VARGJET: JA BARBARËT!

Arben Duka December 10, 2015 17:37

VARGJET: JA BARBARËT!

Kur Nanua qe kryeministër,
kush ka kujtesë-kujton Salinë:
“Vetëm me demokratët e Mamurrasit,
ne e rrëzojmë qeverinë!”

Kush ka kujtesë e kujton,
bastardin e Partisë së Punës,
po dhe Lulashin e sundon,
e njëjta filozofi e dhunës.

U trimërua ky kaposh,
mbasi s’e ngau asnjeri,
dhe deklaroi-se po të donim,
rrafshonim dhjetë kryeministri!

Duket mirënjohje na kërkon,
shpëtimi erdhi nga ky burrë,
Po mostrat e PD-së e dinë,
që socialistët s’vrasin kurrë.

Kjo është super e provuar,
kur ka mësy me armë maloku,
në Shtator Nëntëdhjetë e Tetë,
askujt s’ju prek një qime floku!

Gjithnjë PD në opozitë,
ka bërë këtu çdo vandalizëm,
se socialistët në pushtet,
kalojnë deri në Gandizëm!

Protestë e fundit na tregoi,
se është i njëjti fronti blu,
një çerek shekulli kaloi,
dhe prapë shpellarët janë këtu!

Na duhej prapë ta shikonim,
dyndjen shpellare në Tiranë,
qe asnjë çast të mos harronim,
ende barbarët këtu janë!

Saliu është i mirëkuptuar,
të jetë i egër dhe barbar,
por kujë e zezë kur ato rreshta,
janë mbushur me njëzet vjeçar!

Jo pleqtë e rrjedhur si Ndregjoni,
njëzet vjeçarët janë hata,
ata tregojnë se PD-ja,
as dhe një shpresë të vetme s’ka!

Ne jemi pjesë e Europës,
djepit të lashtë të lirisë,
por opozita përuron,
ushtarë të denjë për ISIS!

Para tri muajsh këtu shkrova,
dhe thashë-sot veza po kalojë,
nuk ka dyshim se pas pak kohësh,
guri dhe druri do valojë!

Këta nuk janë rrezik për Ramën,
as për pushtetin-qeverinë,
po barbaria e shpellarëve,
do infektojë gjithë shoqërinë!

Nuk ka haber rini e SHQUP-it,
se ç’do të thotë idealizëm,
forumi i tyre është kthyer,
një djep i ngrohtë për terrorizëm!

Mua më duken si robota,
manipulohen lehtësisht,
përfundimisht këta idiota,
duhet të merren seriozisht!

Mbas trimërimit të Lulashit,
më del i vetmi përfundim,
PD-ja është e modeluar,
për dhunë dhe për shkatërrim.

Duhet t’i mbajmë larg pushtetit,
këto falanga PD-iste,
aty të egra janë dhe gratë,
të egra janë si xhihadiste!

Në përparimin e vatanit,
PD do jetë gjithnjë pengesë,
ndaj unë i them Lulash katranit:
“Ti s’mund të bëhesh kurrë një shpresë!”

Arben Duka December 10, 2015 17:37
Komento

51 Komente

  1. SuloKapedani December 10, 17:52

    Ju petshendesim z. Duka si gjithmone por terbimi i qenerise shpellare nuk ka kufi per barbarizma.Shpresa e tyre per pushtet eshte gjithmone barbaria dhe shkaterrimi te cilin pushteti i sotem nuk ka fuqi ta ndaloje dhe ti tregoje vendin e merituar prej kohesh.

    Reply to this comment
    • LOVE Surrel , hyj i pastrehe dhe gdhihem miliarder December 10, 19:35

      pershendes shokun Duka dhe shokun Sulo

      partia jone e dashur qe marrte nga ditet tuaja ,nuk ka vrare asnjeher
      po asnjeher te vetme ,kemi nja 750 mij bunkere qe i ngritem si vepra arti
      dhe tani se fundmi kemi vendosur qe vetem fasada e bunkere te ngreme
      tek tuk dhe ndonje jaguar ,
      jo vetem qe nuk ka vrare asnjeher partia ,nuk po dua te kthehem te numri rendor i vjeter se do me fanepset Haznedari dhe Shyqyri Coku ,
      qe po ju ha meritat
      po nejse po ndaloj ketu te Gandizmi ….te vesh kujen cfare te degjojne veshet
      gandizmi i juaj vrau ,nja 70 mije njerez …i coi nizam – aziliant
      gandizmi i juaj me merrja atij qe ka vetem syte per te qare dhe jepja miliarderit
      dhe sot ka vrare .Vdiq nje grua qe duhej shpallur monument kulture
      100 vjece dhe rronte pa drita …po ju jeni klasa e bunkerit …ate keni kulture
      gandizmit tuaj po i dridhen kembet , po shtrengoni dhembet dhe oshkurin
      merrni dhe pushken e drurit te zborit dhe hani mmmmmmmmmeten
      hani ate qe gatuat !!!
      sepse ti gandist ne enderr dhe qelbesire e rrrrrrrilindur ne realitet
      nqs njerzit po vdesin per buke ,ne balten e permbytjeve , ne papunesi , me shtepite qe ju rrafshuat , me mjekesine falas dhe sherim te shtrenjte
      ne vjedhje te legalizuara per pushtttttetaret dhe burg vetem per berberet
      ne pranga vetem kokepalaret dhe ne parlament RRok ,Ndok ,FRROK
      e sa rrospija ka pjelle ajo kurva plake e PPSH tuaj
      me dekorime kriminelesh e lloj kufomash qe kane 70 vjet qe qelbin Europen
      ateher ju ka ardhur dita qe tu VENE FLAKEN !!!
      dhe ti ish oficeri i partise se dhunes ,mund te nxish sa gazeta te duash
      nene shembullin e Nexhmijes “qe ashtu ishte koha ,te denonte ligji ”
      mund ti fryni zjarrit te luftes se klasave me maloke e vandale ,me gra xhihadiste
      [ ka me felliqesisra ,kriminele e xhihadiste se kkkkkkkomunistet ]
      por kjo nuk do funksionoje .as lufta e re qe gjoja ndizni me komunizem e antikomunizem , me ju kelyshat pa dhembe qe kane lene rrugeve baballaret
      jo mor jo , jane njerez ,shqiptare ,
      dhe jo veze po tritol ju duhet vene
      dhe jo xhama te thyer ,po zvarre nga karriget qe moret me 1 milione vota
      dhe jo bunker arti e masturbimet tuaja psikike
      po flaken bunkerit te Surrelit ….mos ti shkoje mendja se do
      ja lere Zahos trashgim bunkeret …
      Yt rrace e felliqur demagogesh ,qe ngelet duke u vrare per udheheqesit
      Ju shpifesira ,gjithe jeten e kaluat si
      MERCENARE DIKTATURASH !!!!!!!

