VARGJET / Një milionëshat në pranga dhe fshati që mori Franga

Arben Duka November 1, 2015 11:54

VARGJET / Një milionëshat në pranga dhe fshati që mori Franga

Gjithë ç’kishim përballë,
në vitet e flamës,
tani po shëtisin,
në Oborr të Ramës!

Na thoshin-Zamiri,
që është shtet më vete,
ka bërë me Saliun,
qindra marifete!

Na thoshte Partia,
se neve gjë s’dinim,
po tani Zamiri,
është mik me Edvinin!

“Rilindja” që vinte,
çdo ditë bënte bera,
për këta që vunë,
lekët me hilera!

Duket kanë gënjyer,
dhe na i kanë hedhur,
del që asnjë cent,
Zamiri s’ka vjedhur!

Me ne demagogët,
paskan bërë ping-pong,
ndryshe sot s’do ishte,
Mania në Hong Kong!

Manen aq të pasur,
s’e bën dot sejmen,
dhe Rama s’e kruan,
me një biznesmen!

Biles me këta,
është i dashuruar,
dhe plot lehtësira,
prapë u ka afruar!

Rama mori votat,
veç nga fukarenjtë,
po qejfin e ka,
me paramëdhenjtë!

Shumë nga Milionëshi,
sot kanë rënë në pranga,
e një fshat të tërë,
peshqesh ka marrë Franga!

Frangaj që me “Klanin”,
e nxiu katran,
po tani Edvini,
Sandrin e ka xhan!

S’e ndalon njeri,
dhe të flejë me të,
po nuk ka kuptim,
lufta që u bë!

Për Frangën na thoshin,
kur ishin pa brekë,
se ka përfituar,
miliarda lekë!

Miliarda lekë,
për ca kot reklama,
po ne do t’ia marrim,
u betua Rama!

Do zhveshim kusarët,
na thoshte përhera,
jo që nuk ua mori,
po u dha të tjera!

Do zhveshim kusarët,
fliste i harbuar,
tok me të dhe Çimi,
e pat deklaruar!

Jo se nuk e bëri,
se është bythëpambuku,
po mendjen e shkretë,
krejt ta heq kolltuku!

Krejt ta heq kolltuku,
të bën një të lik,
sa pastaj s’e di,
kë ke vërtet mik!

Po tani “Rilindjes”,
ja kuptojmë gjahun,
të bëjë ca para,
dhe të hapi krahun!

Vendin për dy vjet,
krejt mund ta rrafshojë,
dhe për asnjë votë,
s’do ketë më nevojë!

Vjedhjet bëhen hapur,
nuk kanë frikë për dreq,
dhe vendi do bëhet,
keq edhe më keq!

Askush s’e mendoi,
gjithë këtë hile,
ndaj duhet urgjent,
një zgjidhje e re!

Arben Duka November 1, 2015 11:54
Komento

46 Komente

  1. i madhi November 1, 12:09

    Me drejt ske shkruar ndonjeher o poet qe i lavderoje aq shum po nje gje sdije pd esht kuceder me nje kok kurse ps esht kuceder me shum koka se i pret nje i dalin dy.

    Reply to this comment
    • hajdari November 1, 16:10

      Rilindja dhe Edi
      Kane marre skic
      Nje milione votat
      S’i perfillen hic

      Aleksander trimi
      Ende vret e pret
      Edi mbi qyqaret
      Ka zen te bej shtet

      Ne kuvend PS-ja
      Ka futur gjithfare
      Kriminele, hajdute
      Deri dhe kurvare

      Qershia mbi torte
      U vund te kuvend
      Kaubojsi Ndocaj
      Me nje barre mend

      Nje milione votat
      Fort te shkurtra fjalet
      Po i thone Rilindjes
      Te marrte muti shalet

