Vargjet e Arben Dukës

February 12, 2013 14:50

Vargjet e Arben Dukës

Nuk jam anti grek!

S’jam një antigrek,
Siç thonë ca trutharë,
S’jam një antigrek,
Se nuk jam i marrë!

Vërtetë që kam shkruar,
Vargje kundër grekut,
Thjesht i jam përgjigjur,
Me “dyfek” – “dyfekut”!

S’mund të rri i heshtur,
Kur na shan një pis,
Po s’jam flamurtar,
Kundër gjithë Greqisë!

Kjo vërtet do ishte,
Një vepër idioti,
Po mendjen akoma,
Nuk ma ka marrë Zoti!

Nuk jam flamurtar,
Kundër gjithë grekëve,
Që lindën Homerin,
Babanë e poetëve!

Vargun dhe satirën,
S’ia kursej “Agimit”,
Por poetët janë,
Urat e bashkimit!

S’mund të kafshoj unë,
Siç kafshon një gjarpër,
Se nuk do më falte,
Sokrati i varfër!

Greqia nuk ka,
Veç gjemba e ferra,
Dihet që nuk ka,
Asnjë pyll pa derra!

Greqia nuk është,
Veç “Agim i thartë”,
Se ka nëpër shekuj,
Histori të artë!

Ju që nuk e dini,
Hapni dhe lexoni,
S’ka lindur çdo komb,
Gjeni si Platoni!

Një gjeni të tillë,
S’e ka bota mbarë,
Në Athinë u lind,
Republikë e parë!

Sot fati i Greqisë,
Është mbledhur gogël,
Po ajo ka marrë,
Plot tre çmime “Nobel”!

Unë s’jam antigrek,
Se kurrë s’do ma fali,
Niko Kazanzaqis,
Kapedan Mihali!

As dhe Jani Ricos,
Shpirti i epokës,
Se unë mbaj te koka,
Mëhallat e Botës!

Kundër gjithë Greqisë,
Unë s’e mbaj nishanin,
Se s’mund të qëlloj,
Niko Bellojanin!

Se unë jam në gen,
Një princ e një dukë,
Një grek më ka mbajtur,
Dikur dhe me bukë!

S’kam me popujt unë
Asgjë natyrisht,
Dua dhe çdo popull,
Që beson në Krisht!

February 12, 2013 14:50
Komento

5 Komente

  1. N.VJOSA February 12, 16:00

    Nuk mund te jete ndryshe nje Poet i vertet!
    Me greket na lidhin mardheniet e nje fqinjesie te lashte, aq sa eshte Njerzimi!
    Ja duame Vlerat dhe kemi mesuar nga Viganet grek te Kultures Boterore.
    Por ky respekt nuk duhet per Çakejt e Politikes greke dhe sidomos ndaj atyre qe nuk jane pajtuar kurre me fqinjesine e mire, por kane sulmuar gjithnje shqiptaret duke u hapur plage te renda.
    Fashistet e “Agimit te arte” ,jane pjella hijenash…. ashtu siçdo popull ka Hijena por ka dhe Vigane.
    Hijenave u duhen thyer kurdohere dhembet!…
    Poezia e Arben Dukes eshte sa e mbushur me dashuri per popujt dhe korifejt e Kultures Boterore, aq dhe me urrejtje per Plehrat e Historise!
    Nje pjekuri atdhetari dhe Poeti per tu admiruar!

    Reply to this comment
  2. laraska February 12, 18:01

    PO luajne me karten e nacionalizmit sa per ti hedhur hi syve te njerezve. Thuaj ti se fajin na e ka Greqia per korrupsioniin, vrasjet, shkeljet e ligjeve etj etj. Nese drejtesia eshte aty ku eshte fajin se ka Greku po e ka Kreshnik Spahiu, Bamir Topi me shoke. Jane thjesht lojra politike te Berishes per te terheque vemendjen dhe vota nepermjet kesaj ceshtjeje sepse e di qe per drejtesine nuk flet dot. Njehere nuk e ka permendur drejtesine. Ai duket te dilte te fliste per Hoxhen e Beran, Xhaken e gjithe ato pissliqe. I takon se eshte dhe jurist. Po pellet dhe acaron ghakrat. Po te shohesh e vetmja fryme qe ka futur eshte qe te jugut jane te gjithe grek. Nuk ka opozit te vertet, se shtet jo qe jo, se Kreshnik Spahiu duhet te ishte ne banken e te akuzuarve sot, bashke me ate Topin. Njeri me plere se tjetri

    Reply to this comment
  3. katarakti February 12, 21:22

    Ka te drejte Duka. Dhe e ke kapur shume bukur. Se disa islamiste dhe haxhiqamiliste, se bashku me disa rrufjane politike, duan te na bindin se e keqja jone eshte Greqia. Po nuk na e ka fajin Greqia se Shqiperia u katandis me breke neper kembe. Pa dyshim se Greqia ka plehrat e saj si Agimi i Sterrosur etj. etj., po keta nuk perfaqesojne gjithe popullin grek. Po ashtu ata qe na hiqen si me patriota dhe nacionaliste te flakte jane pasardhesit ideologjike te atyre qe dikun ulurinin: “Duam Baben”. Kupto Turqine. Pra qe urrejtjen kunder grekut e kane te mbeshtetur ne urrejtje fetare dhe islamiste dhe aspak patriotike. Nuk ka arsye te jemi as antigreke dhe as filogreke. As filo italiane dhe as filo turq. Thjesht shqiptare. Dhe per me shume shqiptare kokeunjur se nuk kemi edhe shume arsye per “me kene o sa mire shqyptar”!

    Reply to this comment
  4. Korab Sejdini February 12, 21:35

    Kryeveper Arben! si gjithmone i mrekullueshem.

    Reply to this comment
  5. tani February 12, 22:53

    bukur e ke thene, agimi i tharte………….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*