Vargjet e Arben Dukës

February 4, 2013 11:40

Vargjet e Arben Dukës

Oksigjen të ri, s’mund t’i jepni horrit

Me zulm e me bujë,
Po gjëmon vatani,
Se do vijë Fyleja,
Domethënë Stefani!

Do vijë Fyleja,
Për të gjetur shtigje,
Për të miratuar,
Tre të shkreta ligje!

Pyes, ky nxitim
Ku e ka sekretin
Ti po vjen o mik,
Të ndihmosh pushtetin?

Të ndihmosh Saliun,
Që ka rënë në gropë?
Se kush është Saliu,
E di dhe një lopë!

E di dhe një lopë,
Është ai që vret,
Për ju Shqipëria,
Është kuriozitet

Një kuriozitet,
Për të gjithë ju,
S’e kini idenë,
Çfarë bëhet këtu!

I gjithë ky pushtet,
Është kapur nga krimi,
Ju vini çuditshwm,
Shenja barazimi…

Nuk mungojnë ligjet,
Në Atdheun tonë,
Dhe ato që kemi,
Askush s’i zbaton!

Një curril i vogël,
Nuk shton gjë në lumë,
Ç’bëri tre më pak,
Ç’bëri tre më shumë!

Nuk duhet ndihmuar,
Kurrë ky pushtet,
S’patët kaq shqetësim,
Kur vranë katër vetë!

Nuk i vrava unë,
Nuk i vrave ti,
I vrau pushteti,
I shokut Sali!

Diçka di dhe unë,
Kot s’ia fut katundit,
Tre ligjet që thua,
Janë pikë e fundit!

Në këtë kaos,
Në këtë humnerë,
Tri ligjet që thua,
Nuk kanë asnjë vlerë!

I dashur Stefan,
Miku ynë i shquar,
Për vizitë ke zgjedhur,
Kohën e gabuar!

I them opozitës,
Të rrijë e patundur,
Po votuat kot,
Jini krejt të humbur!

Oksigjen të ri,
S’mund t’i jepni horrit,
Pa shkuar një herë,
Zgjedhjet e qershorit!

February 4, 2013 11:40
Komento

2 Komente

  1. tefta February 4, 14:08

    RESPEKT I NDERUARI Z:DUKA JE I PAZEVENDESUSHEM

    Reply to this comment
  2. ciupatriot February 4, 15:31

    bravo por stefanet kete kane per detyre dhe prandaj marrin leket qe te masturbojne deshirat e diktatoreve.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*