      Reply to this comment
      • fb November 1, 20:18

        Duhet nje zgjidhje e Re!
        Ky duhet te jete kerkesa e gjithe qytetareve. Jo nje zgjidhje nga partia demokratike qe i ka duart me gjak. Por nga partia socialiste qe historikisht nuk i kane munguar intelektualet.
        Rames ja dhame te gjitha shancet qe na kerkoi. Kerkoi qe te ndrronte xhaketat e vjetra, dhe e lame ta bente. Por ne vend te xhaketave te vjetra, futi ne parti disa xhaketa firmato qe i kane bere leket me korrupsion apo me aktivitete kriminale. Bashke me xhaketat firmato futi edhe ca barkderra si Ndocaj, nderkohe qe para 23 qershorit na shante policet barkderra. Pastaj ne vitrine futi disa te rinj e te reja me shkolle nate qe lexojne deklaratat e Rames tamam si matrioshkat e Saliut. Deri dje Rama i shante matrioshkat e Saliut, por ja qe edhe vete beri te njejten gje. Nje gje te perbashket kane te gjithe keta hajdute, barkderra dhe te rinj e te reja, qe ata s’kane pasur kurre lidhje me partine socialiste.
        Rama na kerkoi shanc qe te emeronte ke te donte. Vuri ministra ca Beqe e ca Cuca, dhe drejtoresha ca pjeshka te papjekura. Dhe ne e lame te bente si te donte. Por ja qe vetem deshtime ka arritur deri tani. Por ne vend qe te pranoje deshtimin, Rama fillon aksione mbi te varferit. Fillon aksionin vetem qe te mos pranoje se ministrat dhe drejtoreshat pjeshka deshtuan ashtu sic populli i tha. Eksperimenti i Rames deshtoi serish. Para 23 qershorit Rama akuzonte Berishen qe per te mbuluar nje genjeshter, shpikte nje genjeshter te re me te madhe. Fiks kete gje po ben edhe Rama tani.
        Berishen e shame para 23 qershorit per blerjen lluksoze te benzit blind. Por ja qe sa erdhi Rama jo vetem i hypi benzit, por po porosit edhe jaguaret. Jo vetem kaq por edhe me leasing. Dhe per here te pare ne historine boterore, qeveria thote qe leasing eshte me lire sesa blerja e makinave. Ky serish eshte kulmi i klientelizmit te Edi Rames. Dhe prapeseprape nuk e pranon gabimin por e con deri ne fund.
        Na thoshte Rama para 23 qershorit qe ne nje shkalle 1 shkon ne pune, kurse 3 jane pa pune. Dhe premtoi 300000 vende pune. Por tani qe deshtimi eshte i dukshem, na thote qe e kishte fjalen per vende pune me standarte europiane. Pra edhe ata qe shkonin ne pune por punonin ne te zeze, sot Rama i quan vende pune te reja. Dhe serish kembengul si i pafytyre me aguridhen e tij Ahmetaj. Dy gomera qe po fundosin ekonomine shqiptare edhe me keq, por qe fryhen neper televizione me arritjen e 100000 vende pune te regjistruara.
        Na thoshte Rama para 23 qershorit se do vinte drejtesi. Ne i thame qe ska drejtesi me Meten, por na thoshte tia linim atij. Ai vetem voten na kerkonte se pastaj do i jepte zgjidhje. Por ja tani jo vetem ska drejtesi, por nje miqesi, favorizim dhe lehtesira per Franajt dhe shume te tjere si Frangaj. Kurse te varferit futen ne burg me shpejtesi rrufe.
        Deshtime e Rames nuk kane te numeruar.
        Rama po ecen ne drejtim shume te gabuar.Per kete duhet nje nderrim urgjent ne qeverisje. Pas ketij viti nuk ka me shance per ndryshim ne qeverisje, sepse fillon viti elektoral, dhe cdo kritikues do quhet i Berishes.
        Prandaj ky eshte viti i fundit, per te korriguar gabimet e renda ne qeverisje. Per kete duhen nderruar shume ministra dhe drejtoresha. Por Rama kurrsesi nuk pranon ti beje keto ndryshime. Prandaj e vetmja zgjidhje eshte largimi i Rames dhe zgjedhja e nje kryeministri tjeter Socialist.
        Shume vete do thone me te drejte, e kush qenkan keto figura socialiste per kryeminister?
        Ne fakt Edi Rama u kujdes keto vite qe te mos kete asnje figure socialiste ne podium. Si cdo diktator, ai i zhduki numrat dy, tre, kater, pese e me rradhe. Tani ne PS ka vetem nje kryetar dhe nje tufe anonimesh qe leojne deklaratat e Rames si matrioshka. Te vetmit qe Rama ka promovouar jane Kocoja dhe Veliaj. Te dy te ndryshem nga njeri tjetri, por qe i bashkon nje gje e vetme, qe kurre skane dashur partine socialiste.
        Por kjo s’do te thote qe PS ska figura per kryeminister. Perkundrazi. Ne fund te fundit kush ishte formimi i Rames per kryeminister? Piktura? Apo klientelizimi i tij me Kocot? Apo dashuria e tij per breshkat dhe per lepujt?
        Socialistet kane plot figura per kryeminster qe jane me intelektuale dhe me te paster se Rama. Mjafton qe Rama te largohet dhe partia socialiste do i jape vendit qeverisjen qe merition. Dhe me ne fund edhe socialistet do vijne ne pushtet. Se sot socialistet jane ende ne opozite. Madje me keq se ne opozite. Kur ishim ne opozite te pakten mund te shanim Franajn, Fevzon, Canin, Cilin, Meten, etj etj. Por tani nuk lejohet ti shajme keta, sepse i shohim gjithmone ne krah te Rames, dhe s’eshte cudi qe se shpejti ne krah te kete edhe Bashen.

