VARGJET: More Kaç i bardhë, more Kaç i zi!

March 27, 2015 16:30

VARGJET: More Kaç i bardhë, more Kaç i zi!

Arben Duka

 

 

Të pashë në krahë,
të shokut Sali,
more Kaç i bardhë,
more Kaç i zi!

Të pashë e të pashë,
dhe s’bëra çudi,
se si katandiset,
kështu një njeri!

Që turpin ta hash,
si një copë kulaç,
në prag pleqërie,
o i ziu Kaç!

Këtë rrugë turpi,
mund të mos e nisje,
ke diplomë France,
dhe për bukë s’do vdisje!

Ka që kanë rrojtur,
dhe me bukë thatë,
për inat të Ramës,
s’u bënë “demokratë”!

Ti thua me vete,
ç’ka ky që më nget?!
se kemi qenë tok,
njëzet e ca vjet!

Me ty jo më kot,
Zoti më ka hedhur,
në PS s’ka pasur,
më të përkëdhelur!

Kur dikur u trëmbe,
nga shoku Sali,
kalove dy vjet,
nëpër Gjermani!

Shumica nga ne,
qëndruam këtu,
dhe u ndeshëm fort,
me falangat blu!

Kur kujtoj më shtohet,
dhe më shumë inati,
se këtu kolltukun,
ti e gjete gati!

Asnjëherë për poste,
ty nuk t’u mbyll dera,
biles me të tepërt,
t’u peshua vlera!

Biles me të tepërt,
t’u peshua vlera,
dhe pse thonë që shpesh,
bëje dhe hilera!

Si biçim çibani,
të shohin aty,
se përveç Saliut,
nuk të do njeri!

Llogaritë e tua,
nuk dolën një herë,
se ti dhe PD-në,
e hodhe në erë!

Tani me studime,
do na bombardosh,
humbjen e së Majtës,
do parashikosh!

Ty nuk ta mbush mendjen,
edhe po të mundja,
kudo ku shkon ti,
është e sigurt humbja!

Papritur Qershori,
po vjen përsëri,
more Kaç i Bardhë,
more Kaç i Zi!

Nga ne e vërteta,
do jetë përsëri,
ndaj – kot në gazeta,
mos bëj llogari!

March 27, 2015 16:30
Komento

27 Komente

  1. Akrepi March 27, 16:39

    More po avokati Spartak Ngjela ku ka ikur??????????

    Reply to this comment
    • Dori March 28, 09:38

      Po pse more zoti Duka sipas teje cfare duhet te bente kaci pasi u rrah ne menyre cnjerezore nga Rama?! Te vazhdonte tja lepinte?! Mendoj se nje politikani karriere i falet cdo levizje politike qe ben. Ne rastin konkret edhe kalimi ne PD

      Reply to this comment
      • bato March 28, 10:46

        O Dori!
        Se pari Rama nuk e ka rrahur Kacin dhe ti shpif sic shpif shefi yt Sali Berisha. Po te jete per te rrahur Saliu yt ka rrahur derisa i theu dhembet Arben Imamin, Prec Zogajn, Selamin, ndersa Pollos i rrembyen te fejuaren… Te gjithe kata, pasi u rrahen i lepine bythen Sales dhe jane vasale te tij sot. Edhe Kacin, Saliu e rrahu jo me shpulla por e quajti Kaci I Zi, qe edhe pse kane kaluar 23 vjet, ai epitet ende nuk i eshte hequr. Keta dhe shume te tjere funderrina jane sot bythlepiresit e Sales qe cdo dite po shkaterron PD, nje parti qe u nis si shprese kombetare dhe perfundoj ne doren e nje komunisti dhe mjeku te Byrose politike si Sali Rame Berisha , 24 vjet anetar i PPSH. ( Edhe ai Kaci qe te dhimbset ty, ka qene jo vetem komunist, poir edhe minister i diktatures dhe ka i sherbyer njesoj si Saliu, ndaj jane aq te lidhur bashke. I lidh dashuria per Enverin.

        Reply to this comment
  2. Lleshi March 27, 16:57

    Kur nga Franca erdhi
    per ne Shqiperi
    Kaçi nuk zbardhte me
    ishte bere i zi !

    Ndaj Ramiz Haleja
    e kishte merak
    kryetar Kuvendi
    e vuri per pak !

    Se shok donte Salia
    ky kelysh i UDB-es
    dhe Ramiz Haleja
    era e hudhres !

