Kerri ndenji me Nishanin plot…dymbëdhjetë sekonda!

Arben Duka February 16, 2016 14:45

Kerri ndenji me Nishanin plot…dymbëdhjetë sekonda!

Sa u ul në tokë,
shkallë e aropllanit,
u fandaks portreti,
i Bujo Nishanit!

Dukej se i ziu,
qe futur në gara,
mos ndonjë i Ramës,
i dilte përpara!

Se veç tij askush,
s’mund ta kishte nderin,
që i pari fare,
të takonte Kerrin!

Duke u lëkundur,
Kerri shkallët zbriste,
gati ra mbi Bujon,
që me ankth e priste!

Ky është Presidenti,
i tha një aty,
sa e zuri Kerrin,
krejt në befasi!

Domosdo që Kerri,
Bujon e takoi,
dymbëdhjetë sekonda,
me të i harxhoi!

Dymbëdhjetë sekonda,
dhe asnjë më shumë,
sepse kishte ardhur,
për të tjera punë!

Për kaq pak sekonda,
dhe kur paq nxiton,
mund të thuash vetëm:
“Si je dhe si shkon?”

I mata sekondat,
kot më kot s’ja futa.
Ç’ne kronikë e Bujos,
qe plot dy minuta!?

Bujua i tha Kerrit,
atë e këtë??
Po nuk kishte kohë,
t’i thoshte asgjë!

Duket ABC-së,
më parë i kish shkuar,
fjala që Nishani,
për shtyp kishte shkruar!

Po ju them e pashë,
me shumë vëmëndje,
Bujua s’i tha dot,
sa kishte në mëndje!.

Bujua shkoi në Rinas,
për pak muhabet,
po e pamë që mbeti,
si fakir i shkretë!

Me mëndje të vet,
Bujua kish vrapuar,
se në protokoll,
s’qe parashikuar!

S’qe parashikuar,
jo për punë inati,
po rangu i Kerrit,
këtu është Bushati!

Bushati e kishte,
pritjen për detyrë,
ndërsa Presidenti,
rri dhe pret në zyrë!

Se është më e lartë,
detyrë e Nishanit,
po shkoi vrap në Rinas,
la kokrrën e namit!

Rama-me Nishanin,
për të shmangur sherrin,
s’dërgoi as Bushatin,
për të pritur Kerrin!

Kerri dhe nga qielli,
të zbriste si zogu,
duhej që ta priste,
vetëm homologu!

S’mund t’i themi Bujos,
je provokator,
thjeshtë se shpalosi,
inat fëminor!

Nuk është se në Rinas,
atë ditë ra bomba,
që Kerri harxhoi,
dymbëdhjetë sekonda!

Arben Duka February 16, 2016 14:45
Komento

18 Komente