        Reply to this comment
    • toni November 1, 19:21

      Te votoje populli partine Fryma e re Demokratike te Bamir Topit dhe te mos votoje as pd ne e as ps ne. ti jepet mundesia nje alternative te re sic behet ne tegjithe boten dhe sic u be se fundemi ne Greqi ku populli grek ja me nga dhjete deputtete partine socialiste te greqise si dhe partine e atij samarasit qe ishte i lidhur me Pd e berishes.
      E vetmja kjo eshte zgjidhja per te shpetuar nga pd, ps e lsi.

      Reply to this comment
      • DIELLI mbi KORAB November 1, 21:19

        Edin me Sander Klanin
        Like Meta e pajtoi
        breket ja hoqi
        nga mbrapa e palloi

        Edi Skarlatina
        thot do boj shtet
        po njisoj si Berisha
        si gamor po pllet

        Reply to this comment
  2. elio November 1, 12:10

    Nje zgjidhje e re..Hemmmm!!!! Ne e beme e ne do ta zhbejme, ky KR.Me ne pushte nuk ka me sens.. Pervecse i deziluzionuar dhe i genjyer ndihem i turperuar…

    Reply to this comment
  3. Claus November 1, 12:32

    Jo mua mos me fut ne ate “qe askush nuk e kuptoi tere kete hile”, i nderuar Arben.
    Une e kisha me kohe te qarte, por kur shkruaja merrja vec sharje dhe fyerje.
    “Programet nuk prishin njerezit, por njerezit prishin programet”, nese shkruaj sipas stilit te Rames.
    Dhe une ata njerez nuk i kam besuar kurre. Sepse ata njerez kishin nje histori te tyren.
    Kaq i thjeshte ishte muhabeti, te pakten per mua.

    Reply to this comment
  4. Lili November 1, 12:51

    Po-, kemi shiponjen me dy krere po edhe kuçderen me dy krere:PD e PS qe 25 shkaterojne shqiperine.

    Reply to this comment
  5. info analitike November 1, 12:55

    Arben po ai nuk e paske ditur ti qe Zamiri ishte qemoti shok me Edvinin!!! Jo te lutem keto jane justifikime si kofini pas te vjelit. Zamiri mori sa e sa leje ne Tirane me firmen e Edvinit por ty nuk te ka lene dashuria per partine qe te hapje syte. Tani eshte vone te beni “mea culpa”.
    Mire e thote Claus ketu me siper, kush e ka njohur mire Edvin Ramen e ka ditur me kohe se cfare malli eshte ndaj nuk i ka besuar asnje minute premtimeve te tij bombastike. Ai edhe sot e kesaj dite, ne mes te germadhave qe po le, nuk ka hequr dore nga deliri dhe vetelavderimi.
    Rama ka qene dhe mbetet psikopat me ose pa kolltuk. E keqja se me kolltuk efektet e psikopatise se tij i vuan shumica e njerezve.

    Reply to this comment
  6. Kusaxhe November 1, 13:00

    Te lumte mendja e pena populli i shkrete genjehet per hic gje bravo

    Reply to this comment
  7. Pellumb Zaimi November 1, 13:02

    E ku ta gjejme zgjidhjen e re o Arben Duka ? Po hoqem Edvinin vjen Saliu po hoqem Saline vjen Edvini .Iken muti e vjen kaka ne Shqiperine tone dypolare o Ben Lunxheria dhe mjere Shqiperia! Zgjidhja e re buron vetem nga gryka e dyfekut ndryshe hajt t’ja marim kenges ” O Edvin tu befsha ferre/ Sill Saline dhe nje here…” Tung !

    Reply to this comment
    • LOVE November 1, 13:43

      shoku Zaimi
      ju jeni bolshevik i vjeter ,nga ata qe kane ngrene gjithmone bar por partine ….
      e di vete ,te spjegoj une pak propaganden qe vijon keto dite dhe qe do theksohet
      ne ditet qe do vijne ….
      krahu i juaj ideologjik ,torollak me pak fjale ,pretendojne ikjen e qeverise
      por qivirisja eshte socialiste ,se di sa me kupton ,ta them me thjeshte
      do bej kongresin partia ,reaksionarin Rama do ta perjashtojme ,ne Spac do e dergonim ,po eshte i mbyllur …do i bejme nje flleterrufe te gjate qe nga jaguari e deri te thonjte e paprere dhe pastaj rinovohet partia ,kucedra nxjerr koken tjeter …se kete veti ka kucedra ,ka shume koke ….
      dhe keshtu specialisto-socialistet mendojne se do ja hedhin ,do vene ndonje Bibilush aty ne krye ,qe as te ….as te leshon ,qeverisjen e kisha fjalen
      kjo per mua eshte tragjikomike ,por nuk keni asnje rrugezgjidhje tjeter
      ju ngelet te rrezikoni ,ne fund te fundit nje tufe me dele jini ,
      me pak bar kenaqeni …..nejse ,do bisedojme ,ohu sa muhabet i gjate eshte ky
      Blushin nuk jua voton njeri sidoqofte …. gjeni me shpejtesi ndonje tjeter
      them une ,keto jane eskluziv e imja ….se dhe per piktorin 2 vjet jete ju dhashe
      po hajt ,te ndryshojme pak teme
      e di si u vesha per festimet e Hallouinit ???????
      he mo e gjen dot ??
      si gjyshe Nexhmija ,ahahahahhaha ,pata shume sukses
      me garantuan qe shtrige e tille nuk ishte pare ne keto ane
      i thashe qe vetem nga anet tona rriten mostra , jemi krenar me mostrat tona
      Rrrofte Partia , Nexhmija dhe gjithe torollaket qe na mundesojne
      kete klase politike 😛

