VARGJET: Po të mbjellësh erën, do korrësh furtunën!

April 23, 2015 15:53

VARGJET: Po të mbjellësh erën, do korrësh furtunën!

Arben Duka

 

Ka një muaj-na çuditën,
në ekrane gazetarët,
me pyetjen super-idiote:
“Përse ikin shqiptarët?!”

Përse ikin?-Përse ikin,
shqiptarët nga Shqipëria?
Po kuptohet-o idiotë,
që ikin nga varfëria!

Përse ikin?-Përse ikin,
retorikë nuk bëj unë,
ikin-more diturakë,
se këtu nuk gjejnë punë!

E kupton dhe bufi i bufit,
pse bije ajo këmbanë,
shqiptarët ikin e ikin,
se nuk kanë as bukë të hanë!

Ikin dhe kohën s’humbasin,
për azilin politik,
po të gjithë flasin e flasin,
për azil ekonomik!

Nuk është një mëkat të themi,
dhe as kurth’ i tradhtisë,
që ikjen shumë e mendojnë,
si dështim të qeverisë!

S’ka arsye që ekranet,
të ndërmarrin një studim,
kur duket me sy të lirë,
dështimi në punësim!

Po të mbroja qeverinë,
sot do bëja maskaranë,
kur këtu me mijëra njerëz,
as dhe bukë s’kanë të hanë!

Do të bëja maskaranë,
po të mburrja qeverinë,
që s’ka bërë as minimumin,
për të zbutur varfërinë!

Nuk është se s’ka bërë asgjë,
si po thotë xhaxha Saliu,
po në qendër të vëmendjes,
nuk ka qenë aspak njeriu!

Tjetër gjë nga qeverisja,
më të shumtit kemi pritur,
dhe çudira të ketë bërë,
hiç mirëqenien s’e ka rritur!

Qeveria mund të thotë,
kjo është propagandë e zezë,
po të shkretat Lungo Mare,
nuk i shtron dot në tryezë!

Flamurin anti Rilindje,
nuk kam marrë në dorë ta tund,
po këtu-e them me bindje,
të shumtit kanë marrë fund!

Përse ikin?-Përse ikin?
S’ka nevojë për fantazira,
njerëzit ikin nga e keqja,
s’ikin kurrë nga e mira!

Ta lëmë Shqipërinë e Madhe,
si zgjidhje të historisë,
të kthehet prioritare,
lufta kundër varfërisë!

Janë ca fjalë hipotetike,
që nuk i di vetëm unë:
“Nëse do të mbjellësh erën,
do korrësh vetëm furtunë!”

April 23, 2015 15:53
Komento

23 Komente

  1. Kris 1 April 23, 15:58

    bravo

    Reply to this comment
    • adri April 23, 16:49

      Po jane gjyqtaret e prokuroret e korruptuar qe po e shkaterrojne shpresen e shqipetareve. Politika dhe parlamenti duhet te nderhyje urgjentisht dhe te rreformoje prokurorine dhe gjykaten. Po nuk u arrestuan prokuroret dhe gjyqtaret e korrptuar nuk do te kete shprese per shqipetaret e varfer ne shqiperi sepse pasurine do ta marrin horrat dhe kriminelet.

      Reply to this comment
    • Bokot April 23, 22:57

      Njehere ne nje bisede me nje avokat folem per sistemin gjyqesor te korruptuar. Ai me tha dicka qe po provohet shume e vertete: E keqja me e madhe vjen nga klasa politike te gjtha te tjerat jane ne plan te dyte.
      Njerezit ikin sepse ky vend eshte i marre fund. Nderkohe qe njerezit po vuajne urie qeveritaret e rinj lundrojne ne luks duke harxhuar miliona per rregullime te sarajeve te tyre, per makina liksoze dhe me tendera 100 perqin te fiksuar ndersa qelbesirat opozitare po hane hajduterite e tyre shumevjecare te pashqetesuar. Ky popull duhet te bojkotoje ne mase zgjedhjet lokale dhe dalengadale te pergatitet per nje permbysje te madhe duke hedhur ne hale gjithe klasen politike. Kjo eshte e vetmja zgjidhje. Zgjedhjet lokale jane te kota nuk ma projekte me njerez bosh dhe pa asnje te ardhur. Thjesht do te vegjetojme dhe ata do pasurohen. Bokot, bojkot, bojkot masiv.

