Vargjet e Arben Dukës

February 22, 2013 15:32

Vargjet e Arben Dukës

Epopeja e kusarëve

Pjesa e gjashtë

Kam shkruar me qindra,
S’kam shkruar një vepër,
Po kur vijnë të vjelat,
Gjithmonë kam dalë tepër!

Po të jesh i ndershëm,
Dhe pakëz i zgjuar,
Me një laps të hershëm,
Emrin ta kanë shuar!

Me një laps të hershëm,
Domethënë të kuq,
Dhe mendojnë se fatin,
Ta kanë bërë gërmuq!

S’mendojnë dot ndryshe,
Se janë kusarë,
Po kush e lidh fatin,
Me këta zagarë?!

Fatin një i mençur,
Gjetkë ta kërkojë,
Se ndryshe do mbetet,
Me gishtin në gojë!

S’mund ta varësh veten,
Tek një i pacipë,
Më mirë i pavarur,
Edhe bukë e kripë!

Më mirë i pavarur,
Dhe një jetë pa frikë,
Thelat e kusarëve,
Të ngecin në grykë!

Se kusarët dihen,
Të japin një thelë,
Dhe pastaj të vihen,
Të kërkojnë një pelë!

Mund ta kesh qesenë,
Sa një kokërr hudhër,
Po as Zoti vetë,
S’të fut dot në kudhër!

S’të fut dot në kudhër,
S’mundet domozdo,
Të më katandisë,
Në formën që do!

Kush lidh me ta fatin,
Do jetë krejt i gjorë,
Se ata të duan,
Veç për shërbëtorë!

Veç për shërbëtor,
Këngëtar mënxyre,
Ndaj s’ka shumë të ndershëm,
Në stanin e tyre!

Në stanin e tyre,
Me qen të tërbuar,
Ka shumë pak të ndershëm,
Dhe më pak të zgjuar!

I qytetërimit,
Nuk ka hyrë plugu,
Aty të zënë frymën,
Bajgat edhe vulgu!

Kusarët kanë mbirë,
Porsi bari i keq,
O i ziu popull,
Ti e di se ç’heq!

I sheh në fushatë,
Pamje engjëllore,
Pastaj të gjithë vendin,
E kthejnë në thertore!

E presin ku mundin,
Kudo marrin pjes’,
S’ka në botë kusar,
Pa një thikë në brez!

Pa një thikë në brez,
Në botë s’ka kusar,
Po këta zorzopë,
Mbajnë dhe hanxhar!

February 22, 2013 15:32
Komento

3 Komente

  1. leon February 22, 20:11

    Te lumte pena edge kete here z.Agron

    Reply to this comment
  2. Mark.uk February 22, 22:42

    O VEGEL KOMUNISTESH

    Reply to this comment
  3. SKENDER BEU I VJETER February 23, 02:47

    PO TI UJKU MARK
    QE KE DALE NGA SHPELLA ,
    JE KELYSH FASHISTI,
    DHE LESHON TE VJELLA,

    PASTAJ I LEPIN,
    TE VJELLAT E TUA.
    PALLAT TY TE DUKET
    EDHE NJE KATUA.

    MJAFTON QE KATOI,
    TE JET THELE KUSARESH,
    MJAFTON,QE TA VJEDHESH,
    DHE PERMES TE VRARESH.

    TE ZBRITI NGA SHPELLA,
    UJKU I VICIDOLIT,
    TE LEPISH TE VJELLA,
    DHE LENGUN E BOLIT.

    POR DO VIJE NJE DITE,
    QE GJITHE CKE GELLTITUR,
    BASHKE ME GJARPERINJTE ,
    JASHTE KE PER TI QITUR.

    SE SA DO E MADHE QE TE JETE KULETA,
    DO ZBRAZET ,DO DERDHET DO DALE E VERTETA.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*