      Reply to this comment
      • Scorpion November 1, 14:34

        Loofi, shume shkruajte per asgje. mendon se do te vije Lulja dhe do ta bej fushe me lule!

        Reply to this comment
      • Kuakuarakua November 1, 15:23

        Mbete duke u zgerdhire o Love pederasti. Ky vend ka shume zgerdhires si ty prandaj nuk behet shtet serioz . Sa te jete rraca jote o majmun qesharak ky vend do ta kete te pasigurt te ardhmen . Shtetet serioze i ngrejne burrat dhe grate serioze jo ata qe gudulisin gojen me kollodok a te q…. Udhet ? Edhe kur ha mut zgerdhihesh Lovak ? Te befte mire halabak !

        Reply to this comment
      • gjermani i fundit November 1, 15:47

        Love, vishu si te duash por ne koke ver kungullin, hahaaahaa, se kungulli te shkon ne vend te kaptines, hahahaaa. Dole neper dyqane te te japin karamele?…

        Reply to this comment
        • LOVE November 1, 22:54

          po dola ,dola me gjithmend
          per 1 muaj i sigurova cokollatat 😛
          nje xhaxho me tha qe isha “gjyshe simpatike ”
          i dhashe adresen e origjinalit 😛

          me kaptinen time cfare ke ti ,mire keta te tjeret qe po qajne per partine ? nuk je dakort me ate cfare them une ?
          normal te duket qe po qajne se do u iki piktori dhe do ju vij doktori ? ka ndonje diference ? ose me sakte cfare dreqin duan keta ? keta te vdekur jane si me njerin dhe me tjetrin ….ke ndonje zgjidhje ti ?
          i madhi TOLSTOJ shkruante
          “nqs personat e korruptuar mblidhen bashke dhe krijojne nje force ,atehere personat e ndershem duhet te bejne te njejten gje ” …….

          po sot Shqiperi me thuaj si je ???
          Po pse nuk mblidhen më rreth teje, burrat me thinja të lashta ?
          Po pse po emigrojnë djemtë dhe vajzat e tua si zogjtë ?
          A nuk i shikoni këta këkëzbathurit me iks gjashta….?
          Puthin çdo gjë dhe duan nga një votë..!?

          O malet e Shqipërisë,
          o lisat e gjatë,
          përse nuk rrëmbeni?
          të gjithë nga një sëpatë ?
          bëhuni kosore,
          filloni marshimin,
          zbrisni në komunë,
          demaskoni krimin !
          zbrisni në qytet,
          tek ne qytetarët,
          shikoni si jetojnë
          edhe pashallarët..!
          mos kini mëshirë,
          për kët’ rracë njeriu,
          që ngrihet pa gdhirë,
          me oreks Ariu….!

          Reply to this comment
    • shqip November 1, 15:41

      Zaimi, Kendohet,madje vazhdon te kendohet dhe keshtu : – O Sali i teri ferre. /Ne t’a mban’, hajd dhe nje here!…

      Reply to this comment
  8. lavdosh November 1, 13:05

    nuk ka me drejte se kjo.
    Nje milion shuplakat do kthehen nje milion grushta kunder Rames nqs vazhdon ne kete rruge
    PS duhet ti tregoje vendin, para se te jete shume vone

    Reply to this comment
    • shqip November 1, 15:59

      Durim or mik! Nje miljon shuplakat,s’kemi kujt t’ja japim me. se luli juaj, eshte i rene pa asnje dacke… Ne 2017. Rames i shtohen nje miljon e gjysem perqafime! Hahaha…

      Pd.ist. U polli mushka,
      Sa patet baban e saj!
      Nashti u ka mbet lulushka,
      Ate kini,laj e thaj…

      Reply to this comment
      • info analitike November 1, 18:16

        Na mo shqip qe shkruan militanteshe! Po Ps-ne kush e perfaqeson? Edushka me Erjonken? Aman te keqen ha nje cike nga ajo e gjyshes tende se ti e ke merak.