      Reply to this comment
    • Trebeshina April 24, 12:48

      Ne shume vargje qe godisje Berishen erdhi nje moment dhe une te thashe ne komentet e mia se:Pena jote godet vetem ne nje krahe,dmth.krahu tjeter eshte i kulluar,por jo me ne funde e rregullove shenjestren dhe u tregove vendin edhe maskarenjve te rilindjes,bravo Arben!

      Reply to this comment
  2. V.DUKA April 23, 16:03

    Vetem te mire ka te thuash te verteten. Kur e thua shkurt mire e kuptueshem, kur e thua dhe me vargje aq me mire.

    Me respekt V.Duka.

    Reply to this comment
  3. Rakipi April 23, 16:04

    Hallall e pac me kete vjershe qe ke bere.

    Qeveritaret duhet ta studjojne kete mesazh.

    Reply to this comment
  4. Artur April 23, 16:05

    bravo z. Duka, po politike, vetem te verteten. Artistet per kete shquhen.

    Reply to this comment
  5. Edi April 23, 16:07

    Idiot je ti që s’ia paske haberin e asaj që po ndodh.
    Njerëzit po ikin se janë të trashë dhe nuk e kuptojnë që Gjermania nuk ka as toka për të populluar dhe as punë për emigrantët e mendje ndritur shqiptarë.

    Reply to this comment
    • Vëzhguesi F April 23, 18:11

      @ Edi! Me duket si “idioti dhe i trashi” je ti dhe jo poeti qe fyen e aq me pak populli i varfer dhe pa shprese. “Filozofite” e tu tregojne mjerimin e mendimit dhe kultures tende.

      Reply to this comment
  6. TOTILA DIREKT PRENOST April 23, 16:11

    Nuk i heq asnje presje asaj qe ti ke thene ne vargje !
    Te tjera ben ,te tjera thau ,
    Qe te ma maresh mendjen mua .
    Fjale dhe vetem fjale dhe pord..me rigon ne facebook ,asgje me shume .
    Eshte turp qe per 24-25 vjet mbas diktatures vebdi yne me shume resuse mbi dhe nentokesore dhe me nje Alternim brilant te brezave gjeografike klimatike ,te vuaje kaq shume qeverisjet sa arrogante po aq dhe te pa-afta te te 2 kraheve ,qe na detyrojne qe te hame “””Buken e helmatisur “” te kurbetit !

    Reply to this comment
  7. myzeqeja e vogel April 23, 16:31

    Sakte Duka, shumica eshte shume e varfer…

    Reply to this comment
  8. shoku " Shpati " April 23, 16:47

    Plase sa plase dhe iu afrove pak rrealitetit . Por mos harro zoteri se ke qene ti se bashku me shume kokboshe politikane e gazetare qe e keni mitizuar kryeministrin . Tani qe bien kambanat kerkoni ta lini menjane . Ne politike dhe ne qeverisje nuk duhet te kete fjale te mira pasi dihet ku shkon vendi . Kritika eshte ajo qe e nderon nje kryeminister dhe jo elozhet !!!

    Reply to this comment
  9. Hëm... April 23, 16:57

    O Beno te drejte ke por nuk eshte qeveria, eshte sistemi qe nuk perfill me njeriun por ka ne plan te pare egon dhe pasurimin e shpejte. Njeriu behet i mire vetem kur i troket fundi se e kupton se asgje nuk merr me vete nderkohe qe monizmi, shaje sa te duash, vleresonte punen e ndershme dhe korrektesen mes njerezve. Tani eshte vone dhe ashtu si e degraduam komunizmin, po degradojme edhe demokracine por faji nuk eshte i popullit se ai do te mbijetoje por i zagarve ne politike qe vihen ne sherbim te greko-serbit sic kane bere kete cerekshekulli. Ajo Shqiperia etnike perkthehet ne tregje dhe pasurim per te gjithe por jane dy gjera qe iu vodhen ketij populli – prona dhe vota prandaj dhe bejne ligjin maskarenjte dhe nuk ka prokuror e gjykate ti rrase brenda. Sa per rilindjen ajo e humbi kauzen kur PS u lidh me LSI… por atehere keta qe bilbilosin sot, nuk u ndjene fare se coku prisnin te lepinin ndonje zhape a kocke.