    Ndaj qelb Shqiperia
    me ere qelbesirash
    se kreun ia zune
    nje tufe kellirash !

    Kaçi eshte i vjeter
    ne kete zanat
    kunder Shqiperise
    djersin dite e nate !

    Reply to this comment
  3. LOVE March 27, 17:30

    ahahhahhhhhhhhhhhahahahaahahah

    Unitetin shoke ,ruani unitetin .
    Ne lufte te paepur kunder reaksionarit !
    Armiqte na kane ne grike te pushkes po ne i kemi ne grike te …bejtezhiut 🙂
    ne qershor beni ndonje pazar me qelbesirat e reja ,aman merrni dhe Saliun
    dhe pastaj jeni komplet …me ju fitojne te gjithe …perjashto ndonje armik te partise

    METuRAMa BASHKOHUNI !
    [sepse gjithmone qelbesira nuk shkon ,tani mbeturina ,ata pak qe keni ngelur]

    Reply to this comment
    • Halit o xhan ! March 28, 12:27

      Hajt se po vjen qershori o bedel i Sali kurves,,dhe te gjith do bashkohemi qe tjua q..m Kurven njehere e mire,,Ju dhe rraces se Milloshevicit..Plehra

      Reply to this comment
      • LOVE March 28, 12:56

        xhaxhi Halit
        po cfare e ke gjithe kete mllef mor xhaxhi Halit ?

        aman mos u bashkoni te gjithe ,se kur jeni si grusht bashkuar ja fusni njeri tjetrit …e keni ves te vjeter …e mban mend Birone ???
        e ee , i hengret te gjithe ata te bashkuarit 🙂
        u bashkuat ne 21 janar …dhe perseri e hengret
        mmmmmmmmmmeten pas kepuce
        xhaxhi Halit ,te shkruaj nje poezi nga nje mik qe shqiperon aq bukur
        P.Scarron zere se e ka me shqiptaret ,e di une qe lexon vetem bejtezhiun ,po me beso ,se ke mire as ti as ai ,me kete mllef kunder
        vetes …kunder shqiptarit …lexo xhan’ i Halitit

        E P I T A F [ mbi varr te cdo shqiptari ,pervec udheheqesave]

        Ky që prehet në këtë varr të mjerë,
        Pati më shumë mëshirë se zili në jetë,
        Dhe vuajti vdekjen njëmijë herë,
        Para se të vdiste vërtet.

        Kalimtar, ngadalë, se ka të ngjarë
        Ta zgjuash atë që vuajti aq shumë,
        Se kjo është nata e parë,
        Që ky fatkeq po bën gjumë.

        P.S : nderroe “emrin” te lutem se me tregonin dikur paraardhesit e mi ,ca pfffff armiq te kllases ,kur vdiq Stalini ,nje grua e gjore qe i thoshte burri ,” qaj ,qaj te thashe se na ka vdekur babai ”
        dhe ajo filloi
        “xhan i gruas o Stalin
        shok i ngusht me burrin tim” …
        me dukesh ti si burri i asaj te gjores 😛

        Reply to this comment
  4. Bejtexhiu March 27, 17:46

    Me demek po nderrove krahun ,je tradhtar dhe i pafytyre?
    Bisht qeni dhe pijanec gjithe kohen,ky Ben bejtexhiu.
    Qylaxhi,qe asnjehere se fuste doren ne xhep,qe kaseta i ka mbetur atje larg tek “koha e bukur enveriane”

    Reply to this comment
    • Halit o xhan ! March 28, 12:33

      JO se po e nderron krahun Kaci I ZI si tigani..Po nuk rri dot ai pa karrige,,Ate thjesht e shporren nga PS sic e hengri Tom kali se jan spiuna legene..PS duhet pastruar nga legenat..Ka ngelur dhe Blushi Bibilushi..qe donte te behesh minister me dhun si Toma.

      Reply to this comment
  5. Shqipe March 27, 17:53

    Ah, ky Kac I bardhe,
    Ah, ky Kac I zi,
    Nuk eshte kaq debile,
    Sa na thua ti,

    Ka nje plan te thelle,
    Ne koken konike,
    Dhe kerkon te rije,
    Mor ne dy karige,

    Sic e thua zotrote,
    Edhe kete here,
    Po kerkon te haje,
    Me shume se te tjere,

    Se s’me duket fare,
    Dhe s’ me vjen cudi,
    Ndoshta e urdheruan,
    Te veje me Sali,

    Nuk i dihet urdheri,
    Nga kush valle i erdhi,
    A mos ZOTI vete,
    Ja dergoi nga qielli?

