten mend gjate ishin Fatos Nanua dhe me pas Ilir Meta. Keshtu thoshte Saliu per ta dhe turma pa tru broheriste. Fatosi kur u be mik me Saliun bashkoi zerin me te dhe e quajten Ilirin anetare te rrezikshem te “Hakmarrjes”. Koha kaloi dhe dy anetaret me te fuqishem te “Hakmarrjes” u ben miq te Saliut. Pas tyre i erdhi radhe Edi Rames te behej anetare i “Hakmarrjes”.
    Nuk dihet cfare do ndodh ne qofte se edhe Rama behet nje dite mik i Saliut. Ato qe jane te sigurta jane dy. 1) Ata qe vazhdojne te vuajene pasojat e krimeve te Saliut jane djemte e Aredin Shyti. 2) Ajo qe u diskreditua deri ne palce dhe do lengoi per shume vite ne shtratin e korrupsionit per shkak te “Hakmarrjes” eshte Drejtesia.

    Reply to this comment
  2. Ani January 28, 15:31

    Arben na rrenqethe mishin me keto vargje, shume e bukur shprehja ndaj dhe ne shpesh me vete themi hakmarrje per drejtesi. Shpresoj qe kj o hakmarraja qe Berisha ka krijuar ti bjere mbi kurriz se lista e te vdekurve nga familja e tij vecse rritet….

    Diktatoret kane te tere nje fund……

    Reply to this comment
  3. Beni January 28, 18:44

    Pak di nga historia me hakmarrjen se per kete teme flet vetem Sala kur ka ndonje hall politik. Po vargjet me pelqyen shume. Si gjithmone Arbeni e godet bukur realitetin, eshte i lindur per vargje. Bravo.

    Reply to this comment
  4. mentari January 28, 18:55

    te lumte arben duka

    Reply to this comment
  5. N.VJOSA January 28, 19:06

    M A D H Ë S H T O R E
    P O E Z I A….
    M A D H E S H T O R
    A R B E N D U K A !

    Reply to this comment
  6. Simo January 28, 21:03

    E din te gjithe o Arbeno qe nuk ekziston , e di Sala i pari dhe nuk e ze gjumi nga fryka e asaj qe thu ti, mos zgjohet nje dit ky popull e therret nje za “hakmarrje” per gjith t’zezat qe i ka punu kto njezet vjet. E dine ene njerzit e drejtesise e gazetarise, te gjithe qe kane ze te flasin e kan dit prej fillimit, por pak kon guxim me e thon publikisht se kon fryk se i fut Sala ne “Hakmarrjen” e tij. T’lumt pena

    Reply to this comment
  7. Niko Maloku January 31, 04:49

    Nga te gjitha gjerat qe ka thene Sali Berisha keto 23 vjet, shumica e tyre as kane ekzistuar dhe as ekzistojne. Por, ” Hakmarrja per Drejtesi ” eshte njera prej atyre gjerave e cila eshte fatkeqesi qe nuk ka ekzistuar kurre. Duhej te kishte ekzistuar vertete. Dhe, po te kishte ekzistuar ajo, nuk do te ekzistonte nje bandit si S. Berisha. Nganjehere, nuk eshte keq qe ndonje thenie te z. Berisha populli ta beje realitet. Per te miren e vendit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*