    Reply to this comment
  10. albi April 23, 17:31

    o arben bukur e ke thurur ne vargje por duhet te godasesh me fort me vargjet e tua sepse dilema qe hedhin qeveritaret qe organizohet nga disa te inkriminuar , eshte genjeshtra e e madhe sepse njerzit po ikin nga varferia dhe korrupsioni i lartye i qeveritareve dhe luftohen peshqit e vegel qe nuk sjellin asnje ndryshim.Duhet shpjeguar qe dhe njerezit te jene te qart qe kur te shkojne para kutise ti therrasin mendies.

    Reply to this comment
  11. kopi April 23, 20:38

    Te lumte , o Beni, me ne fund ia perplase Edi Rames dhe cunakeve te tij qe i kane buzet me qumesht dhe duan te drejtojne Shqiperine. Keshtu po, mos ia mbaj anen Rames kur na thua
    Nuk është se s’ka bërë asgjë,
    si po thotë xhaxha Saliu,
    po në qendër të vëmendjes,
    nuk ka qenë aspak njeriu!

    Derisa nuk eshte ne qender njeriu, cfarre ka bere Edi? Jo gjithcka Saliu e ka gabim, o Beni! Ja qe ka thene te verteten qe me ne fund e pranove dhe vete, duke thene se nuk e bej dot maskarane qe te mos them te verteten.

    Reply to this comment
  12. N.VJOSA April 23, 21:00

    O Arben Duka,
    Kjo gjendje varferie nuk eshte vetem ne Shqiperi!
    Eshte pothuajse ne te gjitha vendet e Lindjes!…
    Ketu ku jam une shikon çdo dite grumbuj me Rumune, afgane , çeçene, bullgare, turq, siriane, irakiane, …nga shume vende…., kerkojne pune si shqiptaret tek sheshi Omonia…
    SKLLEVER MODERN TE SHEKULLIT TE 21-TE….
    Te mundesh varferine, me zgjedhjen e nje force politike ne pushtet, do te ish kollaj fare….
    Me e habitshmja eshte se per fenomenin e ikjes masive te shqiptareve flet A r q i t e k t i i Varferise, Sali Pisqolla dhe shpura e tij…
    Pse ikin shqiptaret?
    Ikin se genjehen, se njohin gjendjen, se dine se çfare mundesish ka neper Europe per tu punesuar…
    Para ca ditesh ish tek une nje mik i familjes, rri ne Itali, me familje, me shtetesi italiane…erdhi ne Austri te gjente pune sepse ne Itali e kish pothuajse te pamundur te punesohej!!!!…
    Provuam nje jave…gjetem nje pune ne nje servis makinash ( shtetasit italiane nuk kane nevoje per letra pune…)Provoi te kontaktonte me Shefin, por….NUK DINTE GJERMANISHT!!!!!…
    – Pa ditur gjuhen nuk te punesoj dot, i tha shefi….Se une te them merr çekiçin, ti me sjell gozhdet…
    Dhe ai u kthye perseri ne Itali…
    Tani , kush mund te me thote si mund te punesohet nje shqiptar, qe ka nje vize vetem tre mujore?!…
    Per te gjetur vend pune duhet leje pune, gjuha, vize per kohe te gjate…
    Por vitet e fundit eshte rritur shume papunesia!!!!
    Ka shume njerez qe genjehen lehte se do gjejne parajsen neper Europe!…
    Jo , ore vellezer, beni çfare eshte e mundur dhe nisni aktivitet privat ne Shqiperi!
    Une po te isha ne Shqiperi, atje ku e ndiej vehten me te kualifikuar do perpiqesha te nisja te
    punoja….Ne fillim nuk do fitoja shume, por ai qe do te punoje, e gjen një mundesi!….
    Mos u genjeni nga propaganda e Sali Lulushit se fajin e ka Qeveria!…
    Ja, mund ta largoni Edi Ramen dhe mund te vihet nje kryeminister tjeter!…
    A mund te zgjidhet papunesia?…
    Shqiperia eshte e zhytur thelle ne borxhe…Europa nuk ka aq shume mundesi qe te investoje ne Shqiperi, ka plot vende te varfera edhe brenda familjes europiane, qe kane varferi ekstreme!…
    Edhe menyra si e shton problemin ArbenPoeti, me duket e gabuar:
    Po te mbjellesh eren, do korresh furtunen!…
    Keshtu e thote Populli, por ne rastin konkret nuk eshte Qeveria qe ka mbjelle eren!…
    Era ka kohe qe eshte mbjelle!…
    Ka shume arsye pse Shqiperia, nje nga vendet me te pasura ne Europe, potencialisht, eshte me e varfera…
    Shpesh here ndodh keshtu, VENDE TE PASURA FAKTIKISHT, JANE NDER ME TE VARFERAT…
    PSE?
    SEPSE GRABITEN…GRABITEN NGA TE KORRUPTUARIT VENDAS, POR DHE NGA
    PESHKAQENET E MEDHENJ TE BOTES…
    ESHTE E VESHTIRE TE GJENDET DIKUSH QE TE QEVERIS DHE TE PUNOJE PER SHQIPTARET…
    Disa, me qe nuk pushojne kritikat per Qeverine, do tu thosha:
    Rrezojeni Ramen dhe vendosni Lulushin!!!!!!!!…
    Por kam frike se do bini shpejt nga shiu ne bresher….!