    Se dhe jo me kote,
    Shume e kane peshuar,
    Mbase pesh pa mere,
    Se ha me dy duar,

    Duket se hesapin,
    Mire e ka bitisur,
    Ne PD po bene,
    Ate qe kish nisur,

    Do mer ca mjerane,
    Ne te dyja krahet,
    E do te dal me vete,
    I pare,nder te paret,

    Se e thene direkt,
    Dhe pa xhelozi,
    Fajen se ka Kaci,
    Por populli i tij,

    Po edhe shum faj,
    Popullit nuk I jap
    Ka 25 vjete,
    Qe ha vec dajak,

    Te ky Kac i bardhe,
    Te ky far shejtane,
    Me kot mo shpreson,
    Ky popull mjerane,

    Me ket Kac te zi,
    Si gropa e seres,
    Kurr nuk do te celin
    “Lulet e Pranveres”.

    Reply to this comment
  6. kaci preshi March 27, 17:55

    ORE Kac i bardhe
    ore Kac i zi
    cte duhej ty hyrja ne ate Parti
    Atje komand ben Plaku
    Jo Luli mavri
    pse mjaullin kot
    ti mo Kac i Zi

    Reply to this comment
  7. Saliu March 27, 18:45

    Kaci i zi eshte me i keq se Tom Doshi, i cili eshte pa mend e pa shkolle. Po Kac mavrija ende

    nuk eshte ngopur gjithe keto vjet ne pushtet? Burgu per te eshte fare pak.

    Reply to this comment
  8. Bejtexhi March 27, 18:47

    Ah ky bejtexhiu,
    Ben,kapter Rahmiu
    Gjithe Kohen e ofshi,
    Me ca vjersha kopshti.
    Anetare I devotshem
    I Nenes Parti,
    Trurin ja kishin hequr,
    Qe ne vogeli.
    E moren te vogel,
    Jenicerin e ngrate,
    E shplan dhe e rruan
    Ne Shkollen e Bashkuar.
    S`ka si te ishte ndryshe
    Edhe vete e di,
    Ku” kullote”I vogel
    mbetesh
    Ushtar I bindur I Nenes Parti.

    Reply to this comment
  9. ilirjan March 27, 19:15

    Nuk harroj Kacin e zi, ne mitingun e fitores 19 me 0 ne rrethin e Fierit, ne zgjedhjet e para “pluraliste” te 31 Marsit 1991:
    Duartrokiste dhe bertiste me shume se te tjeret, Partia e Punes, Enver Hoxha.
    E meriton sarkazmen dhe peshtymat e shumices se komentuesve, ky Kac I zi.

    Reply to this comment
  10. RAIMONDA PONARI March 27, 19:44

    ÇE GJETI KETE VEND, ÇE GJETI KETE POPULL ,DEPUTETET LEHIN SI QEN RRETH E RROTULL..SU KENAQEN NJE HERE SU KENAQEN ME TE MIRA, ZIHEN SI QEN DHE BEJNE SI EGERSIRA.POPULLI PO QAN DHE PO RRENKON ME TE ARDHURAT QE KA NUK PO JETON NUK KA PER MUA ASNJE PARTI TE GJITHE PO TREGOJNE NJE PATURPESI.NUK MERREN ME HALLET QE KA KY POPULL PO MARRIN E XHVATIN .ÇFARE KA RRETH E RROTULL PO FRYEN PO FRYEN E SI NUK PLASIN DHE HALLET E POPULLIT SI NUK I QASIN.PO PER KETE POPULL NJEHRE MENDONI, HALLET QE KA JU TI SHIKONI.DHE PER VOTE ME, MOS HAJDENI T`JA KERKONI.SE JU VOTE NGA KY POPULL NUK MERITONI.ME SHPRESE PO RRIME SA HERE QE NDEROJNE PARTI.KUSH TE JETE ME E MIRA TE RI NE QEVERI.

    Reply to this comment
  11. Burrelsi March 27, 20:35

    Ne Amerike eshte Fakt i njohur Kur REGAN nderroj partine u be President.

    Vetem te ne shihet politike e zeze , politike e bardhe.