      Reply to this comment
      • shqipe December 10, 21:36

        “…. Se, me foshte gjithnje gjyshja mue: – O Love,O love!- Eeeee, i foshja une / A,c’po na ha mun, sabu e darka…

        Reply to this comment
        • LOVE Surrel , hyj i pastrehe dhe gdhihem miliarder December 10, 21:54

          ha cfare te duash ,por amaaaaaaaaaaa
          emrin ma shkruaj te plote …e kam me
          shume qejf kete emrin e ri 😛 😛

          Reply to this comment
          • shqipe December 11, 00:24

            Ke aq shume emra,sa s’di me c’emer te te quaj Kete te fundit,” Love surret”, Ku e psonise xhanem?Ke filluar t’i zgjedhesh te gjat’, emrat! Une pertoj t’i shkruaj… Me Love,kam gjetur karar…,Love?,is good!… okay ma’m?

          • Deti Jon December 11, 06:20

            O loqe love,
            Me këto mëndje që ke ti as në hale nuk shkon njeri.
            Shko bëj banjo dhe hidhi ujë surratit tënd të qelbur mbase zgjohesh nga gjumi o injorant.

      • Adrian December 12, 11:03

        Ti me pa tjeter do kesh mbaruar shkollen e parties( PPSH) dhe stazhin si kandidat do e kesh bere me Salen. Me keto reshta qe je munduar te shkruash I ngjan pak fjalimeve te Enverit dhe me shume atyre te Duces dhe Hitlerit

        Reply to this comment
    • Mukje 2015 December 11, 03:39

      Arben Duka. A ke nje pike intelekti te lexosh ato bejte qe Sheridan?
      Mos lexo vetem ata qe te bejne qejfin. Thellou pakez
      Populli qe nuk ka buke, qe nuk ka shtepi, nuk paguan dritat dhe qe eshte ne
      mjerim ishte aty,te genjyer dhe te mashtruar nga shpellaret, Berisha dhe Lulushi
      (Nga trute dhe ky shpellar eshte) por problemet e verteta jane keto dhe jo bunkeri
      Kaqoli Rama duhet ta lexoje mire kete miting dhe te mos shese pordhe dhe te beje humor. Ky idiot kryeminister, fodull dhe frikacak do ta sjelle serisht ne pushtet shpellarin dhe bishen e pangopur me gjak, me emrin e urryer
      BERISHËËËË. Ketu do jemi
      Dhe ti Arben Duka mos na bej bejte si
      Sot u vodh mielli
      Sa rrodhi qielli
      Por do dale dielli
      Dhe pordhe me rigon
      Vetem se rimon

      Boll me.Hapi syte dhe ti, komunist i rrjedhur

      Reply to this comment
  2. albi December 10, 17:55

    te lumte medja dhe dora i ke dale hakut ,

    Reply to this comment
  3. METEH December 10, 17:58

    Z.Duka ju lumt..!

    Reply to this comment
  4. Emigrant December 10, 18:00

    Etiketim me te bukur per ta nuk mund te kete Eshte njesoj qe me disa vargje te besh analize e kesaj partie qe vetem demokratike nuk mund te jete.

    Reply to this comment
  5. daja December 10, 18:21

    Posht shpellaret e sali lulit ben duka je i madhe

    Reply to this comment
  6. heretiku December 10, 18:24

    Nuk eshte faji i tyre per barbarizmat, ata aq dine, aq bejne. Problemi eshte qe pse duhet te jetojne apo te sillen ne ambjente qe jane te papershtatshme per ta, siç eshte qyteti. Jane shpellat habitati i tyre natyral, ku mund te hane, te pine, te shumohen, te kryejne nevojat etj. Eshte njelloj si te leshosh rrugeve te nje qendre te banuar luane, tigra, ujqer, hiena, krokodile, gjarperinj, çakenj, pantera, arinj etj. Dihet se ç’mund te ndodhe ne nje rast te tille, terror, shqyerje njerezish, banesash, shkaterrime.

    Reply to this comment
  7. LABI December 10, 18:49

    Barbaret nuk kane brire
    te ngecin neper pyje,
    ndaj dhe Partia e Djallit,
    i vuri ne krye!

    Mos me kujto Nanon,
    kete kameleon,
    se bashku me Salen,
    jan i njejti klone!

