VARGJET: Erion Braçja – Për gjithë abuzimet asnjë fjalë s’na tha, thonë i iku zëri në Karavasta!

Arben Duka August 1, 2015 15:38

VARGJET: Erion Braçja – Për gjithë abuzimet asnjë fjalë s’na tha, thonë i iku zëri në Karavasta!

Kur është zhytur vendi,
në kaq korrupsion,
pse s’të ndihet zëri,
o-shoku Erion!

 

A ka ardhur vallë,
gjer në veshin tënd,
se sa korrupsion,
Vijon tek ky vënd!

 

Po ja kujtoj unë,
Erion deputetit,
një raport ka kryer,
Kontrolli i Shtetit!

 

Raportet nuk janë,
të fshehta si trakte,
por janë publike,
me shifra dhe fakte!

 

A e di ti Njëshi,
i Ekonomisë,
sa dëm i është bërë,
sivjet Shqipërisë?!

 

Ti për shumë më pak,
shpesh ke bërë të fortin,
po tani një fjalë,
s’thua për Raportin!

 

Mbase ti për vjedhje,
gjer sot s’je dëgjuar,
por kur hesht e s’flet,
je i korruptuar!

 

Ju i mbushët mendjen,
gjithë vegjëlisë,
se Sala do shkonte,
para drejtësisë!

 

Salës asnjëherë,
s’do t’i vijë dita,
se është burrë i mirë,
i tha dhe Lindita!

 

Ndaj mos shit mend,
veç me Jozefinën,
shiko korrupsionin,
dhe vër ulërimën!

 

Kur shteti vjedh shtetin,
si i babëzitur,
dhe s’e dimë akoma,
në ç’rangje është ngritur!

 

Veç për këtë punë,
komisionin mblidhe,
se tani në Lushnjë,
s’ka as luleshtrydhe!

 

U mora me ty,
se dikur ke folur,
po tani që s’flet,
diçka të ka ndodhur!

 

Diçka të ka ndodhur,
që nuk nxjerr më zë,
ose s’ke dëshirë,
të të ndodhi gjë!

 

Që s’je më aktiv,
nuk e them veç unë,
duket po fle gjumë,
në fresk-në Lagunë!

 

Po dhe për Lagunën,
e Karavastasë,
më thonë se Erioni,
duhet që të flasë!

 

Duhet të na thuash,
o-shoku Erion,
gjithë atë parajsë,
kush e shfrytëzon?!

Arben Duka August 1, 2015 15:38
Komento

11 Komente

  1. Mark uk August 1, 15:51

    Nuk po jua ndien per Ameriken e jo po ja ndien nga nje shoke idealesh.

    Reply to this comment
    • andi August 1, 22:13

      Amerika ja fute tymce me fjalet e lobisteve te Sales te paguara (me sakte te vjedhura) me paret e Popullit Shqiptare. Luja i lexon ne vend te Tallallit. Cili shtet Demokratik do lejonte te vidhet nje popull e ti jepeshin pushtetareve apo njerezve te shtetit parat e vjedhura, sic ben Amerika.

      Reply to this comment
  2. Kris 1 August 1, 15:59

    Bjeri me te lumte dora
    Jane legena,jane horra!

    Reply to this comment
  3. beni,djali i Kiços August 1, 16:13

    O poet me dhimbje,po ja thua fshateçe,
    sa here ke votuar per ‘karçinin’Braçe!?

    Reply to this comment
  4. Dita August 1, 16:17

    Do e bëjn me depresion.

    Reply to this comment
  5. intelektuali August 1, 16:31

    KUR FULLAN KUSARI VODHI THESARIN
    ERION MAVRIA S’E KA GJETUR KARARIN
    SE SALIU E MBROJTI SIKUR DJALIN E VET
    POR EDVINI E DAROVITI ME PLOT IMUNITET

    prandaj:

    LERE O DUKA ERIONIN NE HESHTJEN E VET
    SE PUNET RILINDJA I BEN ME PLOT MURAFET

    Reply to this comment
  6. nena e zeqos August 1, 17:36

    Nuk ka ç’te bëj dhe Erjoni
    Ne dorë Lu-ja e mori
    Se dikur i tha Arvziu
    Mbylle gojen Erjon Ziu.

    Dhe Eri fare e mbylli
    Se tani kendon birbili
    Erjonka bashk me te Gjatin
    Ata e kane marre takatin.

    Kjo pune do dal ku te dal
    Do rroj kush te mbetet gjalle
    Vith e vith e nuk mbarohet
    Parja e shtetit kurr nuk soset

    Prandaj te na rroje Dovleti
    Mir ja bejnë ketij mileti
    Te rojnë Zahua e Zeni
    Gjithmon Gatii ne do jemi !

    Reply to this comment
  7. beni August 1, 17:56

    Keni shume te drejt !!!!!!!!!!!!!!!
    Ku jan keta.

    Reply to this comment
  8. [email protected] August 1, 19:16

    une per poetin,e kam shume respektin,

    por ,nuk ja kuptava , fare muhabetin.

    flet per korrupsion,sikur nuk e dime,

    se kush e pati ne dore,para dy vitesh Shqiperine.

    kur e pret nji peme,nuk con me fruta,

    e thare eshte , por rrenjet i ka te buta.

    ato po nuk i shkule,prape do te mbije,

    me dhjetera dege,dhe me Salinj te rije.

    ti poet ,kerkon drejtesi,

    mire e ben kete ,por akoma ka Sali.

    dhe ti e di mire,qe nuk behet drejtesi,

    po nuk rrasen brenda ,dhe shokun Sali.

    tani nga fundi i muajit,prit edhe pak,

    kur tenxherja siper , te kete dhe kapak.

    nga shtatori e tutje, nuk ka me …hajgare,

    eshte heret miq,nuk keni pare gje fare !

    Reply to this comment
  9. petrika August 2, 10:43

    Edi Rama po nuk futi ne burg Sali Berishen dhe banden e tij,zhelefinen Lul Bashen,Boden,Imamin etj.ne2017-ten,populli do ta carvalite,do ta ndeshkoje rende,duke mos i dhene vota,se korrupsioni dhe vjedhjet,jane shtuar ne menyre te frikeshme.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*