    Reply to this comment
    • LOVE April 24, 05:23

      @ Neti
      je harxhuar kot me gjithe kete pamflet ,po ne respekt te fjales se lire ,mund te shkruash dhe nje tjeter 🙂
      shkurt ,thjesht dhe qarte te them une 2 fjale
      Detyrat per qeverine Rama ishte dhe ngelet
      NDERSHKIMI
      mos kryerja e kesaj detyre sjell mbylljen e rubinetit te investimeve
      Brukseli ka folur qarte me qeverine ne ate koh kur ju ekzaltoheshit per fitoren
      pastaj mjafton te me lexoje mua ,dhe ti me ke lexuar gjithmone ,kam 2 vjet qe po ta perseris deshtimin me sukses 🙂 drejtesia Neti, drejtesia ben shtet
      ato qe u quajten reforma u perkthyen ne skllaverim te shtreses qe ishte keq e mos me keq …prandaj librat thone qe minimalisht duhen 5 vjet per te pare reformen …po partia juaj ecen nga fitorja ne fitore
      ikja e shqiptareve eshte nje akt i paster politik , nuk ka me shqiptar qe genjehen sot , eshte e ushqyer direkt nga klasa politike ne fuqi dhe ketu perfshij te gjithe sepse ti e di qe une mendoj se nje mmmm……et e ndar ne gjysem jane 🙂
      Biroja federale e hetimit ,qe nuk ishte gje tjeter vec nje strukture paralele e KLSH deshtoi me sukses …dhe ta kisha thene ,sigurisht mos prit qe dhe une te mendoj qe e rrezoj Kushtetusja, dhe FBI iku nga erdhi nga Kushtetuesja jone
      dhe nje detaj te vogel ,pastaj mbarova
      jam shume e ngarkuar me pune dhe cdo gje e degjoj me vone
      degjova jo me larg se dje ,ate emisionin Opium te Fevzos dhe me “mahniti” reagimii Balles kur doli av i Frrokut qe i kujtoi darkat me klientin e tij
      por ajo qe me”mahniti” me shume ishte replika e Taulant Baltes
      me yllin ne ngjitje
      …me Griden pra …kur ajo e quajti qelbesire te bashkuar
      ne nje moment ,Taulanti thote : po si te me quaj qelbesire nje perfaqesuese e opozites ,ku ne bejme rotacion cdo 8 vjet ,njeher ata ,pastaj jemi ne
      aty nderhyri ai reptili qe drejton dhe i thote …jo 8 vjet eshte ne Shqiperi rotacioni …se ne vende te tjera nuk ndodh keshtu
      tani ,para se ti te me replikosh dhe te me shpallesh reaksionare ,degjoje njeher dhe me thuaj : Si e kupton kete fraze ti ?
      po munde me spjego ,per kete u votuan ata ? 1 mil vota ndalen vetem te rotacioni ???? sepse ndonje gazetar qe ti kerkoj spjegim Taulantit nuk kemi
      Taulanti thote qe Kosova nuk ben per Tiranen ….po besoj se nenkupton rotacionin ….thjesht thote Basha te iki se tani
      e kemi radhen ne …mos te bejme asgje