        Reply to this comment
        • shqip November 1, 22:05

          Une s’hy ne raconin tuaj dhe te Loves!…

          Reply to this comment
          • info-analitike November 2, 03:02

            Ti ate racion e ke pasur dhe e ke ushqim te perditshem dhe rezultati eshte i dukshem nga era qe kuterbon.

  9. KontiMonteKrabes November 1, 13:17

    ME MIRE TE KISH NGEL KOMUNIZMI NE SHQYPNI SE SA NA MBETEN KOMUNISTAT, DHE POPULLI DO ISHTE ME I KENAQUR.

    Reply to this comment
  10. tr November 1, 13:33

    Hiq Pd +Lsi vendos Ps+Lsi nuk eshte me kombinim i mire. Normal qe keta do perpiqen te vjedhin sa me shume sa me shpejt se sundimin nuk e kane te sigurte. Lista me te punesuarit ne Tatime ishte shume interesante. Jo se nuk i dinim por ajo lista ne Excel e formuluar ne ate menyre me duket si listat e nazisteve ne kohe. Ky eshte me ne ai seshte me ne. Ne gjithe ate liste kishte vetem 2 a 3 te punesuar me konkurs gjithe te tjeret ishin qenefe politike. Nuk duhet pritur me 2 vjet. Nuk po flas per te rrezuar qeverine se kjo eshte rrezuar tashme vetem ta shtyjme. Duhet rrezuar gjithe establishmenti. Establishmenti do te na luftoje per kete por duhet bere nuk duhet te kemi frike. Eshte shume e lehte. protesta paqesore kudo. Nuk ka nevoje te vijne ne Tirane se kostoja eshte e madhe. Atje ku jane fshat me fshat dhe qytet me qytet. Kush do ta marre pushtetin. Jo luli, as Saliu, as Rama, as Meta madje askush nga ata qe kane qene anetare te nje partie politike ne shqiperi. Duhet dicka tjeter. Koha do ti nxjerre ne pah njerezit e duhur. Nuk ka me kohe dhe 2 vjet pritje do te ishin fatale.

    Reply to this comment
  11. kris 1 November 1, 14:21

    te lesh dy vjet banden e horrave te vajmedetit eshte shume.Te trembesh e mos protestosh nga frika se vjen ne pushtet banda e saliut i jep dore horrave.Saliu eshte ne kushte shume komode me horrin e rilindjes.Duhet nje qeveri teknike pa pjesmarrjen e bandapartive e cila te pergatise kodin elektoral mazhoritar dhe te pegjysmoje numurin e vendeve ne parlament.
    vendi nuk ka me kohe pr te humbur per te varrosur rilindjen se qelbet e kuterbon

    Reply to this comment
  12. per dokturaturat November 1, 14:26

    , te CILI , EDI E NIKOLLA dhe [email protected], me parate e tyre u shit edhe rilindja qe nuk lindi se nuk ishin te tille por nje canak qe vetem korupsion gatoji,dhe harroji shume premtime
    qe e dinte qe do genjente nje popull te varfer ,qe i dhapushtetin e qe pret te beje xhiro me jaguaret me qira,e te shkoje ne spital ku karten shendesore njesoj si letren ma vlere qe morem ne 92 dhe e mbajne si ajmali te fillimit te demokrazise, ne spitale ku ska ilace,e te luftoje me pensioni qe te paguaje drita qe e vjedhin rilindasit njesoj si ne shkuaren e te mendojne per ilacete e shendetesise falas ti bleje ne depot e konpanise farmaceutike te ilir beqes

    Reply to this comment
  13. Ada November 1, 14:54

    Fajin nuk e ka as Rama i paafti e bytheci, as Frangaj pabuksi nga fshatrat e Lezhes, as Samir Mane fshatari korcar… Fajin o njerez e ka ky popull idiot e i paditur. Ky popull i pagdhendur, ky popull qe te shet per dy parà, ky popull ku vellai vret vellain per gardhin e prones. Fajin e ka vetem e vetem ky popull dembel, qe nuk e di ç’eshte puna, por di gjithe diten te merret me tifoslleqe politike.
    Prandaj, ketij vendi i duhet bere kaka. Nuk meriton asgje tjeter.

    Reply to this comment
  14. gjermani i fundit November 1, 15:41

    Nikollaqi tha; – E di,
    kush ka paret nuk ka frike,
    te kam thene moj Olimbi,
    jeta eshte aritmetike.

    Nuk ka hic zgjidhje – ta dish
    o Arben labovari,
    si qemoti – po s’u prish
    nuk ndertohet per se mbari.

    Reply to this comment
  15. shqip November 1, 16:55

    Dhjete vite me pare
    Ben,o miku im,
    I’u perkule Sales,
    Gjer ne ngasherim!