    Klonuar ne kullat,
    e partise fanare,
    ku e ema e Lulit,
    punonte bibliotekare!

    Atje punonte,
    edhe vete Gjinushi,
    Milua dhe Imami,
    por, dhe Ede Selami!

    Keta jan te gjithe
    hienat e njerezise,
    qe luajne kumare,
    me fatet e Shqiperise!

    E nuk ka cudi,
    kur humbin ne kumare,
    kthehen ne Shqiperi,
    e na vene zjare!

    Sa te shuhen zjaret,
    qe ndezin protestat,
    ne zyrat e larta,
    firmosen shpejte shkresat!

    Ende pa u zgjuar,
    rinia e droguar,
    nje cope nga deti,
    na kish avulluar!

    E mos fol me tutje,
    per sovrane e mjere,
    qe e kemben voten,
    me nje these mjelle!

    E kaloi keshtu,
    fiks, nje cerek shekulli,
    me friken per krimet,
    e kembet si lepuri!

    Kane dyshtetesi,
    e strehe neper bote,
    ndaj vazhdojne serishe,
    te na djegin sot!?

    Mos u habit fare,
    O pene e nderuar,
    pse rinia sot,
    eshte e shkateruar?

    Ata vijne nga prinder
    qe mendje s’kane hic
    dihet, injoranca!
    pjelle vetem perbindshe!

    Ketij pjelle perbindeshi,
    qe rrugeve ka vershuar,
    i do prere koka,
    geni do ndryshuar!

    Do ndryshuar ligji,
    bashke me te Maligji,
    qe nga presidenca
    deri te perbindeshi!

    Reply to this comment
  8. Taras December 10, 19:14

    Vandalizmat ne proteste tregojne se popullit i ka shkuar thika ne palce,aty kishte te djathte,te majte e te qendres,por te mbroshe nje qeveri qe i ka vendos kemben ne fyt atyre qe e votuan une vetem ket poetucin po shikoj dhe servilat e administrates qe duan me cdo kushte te mbrojne shefin dhe te zgjasin sa me shume ditet e qendrimit ne zyra!

    Reply to this comment
  9. kastrioti December 10, 19:26

    Kjo proteste ishte shume me e dhuneshme se ajo e 21 janarit. me 21 janar nuk u hodhen vecse nja dhjete bomba molotov; u plagosen nja 28 police nga turmat me gurre dhe me shkopinj druri; u dogjen nja tre kater palma; u dogjen nja tre makina; u shperthye dera e hekurt qe kufizonte teritorin e kryeministrise dhe u tentua te hynin forcerisht brenda nderteses te kryeministrise….. Dhe kater qyqare te ndersyer nga kryetari i atehereshem i opozites u vrane sepse ecnin me duar ne xhep kur u gjenden rastesisht ne ate vend. Por keta kater te vrare, sipas bashkeautorit te kryetarit te opozites te atehereshme, shokut Spartak Ngjela, nuk ishin gje prej gjeje. Edhe dymbedhjete mije protestues nuk ishin shume ne se do te rezohej qeverija.
    Shyqyr qe ne Shqiperi kemi socialistet dhe pasuesit e tyre qe jane te qete….Shyqyr.

    Reply to this comment
  10. N.VJOSA December 10, 19:27

    F a n t a s t i k e !
    F a n t a s t i k e !
    F a n t a s t i k e !
    Ti Dukë i Poezise je i mrekullueshem ne idet dhe qartesine tende per funksionimin e Demokracise!
    Por akoma me shume forcë kane idet e tua kur marrin forcen e Vargut dhe te Fjales artistike!…
    Ti te mrekullon me menyren se si e artikulon idene tende!
    Nje Poezi P e r l ë, e stilit tend , e Zërit tend ne Poezi!
    Por ti je i mrekullueshem edhe per Zellin që ke, nje Poet i palodhur, me habit prodhimtaria jote teper intensive, pothuajse perdite!…
    Nje Talent i Vertetë !
    Ti je je nje Mjeshtër i Vërtetë i Fjales Artistike dhe i muzikalitetit qe i jep kesaj Fjale…

    Reply to this comment
    • N.VJOSA December 10, 20:22

      (vijon)
      Mund te veçoja dhe komentoja secilen strofë, por e gjej me vend te komentoj dhe terheq vemendjen per keto dy strofa:

      …Nuk ka haber rini e SHQUP-it,
      se ç’do te thotë idealizëm,
      forumi tyre eshte kthyer,
      nje djep i ngrohtë per terrorizëm!

      Mua me duken si robota,
      manipulohen lehtesisht,
      perfundimisht këta idiota,
      duhet të merren seriozisht!….