      Leri rehat shqiptaret Neti ,lerini rehat te gjithe !
      Parajsen nuk do e gjejne ketej ,por te pakten do jetojne pa fytyren e Edit dhe te Saliut …..vetem per kete po ikin .

      te kerkoj ndjese per mospergjigjen ndaj replikes tende te re ,por ditet na jane ber 20 oreshe ne pune …gjithmone nje histori degjojme
      AI VEND NUK BEHET ME !
      [dhe une nuk harroj asnjeher tu them qe rilinden …kokepalar ]

      Reply to this comment
    • iliri April 24, 11:45

      Je lodhur kit qe ke shkruar gjith keto rjeshta qe nuk perputhen me ate qe po diskutohet.
      Pro diskutohet pse ikin shqiptaret. Kuptohet se nuk ka pune ne Shqiperi dhe se varferija po shtohet. Kjo tregon se qeverija nuk ka ne qender te vemendjes njeriun dhe nuk po hap vende pune ashtu si premtoi.
      Ti po na tregon se je diku jashte Shqiperise, dhe ju qan hallin atyre qe po emigrojne. Kjo eshte teme tjeter me ate pse apo per c’shkak po ikin shqiptaret.
      Po pse kur emigrove, ti dinje perfekt gjuhen e huaj? Menjehere sapo shkele ne dhe te huaj,t’u luten te vinje te punonje ne ndonje banke apo ne ndonje zyre? Prandaj auto qe ke shkruar jane me teper mendjemadhesi se sa koment i duhur per problemin qe po diskutohet.

      Reply to this comment
  13. Kris 1 April 24, 03:36

    Vjosa,si Saliu dhe Rama kane dashur dhe duan te bejne shtet.Shtet per Zenin dhe Zahon.Mendoj se per shkak te borxheve Saliu ndaloi manipulimin e zgjedhjeve dhe nje pjese te pushtetit ja kaloi butesisht Rames.Aktualisht shumicen e pushteteve dhe ka berisha.Ram baba me ceten e vet kane pushtet sa per te gerryer thesarin
    Jetoj ne amerike dhe ketu demokracia ,pasuria dhe puna kane nje kuptim tjeter dhe qeveria punon per zgjedhsat .Te punoje per vehte nuk e le opozita ,gjykatat dhe populli i mrekullueshem amerikan.
    U largova ne kohen e Nanos ,se si njeri me bindje te majta pashe se te majtet ne pushtet ishin po aq preverse sa banda e Saliut.Problemet ekonomike i kam zgjidhur dhe per niperit e porsa lindur por mendjen e kam tek shqiperia.Aty fshesa duhet ne shtresen e mafies.E provuam Nanon kur ca hajdut e besimtare thoshin ta leme qeverine te punoje.E lame dhe per 8 vjet punoi mire.Vodhi e shiti sa mundi.