    Nese s’te kujtohet
    thuajm’, te ta them
    E liga s’harrohet,
    Kur u mbushka helm!..

    I shave te tut’
    gjer te “Moll’ e kuqe”
    Mbete,nxirr e fut..
    o i kuq,me huqe.

    Ne dot s’e ndimon
    Mos i’u shto zullumit…
    Lere,se nderton,
    folene pullumbit..

    Folen e shkretuar
    nga qindra skifter!
    Qe prap jane leshuar
    Te vijn’ dhe nje here!

    Mos bjere pre o mik
    i Loves ne loje..
    Qe, dot nuk i qasesh
    nga ere ne goje…

    Reply to this comment
    • Tartufi November 1, 21:54

      Si shqip dhe pelivan
      ngele prape corbe nga preshi
      nuk ndrishove nga hajvan.
      si ka ngelur dhe Rexhepi.

      Po nuk te pelqejti e ndrojme vargun ,ne forme tjeter.

      Reply to this comment
      • shqip November 1, 22:19

        Po ti, c’pate o Tartuf!
        apo,ke zakon qeni.
        Nuk rri dot pa ngren…
        Apo,ha c’te zer’ dhembi?!..

        Reply to this comment
  16. padrino November 1, 17:26

    Edvini, eshte, kryekurve, me Hale nga salushi, dhe lulushi, …

    Reply to this comment
  17. Lleshi November 1, 18:34

    Sherimi i Shqiperise , drejtesia sociale , barazia perpara ligjit , ndeshkimi dhe konfiskimi i hajduteve , ndeshkimi i antishqiptareve qe shesin Atdheun per te bere lines dhe tampona per prostitutat qe kane ne shtepi , do te vije vetem nga e majta shqiptare !

    Jo e “majta PS e Edvin Ramovskit” , por shtresa e majte qe eshte 99% e popullsise shqiptare , duke flakur tej kete klase poltike antishqiptare !

    Nuk eshte se keshtu dua une , megjithe deshiren qe kam per keta hajdutet te japin llogari deri ne nje qindarke , por kjo eshte alternativa e vetme sociale qe objektivisht i ka mbetur shoqerise shqiptare !

    Si ne kohen e Nolit , ku fatkeqesisht pjesa dermuese ishin analfabete , do zoti sot eshte ndryshe !

    Se nje ze vengon nga lumi
    me bucet me zgjon nga gjumi
    se mileti po gatitet
    se tiranet lebetiten

    Reply to this comment
  18. a November 1, 19:47

    gut

    Reply to this comment
  19. katarakti November 1, 20:59

    Dakort. Rama na ka zhgenjyer keqas. Por cila eshte zgjidhja? Kthimi ne diktature apo kthimi i Sali Kuçedres?!

    Reply to this comment
    • Tartufi November 1, 21:58

      Jo mo hajvan pa vlere,,, as ne shtipje dhe as tek shpellaret dhe as tek stanaret
      por tek qytetaret,,, ketij populli nuk i mungojne keta te sakrifikuar.

      Reply to this comment
      • katarakti November 2, 12:01

        Mesa duket mor debil po mendon per veten tende. Sepse, mor idiot i lindur, si Nano si Rama jane qytetare. Bile ky i fundit eshte qytetar den baba den. Tani dil ti me traplliqet e tua e na formo nje parti, se dukesh qe paske kapacitet. Dhe mbylle halen o qelbesire kur te komentosh opinionet e mia. Nuk jemi bere ende si kembet e dhise… Plehre.