      Dua te lidh kete IDE-ALARM, te Poetit me nje ngjarje timen personale….
      Nje pedagog Universiteti ketu ne Austri, mesoi se kisha dhene mesim si Pedagog dhe me ftoi te drejtoja nje seminar me studentet e tij, para disa vjetesh.E pranova me kenaqesi ftesen. Pedagogu austriak kish bere nje vizite ne Shqiperi dhe kish realizuar nje fotomontazh nga Shqiperia.Une do te flisja studentve per historine shqiptare nga 1944-tra deri ne vitin 2000. Do te komentoja dhe fotografite dhe do tu pergjigjesha pyetjeve te studentve. Njeri nga studentet me pyeti:
      -Pse Albania quhet Kasollja me e varfer e Europes?…
      -Do te pergjigjem, i thashe studentit, por me pare do te drejtoje une dy pyetje ty:
      -Çfare do te ndodhte me Austrine ne se ne gjithe vendin per nje dite do nderpritej puna, nuk do mbahej rregulli, nuk do funksiononte Policia, ndermarrjet, shteti…?…
      – Kaos, – u pergjigj aty per aty Studenti…
      -Çfare do te ndodhte ne se kjo gjendje do vazhdonte nje Muaj…Një vit…?…
      -K a t a s t r o f e,…-u pergjigj aty per aty Studenti…
      – Eh, miqt e mi, ju drejtova une, Albania ka mbi 10 vjet, qe jeton kete gjendje Kaosi, Katastrofe…
      – E kam te qarte pyetjen qe bera , tha me tej Studenti…
      Pedagogu i tyre paraqiti ne nje ekran te madh fotot qe kish bere nga Shqiperia…Kish fabrika, shkolla, ndermarrje, godina te prishura, dritare e xhama te thyera, rruge te shkaterruara, plehra, nje pamje nga Shqiperia pas viteve te zeza 1997-98…
      Njera nga fotot, paraqiste ne Durres disa femije te vegjel , 8-9 vjeç qe ju turreshin makinave qe zbrisnin nga trageti dhe u kerkonin shofereve leke, lemoshe, diçka tu falnin…..
      …Ishin te gjithe femije rrugesh, nga ata qe lene shkollen dhe enden analfabete te gjejne nje mundesi te jetojne…Njeren nga keto fotografi, ju luta Pedagogut, ta mbante te fiksuar ne ekran, se doja ta komentoja…
      – Dua ta komentoj kete fotografi, ju thashe studentve, se per mua do te thote shume…Te gjitha keto shkaterrimet e tjera do vije dita te rregullohen, te riparohen, edhe xhamat, dritaret, muret, plehrat, suvat te riparohen….por….por….por…(dhe pa dashur me tradhetuan disa pika lotë…)
      Por nderhyri Pedagogu austriak duke thene: …Eshte e kuptueshme , Shokut tim i ngjallin shume emocion keto foto sepse i dhimbset vendi i tij, eshte e kuptueshme…
      – Te tera keto rregullohen, vazhdova une me tej, por…
      POR KETA FEMIJE ANALFABETE QE JANE NE ROLIN E LYPSIT, NUK RIPAROHEN MË,
      KETA JANE KONTIGJENTI I NESERM I MAFJES, I VJEDHJEVE, I VRASJEVE, I TERRORIT, I K R I M I T…
      …………..
      Ja , keto mendime me zgjuan vargjet e tua i nderuar Arben Duka,
      kur lexova Poezine tende…
      Ato dy strofa, por jo vetem ato, jane nje A l a r m i Vertetë per Shqiperine…
      Daullja bie per ata qe e degjojnë !…

      Reply to this comment
      • Sallakja December 10, 21:08

        ……e pastaj, thone pse informohen gabim……?
        Po po te degjosh Netin, natyrishte qe gabim do informohesh.
        Te shkretet student Austriak………

        Reply to this comment
        • N. December 10, 21:43

          O @Sallo Sallakja,
          O njeri i trashë,
          per çfare eshte informuar gabim sipas teje?…Hë, hidhu, na spjego ti me mire, … ja sheshi , ja mejdani, hidhu Sallo kapedani…
          Shkruan tre rreshta , si tre pordhë dhe mendon se ke rrezuar një ide apo nje mendim…
          ik or injorant , ti je nje cope mish me dy sy, as di te analizosh, as te argumentosh…
          Nuk thone kot injoranca eshte armiku me i madh i nje vendi, i nje kombi…
          Here tjeter nuk te kthej pergjigje , se po te merresh me krundet, te hane Pulat, thote Populli…

          Reply to this comment
          • LOVE Surrel , hyj i pastrehe dhe gdhihem miliarder December 10, 21:52

            ti Neti duhet te ndalosh vetem te
            analiza e vargut
            ato traplleqet qe je studiosur ,
            “varg i arrirre ,bejtexhi i persosur , mendime rivilicionare ,nuk ka lakra ne koke , bashke me vargun ka dhe biografine yll me 5 cepa
            me pak fjale njeriu i ri i partise ,
            lere e rritur per bunker ”
            mos vazhdo per her te dyte se e 10 kot
            keshtuqe dhe Sallakja por une sidomos
            nuk te folim hic 😛 😛
            [ pa replike ,mua mi ke thene te gjitha 😛

          • N. December 10, 22:27

            @Love Shurra, (do te shpifesh dhe me nicknamen ëëë…?)
            Moj e shpifur, me keto “duhet” me duket sikur do te na japesh direktivat e Shqup-it…
            Ketej e tutje do bejme si te na thuash ti…
            A thua se ka Demostrate ta laje Gjakun e 21 Janarit?…
            Une them se jo, kur u denua dhe Pinoçeti ne ate moshe, per Sali Haloperidolin, nuk ka gjykates qe ta shpetoje dhe ti laje duart e gjakosura te Paranojakut…
            Me vjen keq, sinqerisht me vjen keq qe njerez me dy pare mend ne koke te , shkojne pas nje Skicofreni me diplome…Megjithate, mendje-mendje eshte kjo Dynja, mendja-mendjes nuk i ngja…
            Do rrojme dhe do shikojme….Koha eshte gjyqtari me i mire , ka thene i Mençuri…

          • LOVE Surrel , hyj i pastrehe dhe gdhihem miliarder December 10, 23:02

            te dhashe nje keshille mjeksore 😛
            te thashe pa replike se e dija qe do
            beje gafen e re ….bunker ngele

            po bej sikur nuk po e lexoj ate rreshtin e 21…
            mos e zur me ne goje ,mos e hap me gojen !

