Vargjet e Arben Dukës

November 16, 2012 13:11

Vargjet e Arben Dukës

Ha të hamë…

Kapardisur e serbes
Që të gjiithë me lugë në brez
Ha e ha në atë thes
Nga mëngjesi në mëngjes

Ha të hamë, more kasap
Se kjo ditë nuk na vjen prapë
Dhe aty ku ka veç pak
Vetëm ha o malukat

Ti nuk ha thjesht ca patate
Po përtyp me qindra fate
Qindra fate njerëzore
Malësore dhe jugore

Kush mund ta pengojë ariun
Kur ha jugun dhe veriun
Ai ha e s’bën shakara
Dhe një mal t’i vesh përpara

Iku kohë e bisht’i’qenit
Po ndrit koha e legenit
Ha të hamë me qeverinë
Mbi kët’popull bëj kërdinë

Ha të hamë o kapedan
Ti Ilir e ti Luan
Atje te guri me vërë
Do shkojm’ që të hamë të tërë

Ha mos ha se të kam xhan
Ti Topall e ti Nishan
Hani bëni kijametin
Për të ngrënë vodhët pushtetin

Ha të hamë e mos u stepni
Gjë të tjerëve mos u jepni
Njëmijë qengja njëmijë desh
Do t’i hani me përshesh

Ha të hamë o zotni Ruli
N’ato pjesë që bëhet tuli
Ha dhe ti more Olldash
Për çdo ditë, haje një dash

Ha të hamë o kapedan
Ti Haxhi e ti Imam
Ti Islam e ti Vangjel
Gjë mos lini në çengel

Këtë vakt e kishim pritur
Ndaj ma shihni të bab’zitur
Ha të hamë për njëmijë vjet
Këtë vend e këtë shtet

Suluni si karkaleci
Nuk i sos paratë Gërdeci
Ha të hamë o bark i derrit
S’mbarojnë depot e Enverit

Hani fort o racë e hutit
Jetojmë kohën e harbutit
Me një frymë mbaroni butin
Se në fund kemi tabutin

Ha të hamë o Sali boza
Pa limit si kakëzoza
Ha tre herë peshën e vet
Sigurisht pastaj pëlcet…

November 16, 2012 13:11
Komento

2 Komente

  1. Dhori November 16, 18:18

    E shkruar shume bukur. Bukur se te ben te ndihesh dhimbjen qe i shkaktojne popullit keto kepusha te felliqura

    Reply to this comment
  2. Niku November 16, 20:19

    hani,pini,pasuroni
    ju zagare te bab’saliut
    por pas bishtit kuterboni
    eren e ngordhur te miut.

    Se ne mos nga drejtesia,
    do ta gjeni nga zullumi,
    se do tju haje pangopesia
    me pare nga Durimshumi.

    Eshte e shkruar kesaj bote
    qe kur kulmi eshte kaluar
    doemos me kokeposhte
    do te bini te mjeruar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*