    Reply to this comment
  14. "Horri i Bulevardit" April 24, 05:51

    Shume dakort me Duken, qe i sjell ne poezi, dilemat shqiptare.
    Por i kujt eshte faji? Ndokush do te thote mos u merr me fajin, jo mor zot do merrem, se me syte tane e pame, kush po merrte drejtimin e shtetit dhe heshtem, me syte tane e pame se ai ne krye vrau, por heshtem, me syte tane e pame se shkaterroi Shqiperine, por prape heshtem, me syte tane e pame Gerdecin, por prape heshtem, shume gjera beri ai shtaze me fytyre njeriu dhe sot birbilon ne parlament dhe ne prap po heshtim.
    Cdo mbjellesh do korresh, riperserit Arben Duka, po dhe populli mbolli salehun dhe po korr kaosin, papunesine, urine dhe “trimat” biznesqene, qe skane asnje strategji zhvillimi.
    Salehun me te vetet e ka zene halli se po ikin shqiptaret, le te ikin, prape do te kthehen me te varfer, ashtu sic e besuan salehun ne vitet e piramidave, ku shiten shtepi dhe katandi, le ta degjojne edhe sot, shisni cdo gje dhe mbathjani, por kur te ktheheni, mos kerkoni nga qeveria tju strehoje.
    Une qe flas keshtu i shoh me syte e mi shume te ardhur, qe ne ditet e oara te ardhjes ketu, blene ajfona dhe po behen zinxhiri i krimit te droges ketu ne Gjermani.
    Te pakten me disa qe kam folur, te cajne menderen, duke treguar bema dhe histori biznesi te suksesshme, ne kohen e salehut, histori qe punesonin femije nga mosha 6 vjec, per ti nxjerre nga galeri te hapura me kazma, kova me krom.
    Nuk ngritem zerin ne vitin 90-92, kur e pame qe shtetin pi e merrnin ne dore ish spiunet e sigurimit, tani mbylleni halen dhe lereni Rilindjen te punejo, te pakten qe ata qe sot jane te mitur, te gezojne jete me te mire, kur te behen ne moshe madhore.

    Reply to this comment
  15. N.VJOSA April 24, 10:21

    Ke te drejte LOVE.
    Drejtesia eshte alfa e çdo shteti te se drejtes.
    Por po te vendoset drejtesia …. si do mbrohen politikanet e korruptuar?!…
    Keta politikane qe kemi sot , me pak perjashtime, mendojne per xhepat e tyre…Edhe Rrotacioni qeverises nuk mendoj se ndihmon…Lulushi i beri shurren Tiranes dhe duhet ti beje shurren edhe Shqiperise?!…
    Ti Love, thua me deshperim , se Shqiperia nuk behet…
    Behet Shqiperia , behet, por do administratore te zot, te qeverisin mire pasurit e shqiptareve, per shqiptaret!…Por atyre te zotve, duhet tu lutesh te vijne te qeverisin, se e dine pergjegjesine qe marrin mbi vehte…
    Por ata te zotet, nuk i lejon kjo mafje qe eshte instaluar me ndihmen
    edhe te Mafjes nderkombetare…
    Ata qe kane vjedhur me shume, nuk e lene qe te vendoset Drejtesia, se u zbulon horrlleqet…
    Mire, Love, mire, ke bëre permiresime…. po i ploteson kushtet te marrim partizane…