            dakort me denimet ,po me radhe shoku Neti
            me radhe …ne fillim do denojme ate babain e madh qe kishte share babai jot i vogel
            Babain e ke pas te mire ,po vete nga ke ngjare ?? ahahhahahahaaa

            sa keq me vjen dhe mua qe ju ngelet gjithe jeten pas skozofreneve pa diplome fare

            me del para syve ai 21 ,
            pse nuk i shpall deshmore partia jote ?
            pse harxhohet vetem me dekorata per Shyqycyryk cokun ?
            dhe ata per partine luftuan ? !
            Azemin ne e kemi deshmore …aaaaaaaaa
            ankohu te ngjalat e tua per 21 jo te mua

            pa replike ,seriozisht pa replike 😛

          • N. December 10, 23:30

            @Love Shurre-li,
            Mbaje mendjen ne mesim…mos e humb rrjedhen logjike te debatit…E para, denohen vrasesit e 21 Janarit, pastaj shpallen deshmore…mos i ngaterro librat…je nje shejtan ti, e kalon muabetin, si te do “tezja”…
            Azemin po, e keni piken tuaj me te forte, a u rent pika….Nje rrugaç mmmmmm…ti, na e ka akuzuar dhe perdorur edhe Sali Psikua si ja bie halli, here e akuzon e here e ben deshmor, …nuk e di kush fshihet pas ty Love, por nuk ma merr mendja se di me shume se Ai Izet Haxhia qe po pret diten ta
            peshtyje Doktor Adhamudhin…
            Nejse, do kemi dimer te fortë , muajt qe vjen…
            Shpresojmë.

          • shqipe December 11, 00:07

            I nderuar N. Vjosa!Te lexoj gjithnje,je,(Mbase dhe per te tjeret), me i harriri,me i mencuri ne kete forum. Je nje vjose ,qe vjen’ shpesh here me fllad e vale… Rralle here,te eshte dashur te dalesh dhe nga shtrati dhe … Nejse, Mbase dhe e di,por une do te kujtoj qe,mikja ime Love, eshte dhe “Sallakja”,eshte dhe “Tartufi”,shte dhe “Intelektuali”,eshte dhe “Drehan”,eshte dhe “Veron…”,shkurt,eshte, Allu na ruajt…Pra,gjithe kundershtarve te tu,(Nese mund t’i quajme vertete kundershtare!),Ne desheron t’u pergjigjesh,mos perdor asnje emer tjeter,vec Love. Perpiqu t’a meshirosh,se eshte shume e vetmuar,fillkat ne kete forum… Une, e dua ne fakt dhe keshtu si eshte,medemek cop,cope…Me pelqen dreqja,se eshte e zgjuar,eshte dhe e hijshme! Por, urrejtja qe ka per komunizmin i’a erreson arsyen dhe flet traf e truf,si Luli dje ne miting…Thone, qe Love,ka universitetin (!) E pyeta nje dite; Ti je e deklasuar,si mund te… Vertete, t’ja kete hedhur Partis se Punes?!!!!!,Fundja,i’u lumte de… Vjosa, me ndje se u zgjata shume, respekte

          • LOVE December 11, 23:17

            po cfare u zgjate se …e bere terkuze
            i flet Netit qe te degjoj une . aman mos i thuaj qe eshte i harrirrrre [harruar] dhe i mencur se e duroj une pastaj 😛
            jam e logel une Shqipe ,kishte ngordh partia jote kur bera shkollen …nuk jua hidhnim dot juve …kane qene me te afta partizankat
            per ta hedhur …nuk na i varnin neve si armike
            [ tani na lusin 😛

            I love you

            I love you for all the women I haven’t known
            I love you for all the times in which I haven’t lived
            For the scent of wide open spaces and the smell of hot bread
            For the melting snow and for the first flowers
            For the innocent animals which haven’t been frightened by man
            I love you to love
            I love you for all the women I don’t love

            ti e di gjuhen amerikane ? ahahahhahaha
            ta shkruaj dhe rusisht po deshe 😛
            kto me pelqejne Shqipe …ti leme pak keto bejtet se me jeni ber per te psikoanalisti te gjithe ….edhe une 😛 😛

            For that immortal heart over which I have no power
            You think that you are doubt but you’re just reason
            You are the powerful sun that rushes to my head
            When I am sure of myself……