        Reply to this comment
  20. mirel November 1, 21:37

    Edi Ramiu I mesoi nje mesim shqiptareve qe per fat te keq nuk e mbajne mend.
    Problemi I armeve kimike, pavaresisht se kush ka te drejte apo jo, pala pro apo kundra, ishte nje test qe Ramiu e kaloi diuke iu nenshtruar presionit popullor.
    Revoltat ne tirane perballe kryeministrise e zbythen kokorocin Rami dhe ne vend te terheqes me pergjegjesi ai pranoi ne menyre teatrale se eshte nje djale “i bindur” I popullit te vet,
    Ama testin qe I beri Rama popullit nuk ishte terheqja para deshires se popullit, por perulja para tij. Ramiu u gjunjezua ne nje vendim qe nuk donte ta merrte, dhe arriti ne perfundimin se menyra me e mire per ti marre dhe per ti realizuar tek fek keto vendime ishte te mos lajmerohet populli per asgje.
    Ndaj lihen ne heshtje shume drafte e vendime qeveritare qe I hapin rrugen koncesioneve dhe shitjeve te pasurive publike..Radika eshte nje prej tyre, Lumi ndryshon rrjedhen, Ramiu thote “per ca meter kub uje me pak nuk behet qameti”
    Ramiu thoshte qe nuk e linte Vjosen te shkaterrohej neper diga, ne gusht ngriti draftin per lejimin e ndertimit te digave dhe hapjen rruge te koncesionareve per te perdorur gjene e popullit si iu do menderja,
    ceshtja e Frangaj eshte nje ne njemije qelbesirlleqe qe po ben Ramiu, me vendime te fshehta dhe vendime te lena ne pergjegjesi te Berishes, per te cilat Rama here eshte I ndjeshem, si Vila e vjerrit te Lul Bashes, dhe here eshte tejet I papergjegjshem si kjo pasuria e Frangajt.
    Ceshtja e detit eshte lene ne harrese te plote dhe dreqi e merr vesh cbehet prapa kuintave me dron dhe ndeshjeve te futbollit, qe i sherbejne Ramiut per te bere dhe rolin e aktorit, pervec atij te piktorit.
    Pasi e ngjyros skenen mavi me ngjyra pothuaj zi e kuq, Ramiu, ky armik i eger i prones publike te shqiptareve, diku ben kontrata dhe mareveshje ku tenderat dhe koncesionaret kalojne ne pronesi te tyre prona te individeve dhe prona publike.
    Jo pak me pare ndodhi pothuaj nje lufte midis koncesionareve te peshkimit perfshi nje deputet te PSse qe kishte marre te drejten absolute te peshkimit mbi Liqenin qe eshte i te gjitheve, pasi ky si i PSse ja mori me ligj edhe pushtet atij te PDse, thua ti se PS e PD paskan te drejte te shesin e te blejne Shqiperine sa here dhe si iu do qefi.
    Tani po bejne gati projektligjin tjeter, me te poshter qe eshte bere ndonjehere, ate te kompesimit te pronave, ku ish pronaret do kompesohen me vlera nga 20,30 deri ne 40 % nte vleres se prones.
    Ku eshte pare dhe degjuar, qe shteti te legalizoje zenien e padrejte te prones, dhe ta pjestoje me perqindje , dhe aq me teper pronarit te ligjshem qe i takon teresisht ti jape vetem maximumin 40 % te asaj vlere te cilen shteti do ta vendosi vete??
    Kjo eshte grabitje e hapur, dhe vendosje perfundimisht e ligjit te dhunes diktatoriale mbi pronen.
    As Enver Hoxha nuk e tjetersoi pronen tek individi, por i la tapite e vjetra te dokumentuara ne kadaster pa i djegur apo shkaterruar, pa ia dhene asnje individi personalisht pasurite e dikujt, thjesht shteti i perdori pronat por nuk i tjetersoi.
    Kjo qe ben Edi Ramiu eshte finalizimi i te gjitha grabitjeve qe ka bere Berisha me bandat e tij dhe grabitjet qe po ben banda e Edit, eshte ne menyre te hapur ligjerimi i grabitjes se prones.
    Ky ka arritur kulmin e antishqiptarizmit me politikat e tij te marra kunder individit dhe burgosjeve te pakuptimta te varfanjakeve.
    Ky e ka diskredituar dhe shkelur dinjitetin e njeriut te pafuqishem, e ka terhequr zvarre ne turpin e te qenit te varfer, nene me femije kane fjetur ne burg pse skishin leke te paguanin dritat, ky eshte kulmi i dhunes se shtetit kunder individit.
    nuk behet me fjale per politika te pritshme te permiresimit te jetes apo te ekonomise,
    Cdo gje eshte ne shitje, dhe vete jeta e shqiptareve eshte ne shitje,
    tashme shqiptaret jane te detyruar ti paguajne xhelep Edi Ramiut dhe minjve te tjere qeveritare te cilet nuk kane me se te mbushin arkat e shtetit, se i vjedhin te gjitha per vete, dhe vene e rrjepin popullin e varfer me kupona tatimore.
    Sa per pronat, harrojini..
    Neser do jemi te gjithe humbes, nese nuk jemi zuzare dhe shtetare

