Vargjet e Arben Dukës

February 16, 2013 12:49

Epopeja e kusarëve në një variant të ri

Pjesa e parë

Shqipëria ime,
Shqiponjë e plagosur,
Vidh e vidh të gjithë,
E ti s’ke të sosur!

E ti s’ke të sosur,
Se je një xhenet,
S’t’u mbaruan depot,
Njëzet e dy vjet!

Të gjithë u vërsulën,
Me kuç e me maçkë,
E të gjithë piratët,
Bënë goxha plaçkë!

Bënë goxha plaçkë,
Se u ndiu fati,
Të doli Saliu,
Më kryepirati!

Grabit natë e ditë,
Skota e ‘Doktorit’,
Po nuk mbaron kurrë,
“Plaçkë” e diktatorit!

Atë që mbas vdekjes,
Keq e masakruan,
E baltosën keq,
Po depot ia duan!

Ky që sot na shitet,
Bash i trimëris’,
Shishka me urinë,
Çonte në Paris!

Ky që po na shitet,
Si një burrë i nderit,
Çonte në Paris,
Shurrën e Enverit!

Ky që po na hiqet,
Zjarr si vetëtima,
Si një lëng magjik,
I dukej urina!

Ky që për Enverin,
Qe aq i betuar,
S’është çudi që shishkat,
Dhe t’i ketë provuar!

Ndaj nuk mbeti kurrë,
Tek bishti i urës,
Se bëri karrierë,
Me shishkat e shurrës!

Sa qe gjallë Enveri,
Tash e dinë të gjithë,
Edhe më trimoshat,
E puthnin në bythë!

Dhe rrinin në radhë,
Trimoshat e hirës,
Ndaj shpika i pari,
Fjalën “bythëlëpirës”!

Këta zvarranikë,
Që dikur i patë,
Tash u trimëruan,
Me plumb e me shpatë!

Nuk të burrërojnë,
Sikur gjithë pushtetet,
Kush ka lindur krimb,
Po një krimb do mbetet!

Po një krimb do mbetet,
Po një zvarranik,
Ndaj ju them sërish:
“Mos i kini frikë!”

Ndaj dhe për shumë kohë,
Nuk kanë për t’ia hedhur,
Se Kohë e Enverit,
Ata i ka tredhur!

Ndaj ju thotë dhe sot,
Sërish shoku Dukë,
S’kanë si të na trembin,
Këta eunukë!

February 16, 2013 12:49
Komento

4 Komente

  1. Illo February 16, 14:15

    Duke lexuar këtë poezi të këndshme , ke marrë informacjon të zberthyer për nje epokë të tërë , që përjetojnë shqiptarët dhe që nuk dihet në se do të ndahen , prej saj . Illo

    Reply to this comment
  2. laraska February 16, 15:51

    Bravo! Bravo! Bravo! E ke degjeneruar fare duke i perplasur te verteten ne fytyre. Komplimenta si gjithemone dhe pershendetje.

    Reply to this comment
  3. tefta February 16, 16:18

    NJE PENDE E ARTE

    Reply to this comment
  4. bledi February 16, 17:25

    po i mbleth koleksion te gjitha vargjet per te treguar me vone se cfar shkruante DUKA per regjimin 2. vazhdo te lutem

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*