            ja shkruaj dhe Netit kete 😛

          • N.VJOSA December 12, 05:51

            Falemnderit “shqipe”, per konsideraten.
            Ai qe thote i di te gjitha, ai nuk di asgje…Ne kete kuptim une perpiqem te jem sa me i sakte, megjithese e di qe nuk mund te jem gjithnje i tille.
            Une shkruaj ne kete blog , sepse nepermjet gazetes mesoj per vendin tim, gazeta per mua eshte nje dritare pervte pare e mesuar… por dhe puna ime e pare, qe kur isha ne vitin e dyte student…..(Ështe nje dashuri per dashurine time te parë…)
            …Prinderit e mi ishin shume te varfer , babai dhe nena ishin shume “pjellor”…ishim shume femije dhe prindrit nuk kishin leke te me ndihmonin te vazhdoja studimet, keshtuqe nisa te shkruaja ne nje gazete qe e nxirrnim 4 shok vullnetarisht per nje nivel intelektualesh dhe kjo me dha mundesine te shkruaja me shume per honorare edhe ne gazeta qe paguanin…Fitoja per vehte dhe nga njehere ju çoja kur kisha mundesi edhe prinderve…
            E dyta, ketu ku jetoj une, vertet me shume pune, e ndryshova shume mirqenien time, por u largova nga shoqeria ime ku u linda dhe u rrita, ketu me duket vetja, kur shkembej mendime me ju, me duket sikur plotesoj kete mungese…Jo se nuk kam shoke ketu, por malli per vendin dhe njerzit e vendit tend jane shume te medha, te mos them qe shume nga ne emigrantet jemi dy here te huaj, edhe ketu ku jemi, por po behemi te huaj edhe per Atdheun ku kemi lindur…
            Nga ana tjeter na terheq si me magnet, cdo gje qe degjojme per Shqiperine…
            Shpesh here ketu ne blog, ne debatojme me njeritjetrin, nganjehere edhe shajme, (kur merzitet robi shan nganjehere dhe Nenen dhe Babën e vet…)…Por ne lebrit, jemi gatuar te tille…Ne , dhe kur dashurojme , themi:
            “-Të dua moj Qëne,
            – Të dua , o Zagar…”
            Mbi te gjitha , ne mesojme nga njeri tjetri. Dhe ajo me kryesorja, ESHTE MIRE TE SHOHIM, (SIDOMOS NE SHQIPTARET), TË SHOHIM ÇFARE NA BASHKON DHE JO ÇFARË NA NDAN…
            Gazeten e lexoj me shume per komentet, sepse ne to gjen mendimin puro, ka budallalleqe, por ka dhe shume flori…
            Ja keshtu, o Flori…
            Flori, midis te tjereve, eshte dhe ky qe shkruan ketu me nicknamen shume te goditur “Gjermani fundit”…Por dhe shume te tjere te cilet une i lexoj me respekt…Jam dakord me ty , njeri i zgjuar me duket edhe Lovja… Teper intelegjente, pamvarsisht se emocionalisht une e quaj “lopë qorre”…
            Kete epitet ja them se shikon me shume mbrapa …, per te kaluaren….Dakord, edhe mbrapa duhet pare, por jo shume, se e shkunden ate qerrata Thes te antikomunizmit, aq shume sa ai nuk jep më m i e l l…, por vetem qime…
            Nuk duhet pare gjithnje mbrapa, thoshe i ndjeri plaku im, se mbrapa Tajarja eshte…
            Une u them edhe vellezerve te mi:
            …Nuk ndryshon dot asgje me ankesa, VETEM ME PUNË…!
            E di qe u zgjata, por do te tregoj dhe nje shembull.Ketu ne mergim, nuk jam as i pasur, por as i varfer, pasuri kam te jetoj normalisht i lumtur, te kene nje bazë te mire dhe femijt e mi…Kam bere pune teper te renda, por edhe te lehta…Dua te veçoj, 4 vjet pune ne nje fabrike…Ngrija per ti hedhur ne transportier rreth 40 ton arka limonadash….40 ton ne dite, per 4 vjet, llogarite vet…po ta investoja kete pune ne Shqiperi, do kisha ndertuar nje Pallat te madh shumekatesh…Por mbi te gjitha, munda mentalitetin tim, sepse ne Shqiperi nuk kisha zene pune fizike me dore, as te ndihmoja plaken time, per te mbjelle perime ne kopshtin para shtepise.Nga puna nuk e gjen gjë Robin, vetem muskujt i forcohen…E prura kete shembull se mjaft shqiptare nuk e kuptojne se Paraja, Floriri eshte ne Shqiperi… Kam dashur disa here ti shisja te gjitha çfare kam ketu ku jam, dhe te ndertoja nje biznes te mire ne Shqiperi…Por shume shok te mi me keshilluan se do te duhen shume para per te rregulluar pune, sidomos per tu “lyer Qerren”…dhe veçanrisht vleresoj kualitetin e jetes dhe sigurimin shendetsor ketu ku jam…
            Ndjes qe u zgjata, Shqipe Floriri…

          • N.VJOSA December 12, 11:26

            Love,
            Falemnderit per postimin e vargjeve te mrekullueshme te Paul Eluard…(në mos jam gabim)
            Une do te pershendes me diçka nga Bregu…
            Kerko ne YouTube:

            Moj katina nina nina,

            dhe pastaj varjantin tjeter:

            MAJA-moj katina…
            (…se na çave Trapin me politikë…)

          • N. December 12, 11:34

            Love , desha te thosha per varjantin
            Moj Katina- Kenge labe nga Himara,
            (Qe ka emrin tek pulovra…)

        • gjermani i fundit December 11, 12:27

          Sallakja, Neti nuk paska thene te verteten shkoqur.Ne fakt shteti jo qe nuk funksionoi por u zu per gryke nga banda me antishqiptare e historise, qe me dashje rrezoi dhe shkaterroi cfare kish mbetur akoma ne kembe.Fytyra e komunizmit idealist mbeti Qemal Stava, ideali i demonkracise qe Azem Hajdari, shiko cfare regresi qe nga perfaqesuesit.Pronari absolut i Tranzicionit ishte dhe mbeti Sali Berisha, Rrumpalles-feudal qe akoma lobet e pertej oqeanit s’ia kane hequr timonin nga duart.Shqiperia do ngrihet se e nevojit Tregu, por vertete sic thote Neri, brezi i c’edukuar nga 25 vjet rrumpalli antikombetare nuk ka edukaten dhe kulturen minimale per t’ia percjelle pasardhesve.Prinderit tane u edukuan me abetaren e Punes dhe sakrifices ne socializem, keta qe jane bere e po behen prinder sot Punen jo qe s’è njohin por e neglizhojne dhe urrejne e si pasoje kemi kete korrupsion e keto vese allarmante.

