Vargjet e Arben Dukës

February 21, 2013 10:23

Vargjet e Arben Dukës

Epopeja e kusarëve

Pjesa e pestë

Hapu dhe të futem,
Hapu o çmendinë,
Se Sajmir Tahirin,
Gjykatat e grinë!

Njerëzit të çuditur,
Poshtë e lart’ po flasin,
Se dalin pa faj,
Ata që na vrasin!

Gjoba vetëm gjoba,
Krimi e bën lojën,
Duan gjith’të tjerëve,
Krejt t’u mbyllin gojën!

Domozdo për Sajon,
Që më ha qederi,
Se ai o miq,
Nuk është Rrok Feleri!

Për të merakosem,
Dhe mendimin bluaj,
Këto miliona,
Si do t’i paguaj?!

Moj gjykatë zgjyra,
Që i shërben zgjyrës,
Ai denoncon,
Për hir të detyrës!

Çfarë thotë deputeti,
Në detyrë të tija,
Duhet të hetohet,
Nga prokuroria!

Duhet të provohet,
Për një deputet,
Nëse është shpifje,
Apo e vërtetë!

Po prokuroria,
Dorë s’vë gjëkund,
Ndaj edhe kusarët,
Do vjedhin pa fund!

Po të qe se fjala,
Njëlloj do peshohej,
Me gjoba miliardash,
Sala do dënohej!

Kam dy vjet e ca,
Që ngul këmbë si mushkë,
A nuk janë një shpifje,
Bash ombrellat pushkë?!

Po për stilolapsat,
Që kobure bëri?
Atij zotërisë,
Nuk ju tha gjë-gjëri!

Dhe po të vazhdonim,
S’do mbaronim kurrë,
Sa kemi dëgjuar,
Ne nga ai burrë!

E ç’t’ju them akoma,
Në vargjet e Ditës,
Gjykatat punojnë,
Kundër opozitës!

Ndaj në katër anët,
Po këndojnë qyqet,
Se kush vjedh e vret.
I fiton dhe gjyqet!

February 21, 2013 10:23
Komento

4 Komente

  1. N.VJOSA February 21, 11:03

    B O M B Ë !
    Epopeja e Kusareve, me sa duket po vjen ne nje harmoni me Epopene e te madherishmit
    Çeço Musaraj!
    Po ne se atehere ishte kohe lufte, keta bashibozuket e sotem jane vene ne gare nga Kryekusari,
    Kryebarbari
    dhe Kryekrimineli ,
    tja nxjerrin themelet Shqiperise duke e vjedhur, shitur dhe kriminalizuar!…
    Po veçoj nje strofe qe me pelqeu shume, por e gjithe poezia eshte e goditur dhe e pershkuar nga nje pathos qytetar qe e arrijne vetem mjeshtrat e artit te fjales:

    NDAJ NË KATER ANET
    PO KENDOJNE QYQET
    SE KUSH VRET E VJEDH
    I FITON DHE GJYQET!…

    Nje komeditragjedi e Vendit tim, e Atdheut tone!

    Reply to this comment
  2. laraska February 21, 13:59

    Mor po harrojeni drejtesine per sa kohe kemi Salen ne qeveri. Kjo qeveri duhet rrezuar dhe pike.

    Reply to this comment
  3. jenc mbreti February 21, 17:53

    A e dini kush ban drejtesi? BESNIK HOXHA, ooooooooooooooo zot !
    Nje ordiner qe pi kokaine gjithe naten, dhe ne duam drejtesi nga ky ndyresire.
    Nje ordiner qe vishet e ven unaza floriri si rom i Bregut te Lumit, se rri gjithe diten me kunatin e Majlinda BREGUT. Kane biznes bashke, baste sportive dhe cazino.
    I mjeri popull nga kush pret drejtesi .

    Reply to this comment
  4. Kastrioti February 21, 22:07

    Respekt z.Arben Duka e zoti te dhente jete e pene te forte si gjithmone.
    Ju lumte e faleminderit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim