Vargjet e Arben Dukës

February 3, 2013 10:20

Vargjet e Arben Dukës

Për Topin dhe Spahiun

Pjesa e dytë

Po ju jap një shembull,
Nga Meta e kam,
Mori tetë mijë vota,
M’u në Elbasan!

Duheshin treqind,
Asnjë votë më shumë,
Por s’kish’ aleatë,
Votat vanë në lumë!

Tetëmijë vota s’merrni,
S’kini aq takat,
Do kini si Liri,
Po të njëjtin fat!

Në s’doni Berishën,
Siç dhe deklaroni,
Për ta heq’ i sigurtë,
Është koalicioni!

Të jetë grusht i vetëm,
E gjithë opozita,
Saliut në çast,
I shkurtohet dita!

Po kur bën sofizma,
E akrobacira,
Në kurthe të kota,
Kapet mat e mira!

E kam mik Spahiun,
Dhe e vlerësoj,
Por në këtë pikë,
Aspak s’e kuptoj!

Kur gjykon PS-në,
Pa nisur “luftimi”,
Me PD-në padashur,
Vë shenjë barazimi!

Nga ju kam dëgjuar,
Një term krejt mahnitës,
“I bëjmë opozitë,
Edhe opozitës” ?!

Kam dëshirë t’ju pyes,
Ç’doni prej vërteti?
Ikjen e Berishës?
A ndarje pushteti?

Gjersa s’doni pjesë,
Në një qeveri,
Do të thotë, Saliu,
S’është problem të rri!?

Unë i kam gjith’ postet,
Jam me miq e mike,
Problemi tek ju,
Është ajo karrike!

Kjo s’është gjë e re,
Kolltuk kini patur,
Por nuk e rimerrni,
Në s’jeni të hapur!

Unë jam ca i thekur,
Njoh çdo udhë e shteg,
Në dorë do t’ju plasë,
Do dilni ‘fishekë’!

Ikni nga mynxyra,
Që profeti sheh,
Mos thyeni zinxhira,
Ejani me ne!

Unë thjesht këshilloj,
Se s’kam gjë në dorë,
Porse jam gjithmonë
Fronti Popullor!

February 3, 2013 10:20
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*