Vargjet e Arben Dukës

February 5, 2013 12:37

Vargjet e Arben Dukës

Aliu dhe Saliu

Shikoni o njerëz,
Dëgjoni harbutin,
Hajdutin që thotë:
“Kapeni hajdutin!”

I shikoj kusarët,
Dhe mbetem pa fjalë,
Këta në grabitje,
Janë proverbialë!

Janë proverbialë,
Të ngjashëm nuk ka,
Ti ke qenë një ëngjëll,
O Ali Baba!

Ti ke qenë një ëngjëll,
O hajdut i hershëm,
Mes tyre do ishe,
Burri më i ndershëm!

Ndonjëherë mendoje,
Dhe për fukaranë,
Po këta si bisha,
Me lecka të hanë!

Unë të kërkoj falje,
Se je burrë me vlerë,
Që të krahasova,
Me ca myteberë!

Ali, të më falësh,
Të them përsëri,
Se vërtetë ti vodhe,
Po s’vrave njeri!

Në mes të këtyre,
Je pëllumb për paqe,
Këta, o Ali,
Nuk kanë cipë në faqe!

Nuk kanë cipë në faqe,
As kuqen, as verdhen,
Si korba të zinj,
Përmbi kërma derdhen!

Ti dhe çeta jote,
Një tufë me pëllumba,
Këta dhe kur flasin,
Sikur shkrepin plumba!

Paqe burrë i ndershëm,
Gjer në amëshim,
Ke fat që s’jeton,
Në atdheun tim!

Në atdheun tim,
S’e bën dot zengjinin,
Se dhe ty, kusarët,
Pa brekë do të linin!

Se nga ty këta,
Kanë më shumë talent,
Ti je në zanat,
Një adoleshent!

Një adoleshent,
Pa shumë fantazi,
Se ka Ali babë,
Po ka dhe Sali!

February 5, 2013 12:37
Komento

5 Komente

  1. tefta February 5, 19:44

    TE LUMTE PENA O ARBEN
    HAJDUT SI KETA NE BOT NUK I GJEN
    SE PAS JU VJEN EDHE KRYEPARLAMENTARIA EDHE ARTISTET
    DHE PROF;DOKTORERET E GJITHE FASHISTET

    Reply to this comment
  2. Korab Sejdini February 5, 19:54

    Ju lumte pena o Arben. Je i mrekullueshem me keto inxhi.

    Reply to this comment
  3. Illo February 5, 23:13

    Një nga vjershat më të bukura të Benit . T’u lumtë dora ! Illo

    Reply to this comment
  4. N.VJOSA February 6, 08:09

    Perseri nje poezi perle qe demaskon Varrmihsin e Shqiperise!
    Ju Arben Duka ne Poezi dhe Rexhep Qose ne Publicistike, i keni zberthyer kockat Barbarit, ketij Langaraqi te Politikes Shqiptare.
    Shpesh kur shkruaj epitete per kete Kancer te Shqiperise, shikoj se mos e teperoj….
    Por jo.
    Saliut thuaj Barbar, nuk e teperon , ai eshte Barbar.
    Saliut thuaj Kusar, nuk e teperon, ai eshte Kryekusar, edhe me i keq se AlibBaba me dyzet hajdute…
    Saliut thuaj Kriminel, ai eshte nje Kriminel qe e ka kaluar imagjinaten e nje Krimineli te zakonshem,( kujto 21 Janarin kur urdheroi te qellohej me arme zjarri mbi nje Demostrate afro Çerekmilionshe te popullit te pambrojtur, kujto Haklajt qe i sharroi me plumba por u prishi dhe themelet e Kulles se tyre stergjyshore…akt barbar i pashembullt….kujto asgjesimin e shume figurave politike, deputet, gjykates, kundershtare te regjimit, here duke i vrare para deres se s htepise, here duke i derguar “per gjah”, here duke u vene dinamit posht makines dhe kulmi me masakren e 97-es duke kryqezuar teritore te medha te Shqiperise…)
    Saliut thuaj I pabese, genjeshtar, demagog, servil, gango me shqiptaret dhe lango me te huajt, thuaj shakaxhi i perparimit, Baca i Krimit, Don Kishot, Babai i Kaosit, Klloun, Rrumpalle….
    …je brenda ! ….
    Sali Barbari eshte nje Monster qe demonstroi gjithçka të keqe qe mund te demonstroje nje Monster e Politikes…
    Ndaj i dashur Poet, te pergezoj per Penen tende te arte,
    demaskoje pa pushim kete Paranojak te pa sherueshem, deri sa te thyej Qafen…
    Zakonisht ne Boten e sotme nje Kriminel ordiner denohet nga rrezikshmeria shoqerore e tij.
    Shteti amerikan ,psh , qe eshte kampioni i Demokracise, i denon Kriminelet me forma makabre, deri dhe me karrike elektrike dhe shiringa helmi…Sepse rrezikshmeria shoqerore e tyre eshte e madhe…
    Po ky Monstra jone sa krime i ka bere Shqiperise dhe Shqiptareve?!…
    E, megjithate mbrohet me 300 helmeta te çelikta dhe nje “Gestapo”te vertete, me Bunker me rrota…
    Por nuk do ti shpetoje Urrejtjes Popullore, ashtu siç nuk i ka shpetuar deri me sot asnje Diktator….
    Ja keto po mendoja , natyrshem, Arben, duke lexuar Poezine tende!
    Se arti i Poezise ka një fuqi te jashtzakonshme!
    Arben, pena Top!

    Reply to this comment
  5. kadeti bigler April 30, 15:01

    Ne atdheun tim se ben dot zengjinin se dhe ty kusaret pa brek do te linin poezi brilante te lumte dora o i madhi Arben Duka

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*