    Reply to this comment
  16. Shefi April 24, 10:24

    SI MUND TE ZBUTET PAPUNESIA

    Pas problemit te droges e te shperthimeve me tritol , duket se radha I ka ardhur fenomenit te papunesise qe kap nje pjese me te madhe te popullsise . Faktikisht papunesia ne Shqiperi eshte prezente. Ajo eshte nje problem I mbartur ne vite ,per te mos thene edhe qe nga periudha e para viteve 90 –te , kur ai sistem rrekej duke hapur vende te reja pune . Besoj te gjithe I mbajme mende perpjekjet jo shume te frutshme te asaj kohe me hapjen e tokave te reja , mbjelljen e polifiteve , shfrytezimin e minierave jo efektife etj.Edhe aksionet e organizuara ne ate kohe ishin nje forme punesimi . Ne qofte se te rinjte nuk paguheshin te paketen hanin dhe laheshin pa bere shpenzime. Ky problem I shkon per shtat proverbit qe vete populli yne e perdor, kur thote: “ Mbjellin te tjeret e ham ne dhe mbjellim ne per te ngrene te tjeret “.Pra ,c’kane mbjelle te tjeret ?
    Papunesia eshte nje fenomen global , kur vende si Spanja deklarojne se shifrat e te papuneve arrijne ne 23.7 % , po keshtu Greqia e Italia fqinje . Nese keto vende do te kishin mundesi punesimi nuk do te kishte nevoje as per shkalle kualifikimi dhe as per viza e kontrata pune .
    Largimi per shkak te papunesise eshte kthyer ne nje epidemi . Shqiptaret jo se me pare nuk ishin te varfer e te papune , por pasi pane qe kosovaret e ikur nuk po kthehen, shpresuan se nje gje te tille mund ta aplikonin edhe vete . Nuk di qe maqedonasit , apo serbet te jetojne me mire .
    Se fundmi mund te them se pas Kosoves dhe ne nuk jemi large ndikimit te reaksionit qe ushtrojne fqinjet per destabilizimin e vendit, te permbysin qeverrite , te bejnte shpopullim te vendit duke bere gjithje e me shume njerez te pakenaqur.
    Duke lexuar shtypin e ketyre diteve shoh qe shume media jane te shqetesuara e perpiqen qe gjithesekush ne meneyren e vete ta pasqyrojne kete fenomen , te akuzojne , por ngurojne te gjejne rrugedalje .
    Mendimet qe do te sjell I bazoj ne parime te tilla si :
    -Puna si nje e drejte themelore e njeritut . Si nje veprimtari qe shnderroi majmunin ne njeri.
    -Nuk ka rendesi se sa prodhohet me e rendesishme eshte si behet shperndarja e te ardhurave qe akumulon nje shoqeri.
    Mbi kete baze cfare do te rekomandoja :
    Se pari ne administrate:
    Te reduktohet koha e punes nga 8 ne 6 ore pune dhe shperblimi te behet po per kaq ore. Ne kete menyre ne vende pune te tilla si shendetesi , ushtria , policia , mediat qe punojme me tre turne do te perthithnin dhe nje turne te katert. Pra nese sot tre infermiere marrin nga buxheti I shtetit ne formen e pages 40. 000 leke ne muaj duke shtuar dhe nje person te aktert keto te ardura do te ndahen nga 30 . mije leke, shto ketu dhe asistencen e personit te katert.
    Ne arsim : duke zvogeluar numrin e nxenesve ne klase nga 40 ne 30- te ne cdo tre klasa do te krijohej nje klase e re dhe po te njetat te ardhura do te ndaheshin ne me shume te punesuar .
    Ne reformen e sig. shoqerore :
    Koha e daljes ne pension te mos jete e njete si per buxhetoret dhe te vetepunesuarit. Padyshim qe te vetepunesuarit perbejne dhe numrin me te madh. Nqs buxhetoret do te dilnin dy vjet me pare ne pension nga koha e tanishme dhe ky dy vjetesh tu shtohej te vetepunesuarve , duke shperndare keshtu te njejtin fond te sigurimeve shoqerore , mendoj se do te fitonim me shume vende te reja pune .
    Se dyti : Ne veprimtarine prodhuese:
    Pa nenevleftesuar ndikimin qe ka sot fasoneria , mendoj se nuk eshte ky shpetimi , nje popull nuk mund te mbahet duke prodhuar vetem te brendshme .Shteti duhet te kreditoi me kredi afatgjata aktivitete te tilla prodhuese e perpunuese , te pakten sa per nevojat e vete popullsise si :
    1.Fabrika e perpunimit te shqerit ne Maliq .
    2.Nje pjese e kombinatit te tekstileve ne Berat .
    3.Fabriken e prodhimit e te perpunimit te plehrave kimike ne Fier e ne Lac.
    4.Qendrat e grumbullimit e te perpunimit te duhanit e te bimeve medisinale ne ato zona ku ka bime te tilla.
    5. Aktivizimin e disa minierave te qymyrgurit per ngrohjen e institucioneve te tilla si : Qyteti I studenteve , spitalet ,shkollat , ushtria duke reduktuar keshtu nevojen per energji elektrike .
    Mendoj se aktivitete te tilla prodhuese jo vetem qe do te punesonin nje pjese te mire te popullsise ne qytet , por dhe ne fshat duke aktivizuar mbjelljen e bimeve te tilla si : panxhari I sheqerit , pambuku , duhani e biment medisinale .
    Per te papunet shpresoj qe permes leximit te ketij shkrimi te kem gjetur qofte dhe disa minuta pune.