          Reply to this comment
      • Leonardo December 11, 11:04

        Një komentim i përkryer më shpjeguse nuk bëhet por siç i thonë të moçmit çfar do mbjellësh do korësh prandaj sa më shpejtë ta kuptojmë se duhet të ndryshojmë farën që të kemi të korura të mbara

        Reply to this comment
  11. shqipe December 10, 19:44

    Bukur,s’ka me bukur o Ben! Vec,le te mos e quajme me,(Nga neser), PD. Apo,” Partia Demokratike!” Partia demokratike vdiq, ndersa ishte duke ecur galasash,pra, vdiq,(Thenur labce),kur ish motake… Kjo eshte, “Partia e Saliut Demokrat” Duke e cituar,Partia demokratike,u bejme nder te madh. Dhe bota kujton, se ketu paska vertete P. demokratike,opozite (!) Jo,opozita eshte vetem “Partia e Saliut Demokrat”, PD.ja e vertete?, kur te behet!….

    Keta jane,qe me mos qofshin,
    Dihet mire nga na mbine…
    Rente kolera e u shofshin,
    E bene vendin Hiroshime.

    U shofshin,u befshin hi,
    Se vec hirin paten mbjelle…
    Do futen ne histori
    Si zjarrvenes der me dere!

    Periudha e shkaterrimit
    (O,me falni,e tranzicionit)
    Eshte mbarimi i banditizmit
    nga te djeshmit, zot te fronit…

    Njerzit rrojne ne hasmeri,
    (Nis Kanuni prej fillimi…)
    – Rrofte Naltmadhni e Tij,
    Zoti i ri,Sal Dukagjini!-

    Vepro o, diteziu popull
    Dhe pse je ne pik te hallit!…
    Bjeru dhe nje here me Vote,
    Futua,njemiljonshin ballit…

    Reply to this comment
    • kastrioti December 11, 02:35

      Ti “shqipe” qe jeton ne vendin e shqiponjave ku nuk gjen asnje shqiponje per be, si duket ke jetuar mire ne komunizem sepse do ta kesh pasur babane ne ndonje post drejtues ne Tirne. se po ta kishe dfrejtor ne ndonje rreth te Shqiperise, buke ne gjize e qepe do te kishe ngrene.
      Tani vendi ka shume e me shume lek , por c’e do qe tani njerzit me tremije lek kursime ne banke, ndertojne shtepi si kala apo bunker si te pelqen ty; tani Shqiperia ka me shume lek, por ato i marin ata qe jane miq me shefat e partise dhe te qeverise dhe ndertojne vila e shtepi nga dy e nga tre , ne male dhe ne fusha dhe ne bregdet.
      Tani futen ne burg vetem te varferit qe nuk paguajne dot en. elektrike, dhe berberet qe qe nuk japin kuponin tatimor, ndersa ata qe i kane shkaktuar shtetit 450 milion dollare deme(te konstatuara nga KLSH) dhe ata qe bene matrapazlleqe me CEZ jane te lire dhe nuk prnojne te behet hetim nderkombetar.

      Reply to this comment
      • shqipe December 11, 12:12

        Jo kasterjot,s’kam jetuar mire,jam rritur bonjak,dhe i varfer… Faj im i verem eshte ,se jam realist!S’pash hajer, as dje,as sot. Por, kam mendimin tim per c’shoh e degjoj.Si Rama,nuk vjen me tjeter ne vendin tend dhe timin,o kastriot.

        Reply to this comment
        • kastrioti December 11, 15:47

          O shqipe ne mes te flamurit kuq e zi: Po sa mire jeton ti tani? Cfar ka bere ky Rama vec strehes te kryeministrise dhe berjen e zyrave brend kryeministrise si dhoma me mure kuplaraje; beri dhe kullen e shemtise ne mes te qytetit tim; mbolli ca palma dhe ca drita ne rrugen per ne aeroportin e Rinasit. Po tjeter…? A ka investuar qe te rritet ekonomija, qe te hapen vende pune, qe dhe une te kemj nje vend pune pa perdorur mikun, po ligjin per arsimin ku te vobegtit apo bonjaket e varfer nuk kane te paguajne dhe do te mbeten te paarsimuar?….Miqesisht, me numuro ndonje gje, te pakten vetem nje gje qe ka bere ky “si rama nuk vjen tjeter: por qe ka arsimimin per mesues vizatimi?
          te shikojme interesin tone si popull dhe jo interesin e atyre qe duan karrigen per t’u pasuruar pafundesisht.

          Reply to this comment
          • shqipe December 11, 16:13

            Interesi yne si popull, eshte i lidhur pa zgjidhmerisht me ate,udheheqsin ,qe zgjedhim! Ti, m’i numuro te zezat e pa fundme te aij qe ngordhi,dhe une te them te bardhat e ketij qe lindi…

          • kastrioti December 12, 02:11

            Sa keq me vjen. Do te te pergjigjemandej nga muaji Prill 2016 kur te shikojme se ku do te kete perfunduar “ky mesues vizatimi, kryeminister qe s’i ka ardhur ndonjehere Shqiperise….Nuk i ka ardhur ndonjehere per te keqijat qe po na ben neve, mua, dhe ty qe nuk e kupton ose nuk do t’a kuptosh. Do komentojme ne muajin Prill 2016!

  12. beni December 10, 20:50

    Si gjithmone i palodhuri Duka, poezi e arrire.