    Reply to this comment
  12. LILO LABI March 27, 21:23

    BEJTEXHIUT PAK MË SIPËR-
    JA DHE BEJTEXHIU, NA GJETI VADENË, TË NA THOTË KËNGË, SIKUR FSHIN HALENË! LERE KËNGËTARIN MOS E ZER NË GOJË, SE AI TË RJEP E TË NXIN ME BOJË, MOS I TREGO SHKOLLËN, AS PARTINË E PUNËS, SE NUK ËSHTË SI JUVE, ORE FUND I SUMËS. AI DI TË FLASË TË THOT MREKULLIRA, NUK ËSHTË SI TI O ERË KËLLIRA.

    Reply to this comment
    • Bejtexhiu March 28, 15:36

      Këjo sevdaja e insanit
      Gjallë njerinë ç’e përvëlon,
      Mahmudeja e Sulejmanit
      Me gazep sokakut shkon.
      Jelek kadife veshurë
      Si mosnjeri në këtë dhè,
      me buzë duke qeshurë,
      ç’të ka hije moj Mahmude!
      Cullufet e tua-lulet e zymbylit,
      je vet’bukuriae kopshtit ku ke hyrë,

      Pra, ka hak bilbili të shikonj’ me sy,
      ta lër trëndafilin, të këndonj’ për ty.

      Të këndoj për buzët të kuqe shafran,
      të këndonj’ për ballin, që nuk zihet kurrë…

      Reply to this comment
  13. memaljoti March 27, 21:35

    jasu ARBEN djali

    Reply to this comment
  14. ira March 27, 23:22

    Shihe qeverinë dhe krahasoje me Kastriotin, që e përzunë. Edhe e përzënë edhe i thonë pse shkon këtu dhe pse atje.

    Reply to this comment
  15. Onkezmi March 28, 04:57

    Lajthitjet ndodhin tek njerezit e medhenj,por edhe tek poetet.Kjo eshte semundje e njohur.Per Kacin dhe Janullatosin e dhier penen…

    Reply to this comment
  16. siciltechnoplus March 28, 09:52

    O Arben.
    Bej nje thurje per Edi Ramen qe volli e volli per Meten sa coi mish per top miletin ne 21Janar dhe pastaj i hengri prape madje,i lepiu dhe gishtat me te vjellat e veta.

    Reply to this comment
  17. Kris 1 March 28, 10:42

    o poet tu shpu bragaci,
    nuk ndryshon Rama nga Kaci
    Lavderon tani dhe Meten
    sa je ti e ka kuletn
    ska te majte o vajmedet
    si saliu rama mbret

    Reply to this comment
  18. Bejtexhi March 28, 12:37

    Te moren te vogel,
    Te futen ne shkolle,
    Lule labi nenes
    Istikami Bences.
    Ashtu jenicershe
    Mesove bejtene
    Pranvere ne llogore,
    Pranvere me atdhene.
    Sos su perpoce per vete,
    por per kumandar,
    lule labi nenes
    pranvere dhe behar.

    Reply to this comment
  19. ira March 28, 13:41

    Sa shumë e deshët Kastriotin, në atë kohë. E deshët për ta përdorur si ekran mbrojtës brënda vëndit dhe si reklamë jashtë vëndit, në përëndim dhe në USA. Jo vetëm Kastriotin, por edhe disa të tjera. Kështu vepruat edhe nëpër qytete të ndryshëm.
    Natyrisht nuk më duket zgjedhje e mirë kalimi i tij në PD, por shumë keq, me argumente jo bindës është largimi që iu bë atij nga grupi i PS, shumë keq kjo fushatë e vazhdueshme kundra tij, që ka si kulm përpjekjet për dhunim brënda sallë së Kuvendit dhe “protestën” e gardistëve të kuq” para shtëpisë së tij, protestë nga e cila PS duhej të ishte distancuar. Ty poet, që të respektoj shumë, mendoj që me krijimet tuaja, bëheni më i vlefshëm, nëse ndikon që njerëzit i nxit të bëhen sa më të mirë dhe sa më pak turmë.

    Reply to this comment
  20. Ardi March 28, 14:10

    Edhe Ilir Meta nga krahet e Sales shkoi ne krahet e Rames….
    Edhe Erjon Velija & co nga Nano ik! ne krahet e Rames e shume,e shume si keta legena…

    Reply to this comment
  21. ver March 28, 16:21

    po noral si te dali kryekari te marri tomen ndoken meten bulevardasit pjerin e shoke me mire ke saliu ose pa derejtim se perfundon ne buleverd me kto sic lane kater fakiret me 21 janvar apo janar hajde milet bole cia me gjithe shoket e pergeres pd e ps

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*