VARGJET: Që të mos e tallim, ende popull ziun

Arben Duka March 30, 2015 15:20

VARGJET: Që të mos e tallim, ende popull ziun

Të jesh kriminel,

sot s’është më e rrallë,
po askush s’e ka,
të shkruar në ballë!

Fjalë e shumë përdorur,
me miliona herë,
sa tani në fakt,
nuk ka ndonjë vlerë!

Tani për askënd,
nuk është më një gjetje,
se rëndom përdoret,
si një përshëndetje!

Tani ai burri,
sa nga kulla del,
nuk thotë: “Mirëmëngjes!”
por thotë: “Kriminel!”

Hutohet njeriu,
ku ta dijë i mjeri,
se kush është shapi,
dhe kush është sheqeri!

Po ç’është e vërteta,
në Atdheun tim,
tranzicioni i gjatë,
prodhoi shumë krim!

Për nga Perëndimi,
u sulëm të tërë,
me çdo lloj mënyre,
para për të bërë!

Paraja e madhe,
s’është më e mistershme,
këtu s’mund të bëhet,
me punë të ndershme!

Në një vend të varfër,
gjithnjë më shumë vlen,
dhe pa shumë mundim,
pushtetin e blen!

Ndaj ti s’mund ta dish,
se kush është i pistë,
kur për Parlamentin,
voton me një listë!

Është e pamundur,
që të gjithë t’i dimë,
do s’do, do votosh,
njerëz anonimë!

Kjo na bën të jemi,
pak a shumë të verbër,
sepse midis grurit,
fshihet goxha egjër!

Që zgjedhjen Sovrani,
ta ketë vetë në dorë,
duhet të ndryshojë,
prapë Kodi Zgjedhor!

Që të mos e tallim,
ende popull ziun,
të paktën në zgjedhje,
ta njohi njeriun!

Që të mos na thonë,
si thotë fjalë e parë:
“Është vajzë e mirë,
po pakëz me barrë!”

Pak nga pak do ndreqen,
punët e Vatanit,
po kjo s’mund të mbetet,
në dorë të Ristanit!

Që dhe pse na shitet,
i ndershëm si murg,
në demokraci,
i ka bërë ca burg!

PD-ja stafetën,
s’e mban dot në duar,
se dhe vetë Lulashi,
është i akuzuar!

Arben Duka March 30, 2015 15:20
Komento

4 Komente

  1. emigranti March 30, 15:37

    Prandaj i ndan kriminelet (flet vetem per te “djathte” ) ………..se je veshur me bluze te kuqe…..ahahah.

    Reply to this comment
  2. Kris 1 March 30, 15:50

    Ky kod zgjedhor ka autor Ramen dhe Kacin e zi dhe po sherben si antiplumb per Saliun dhe kriminelet nga dy kampet.Saliu ,rama ,iliri dhe mehdiu e kane siguruar te jene deputet te perjetshem dhe duke u urryer nga shumica e elektoratit.Nqs Rama e ka seriozisht luften ndaj krimit,gje qe une nuk e besoj ta filloje me zgjedhjet pa lista shume emrore me votimin e deputetit direkt nga populli.
    Kur gjysma e shqiptareve jane jashte atdheut a nuk eshte barre e rrende per popullin qe te mbaje ne kurriz 140 parazite?
    Shqiperia nuk eshte tashti as sa gjysem kompani amerikane.Mendo qe nje kompani amerikane ka 2-3 milion punonjes dhe ka nje administrate sa nje e dhjeta e administrates qendrore shqiptare.Ne shqiperi kemi dhe minister per mardhenie me parlamentin.Vajmedet per taksat tona!

    Reply to this comment
  3. albi March 31, 06:50

    O Arben cke per te na thene per Idrizerine
    pa leri kriminelet e vegjel sepse tani bere aleance
    me zoti Qife qe sbesoj se eshte pak i inkriminuar.
    Prandaj sqaro popullin ce lidh Ramen me Qifen dhe Mamon apo dhe keta do ti akuzoje pak me vone si puna e Doshit.

    Reply to this comment
    • LOVE March 31, 12:51

      Mos na bej keto pyetje te lutem , se na prek nderin e partise
      Per idrizerine tha bejtezhiu plot ,po kujt ja tha thuaj
      nuk e tha troc qe jane kriminele e pa shkolle se kete se thot dot
      e shpallin reaksionar ,por e tha se gjoja luften e beri Aleanca e Dojakes
      po Ramen me Idrezerine e lidh pushteti ,jane aq te mplekur me njeri tjetrin
      saqe me mire ka Qifen si Doshin ,sesa ca pfffff teper te shkolluar
      nuk ka dosje Dojaka ,nuk ka si ta mbaj varur prandaj
      me mire Qami Qimi dhe Qifja 😛

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*