    Reply to this comment
  13. intelektuali December 10, 21:06

    KETA SOCIALISTET QE NUK VRASIN KURRE
    GRAMOZ RUC-VRASTARIN E QUAJNE BURRE

    prandaj o Ben Duka bejtexhiu

    LULASH KATRAZIU QE ENVERIT I NGJAN
    NGA SALI KOMUNISTI ESHTE BO AZGAN

    Reply to this comment
  14. Beba December 10, 21:49

    No coment…Bravo Duka!! Respect!!

    Reply to this comment
  15. Kusaxhe December 10, 22:18

    I madh je , Nuk e luan sa topi jane krijuar vetem per shkaterrim ( Pershendetje )

    Reply to this comment
  16. Tani.deutschland December 10, 22:21

    Kish nur Shqiperia.
    Buke me djathe e ndonje qepe,
    pak raki me shoq e miq,
    dhe dita kalonte vete.

    Mbase ishim trushperlare
    thote dikush qe di me shume,
    por atehere ne kohen e pare,
    gjumin, e benim gjume.

    Erdhi koha e Coca Coles
    ngrihet bytha ja fut pordhes
    bere zengjine ca „dru me pre“
    hedhin shurren larte ne re.

    Kush qe trim ra ne lufte
    kush pat tru ia futi vrapit
    se Shqipes i rane pendet
    pak nga pak si lesh i arapit.

    Shpresa thone qe vdes e fundit
    ndaj dhe shume rrine dhe shpresojne
    por me mire t`ja fusin vrapit
    Salen e Edin mos besojne.

    Miq,
    jane corbe e gjelle ndyre
    nje canak, e nje batak
    jeten na e bene zgjyre
    dhe per dite na thithin gjak.

    Pse mor miq si hapni syte
    s`duket Edi – Sal i dyte ?!
    Shihini nga pardesyte
    nje qellim kane:
    Me na mbyte.

    Pardesyte ia dha Ramizi
    qe ti zbardhte keta kodoshe
    zemer z,i si minj gjirizi,
    Shqiperine e bene shoshe.

    …….

    Reply to this comment
  17. LAD DOLLAPI December 11, 08:39

    pergjigja per kete plehre bejtexhi do ishte i mesim i mire ..per kete rraciste te ndyre
    ky plehre e komunizmit qe ofendon krahina te tera te shqiprise me nofka epitete
    ..nje pyetje kam per te ..a e kthen ndonjehere koken mbrapa te shohe me mendje te
    kthjellet….e pastaj te flase ..kurse per ju o popull anonim qe beni komente me pseudonime
    nuk jeni me te mire se ai jeni me funderrina..se ai ..eshte menyre e regjimit ajo e sharjeve
    ne menyre anomime….

    Reply to this comment
  18. Mar-kak-uku December 11, 09:12

    Jemi shume tartufe,nastradine,mar-kak-uke,
    intelektuale e ori-llove te shkolluar ne Surrel,
    jemi mendjekobure,te gjithe shpellare-saluke,
    te zhytyr ne injorancen obstruktive gjer ne bel.
    Mbrojme me zjarr bunkerin e Sales,Lubonjes,
    sepse na vlon urrejtja-dashurore e diktatures,
    jemi shpellaret qe kemi dale prej zgerbonjes,
    nuk na pelqejne simbolikat e artit dhe kultures.
    Nuk pelqejme Duken qe shperthen nga muza,
    duam ulerimat edhe ngjirrjet e Lulush Salukut,
    duam qe pushteti te sundohet nga karraduza,
    qe nga bathorja dhe deri ne kodrtat e Saukut.

    Reply to this comment
    • Tartufi December 11, 17:23

      Mire qe i ke fiksuar ne mendjen tende te sakatuar gjithe keto nofka tona!!
      O kafsha e pyllit, me bunkeret dhe tunelet,miren ata qe i ndertojne e me pas
      ju vene zjarin,dhe keta jane mbeturinat e dylberizmit komunist te ndare ne dy
      pjese te kalbura,qe nuk kane lidhje me artin,por me kalbesirat.

      Reply to this comment
  19. shqipe December 11, 11:09

    qeni qe te ha tines, mishi i dhise i demokracise duhet tredhur

    Reply to this comment
  20. Kris 1 December 11, 11:30

    kur partise demokratike dhe ti ushtaraku Arben i ve emrin Shqup ,te nderteses qe ju fal Berishes nga Edvin Horri respektivisht duhet ti vesh partise se Edvinit emrin Komiteti i partise se Tiranes,pra emrin e nderteses qe i fali Sali Krimineli PS-se

    Reply to this comment
  21. Shahisti December 12, 20:21

    Tamam bejtexhi komunist-revolucionar qe e dermon armikun e kllases. Bravo, vazhdoni ta ndani shoqerine e mjeruar shqiptare ne shpellare dhe “te kultturuar”, ne maloke dhe fusharake, ne te dhjere dhe te permjere, ne gege e toske, ne terroriste dhe te bute etj. etj.

    Or bejtexhi i qelbur qe vjen era bythe Enveri mos i fry zjarrit te percarjes. Perse protesta e 8 Dhjetorit eshte ndryshe nga ajo e 21 Janarit? Perse 8 Dhjetori eshte i keq, dhe 21 Janari eshte i mire? Perse Ilir Meta eshte ne pushtet si me 8 Dhjetor, ashtu edhe me 21 Janar?

    Bejtexhiu Duka, je nje gerthites injorant me spaleta te grisura prej Begsi qe kujton se jane gallona gjenerali. Mjere ti or spurdhjak e mjere keta trushkulurit qe masturbohen me pordhet e tua.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*