    Reply to this comment
  21. Socialisti bythpambuk November 1, 21:39

    I nderuar poet ,
    Te gjithe bisnesmenet dhe njerezit e pasur ne Shqiperi , si Manaj , Ulaj , Frangaj dhe dhjetra ne mos qindra te tjere, nuk kaluan sot te Rama . Keta kane qene te Rames ne vitet qe Ai ishte Kryetar Bashkie, madje shume nge keta u pasuruan nga Rama si Kryebashkiak.
    Kur erdhi Saliu ne pushtet ata kaluan me Saliun , por nga Rama nuk jane larguar per asnje dite , sepse Ai ka pjesen e tij ne keto bisnese . Edi Rama eshte shume me hajdut se Saliu , por Saliu ja kalon ne krime dhe vrasje .
    Prandaj kerkohet nje zgjidhje . Me e drejte do te ishte qe Partia Socialiste ta shkarkonte kete mashtrues dhe hajdut nje ore e me pare dhe te zgjidhte nje tjeter Kryetar te PS dhe Kryeminister . PS nuk i kane munguar intelektualet , cilido qe te zgjidhet , do te jete 100 here me mire se ky psikopat qe kemi ne krye . Por problemi eshte qe kush do te beje te mundur qe te largohet Edi Rama ?Ketu zgjidhja behet e veshtire kur shikon qe PS , deputetet e saj , kryetaret e PS ne rrethe , anetare te Asamblese ,jane teresisht indiferente dhe te nenshtruar ndaj Edi Rames . Ata e shikojne qe PS po shkon drejt shkaterrimit total dhe nuk guzojne te thone nje fjale . Edhe Blushi qe ngriti zerin para disa kohesh , u mbyll ne shtepi dhe shkruajti nje roman .Te tjeret cte thuash ? Pandeli Majko meret me probleme nderkombetare , nje adoleshent 50 vjecar , Erjon Brace gjoja i ndershem dhe kritikues ne tuwiter eshte nje servil i neveritshem i Rames , per mos te folur per Gramoz Rucin te cilin e mbajne per njriun e afte dhe organizativ te Partise . Ky jo vetem qe po e shkaterron PS por eshte servil i Edi Rames , sic ka fytyren ka dhe shpirtin.
    Pra me kete PS qe eshte sot , shpresat jane shume te pakta .
    Atehere mbetet varianti i dyte , krijimi i nje force te Re politike me theks te majte , (te djathte ne Shqiperi ka shume pak , as 10 % ). Une do te doja qe kete nisme ta mare stafi i gazetes DITA .

    Reply to this comment
  22. Azemi November 2, 08:11

    Doli me I madh zhgenjimi se shpresa qe patem per Edvinin,katrahure me keq se Salushi,nuk I falet ka dhe pak kohe te rregulloj gjerat por me duket se nuk don,mos ka qellim te shkaterroj PS.Per deri sa mblodhi bashkiaket e I vuri ne qeveri dihej kjo pune.Ka mbledh te gjithe servilat rreth vehtes dhe nuk guxojne ti thene dot nje fjale.Socialistet I ka lene rrugeve,por dhe keta do e lejne rrugeve.

    Reply to this comment
  23. Tani.deutschland November 2, 09:20

    Njezet e kusur vite
    Na terheqin zvarre
    Shpresen na e vrane
    Na futen ne varre.

    Pardesyte e bardha
    I ben pis me gjak
    Keta pisat e Alise
    Peshtymen kane hak

    Ca coje me te djathte
    Te tjere i la majtas
    Corbe me kriminele
    Me ne tallen haptas.

    Hedhin e presin
    Bejne qoka nder vehte
    mjeri ti o popull
    Prape i dhjere mbete

    Plehrat e Ramizit
    Duhen flakur tej
    Se ndyshe o popull
    Me keq do te gjej.

    Reply to this comment
  24. intelektuali November 2, 09:43

    KUR ERDH DUCJA E ITALIONI
    POPULLI THA:
    DJALLI TE VIJE NA SHPETONI
    KUR ERDH HITLERI E GJERMONI
    POPULLI THA:
    DJALLI TE VIJE NA SHPETONI
    KUR ERDH ENVERI E LEGJIONI
    POPULLI THA:
    KA ARDH DJALLI VETE NA MESHIRONI

    Prandaj historia e bejtes tende e ka zanafillen tek Partia e Punes dhe tek kauza e kesaj Partie qe la pas Enver Hoxha per ta mbajtur Vatanin si nje CIFLIG personal te Mafies me pushtet, sepse o Arben Duka vjershetori:

    SALIU, LIKJA DHE EDVINI
    NUK JANE FARE SI XHEBRAILI
    PYKA S’HANE NGA MORALIZIMI
    MENDJEN E KANE TE PASURIMI

    Zgjidhja e re do te vije:

    KUR POPULLATA DO TE ZGJOHET
    DHE MILETI DO TE KTHJELLOHET
    NGA ENVERIZMI TE MOS MASHTROHET
    DHE NGA GABIMET TE MOS ANKOHET

    Reply to this comment
  25. kukuvajkat November 2, 13:10

    Kur zihen kurvat e lagjes tone i thone ketij ” intelektuali-t “: pika ne bythe dhe ne tru se zotrote ngele hu !!!!????

    Reply to this comment
  26. petrika November 2, 14:38

    O popull,mos harroni reformen ne drejtesi dhe pastaj,neqoftese Rama nuk arreston Berishen dhe kupolen e PS-se,atehere te ngihemi e te kerkojme qe Rama te qerohet nga pushteti dhe nga kreu i PS-se.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*