    Reply to this comment
  17. Ballist i PENDUAR. April 24, 11:43

    Puna , dhe Varferia .
    Te punosh dhe te jesh i Varfer .
    EUROPA .

    Ne te arthmen , do te kene Epersi ato Shtete qe do te nxjerrin
    perfitime , duke shkaktuar Varferi ne Pune [[ pagesat e vogla ]]

    Kjo qe po kalojme sot u Shkruajt ,
    nga Francesi – Francois Perroux ne vitin 1933 .
    Dhe kjo u be Ligj per Neomerkantilistet Franco- gjerman .

    Sot eshte ne MODE te plote ne europe .

    Ne te shkuaren e vetmja Arme e shteteve Europiane
    per tu mbrojtur nga Neomerkantilistet
    Ishte te zhvlersonin Monedhat sovreane , per te shitur Prodhimet
    e tyre ne menyre Konkuruese Kundrejte Franco — gjermaneve .

    Per te ndaluar kete konkurrim , Gjermania propozon ne 1979
    SISTEMIN MONETAR EUROPIAN ,
    dhe mbas rrezimit te tij ,
    Sistemin me Monedhen e Vetme EURO .

    Sot shtetet e Europes duke mos patur mundesi te zhvlersojne
    Monedhen , Jane te detyruar te zhvlersojne per te qene konkurues ,
    çmimin e punes , Pra ulje te rrogave .

    Te ulesh Papunesine Krijon Inflazion .

    Kete e ”’ polli ” Monetaristi amerikan Milton Friedman ne vitet 60 – 70 .

    Ai eshte me idene qe egziston nje Takse ”natyrale ” qe nuk duhet apsolutisht te alternohet me nderhyrjen e shtetit ,
    Sepse krijon nje spirale Inflazioni qe del jashte kontrollit .

    Te tilla idesh jane vetem TRUKIME IDEOLOGJIKE ,
    DHE PER TE MBAJTUR gjitmnone nje papunesi ,
    qe te jete e perdorur si nje instrument politik ,
    duke Shantazhuar BOTEN PUNTORE ,
    kur papunesia eleminohet .

    PRIVATIZIMET ,
    per te kerkuar me letra Borxhet publike ,
    dhe per te hapur konkurrencen ne vafor te qytetarit .

    Nje tjeter truk Ngulmues i Neoliberaleve ekonomik ,
    Privatizimet dhe Liberalizimet filluan ne vitet 80 ,
    me Reganin e Theçerin
    Kjo jo vetem nuk e kane ulur Borxhet Publike ,
    Por kane krijuar monopole ku kane krijuar nje konkurence ,
    Fallco , Ku gjigantet financiar kane blere tregun Financiar ,
    dhe jane ata qe vendosin çmimet .

    Keshtu Princi Kapo eshte i kenaqur duke Investuar te Fryrja e Fatyrave
    te qytetarve [[ Uje , drita , shendetsia …………………….]]
    Sa me shume investon Mbreti , aq me shume na ngrihen Tarifat qe duhet te Paguajme ,
    Ne te gjithe boten PRIVATIZIMET
    kane shkaktuar papunesine masive
    deri tek Fenomeni — Slimming down ,
    ku Ndermarjet e Reja Fitojne Vlere se bejne pushime nga puna .
    DHE KU MENAXHERET SHPERBLEHEN ME BONUSE MILIARDASH

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*