VARGJET: Çështje baterish

April 13, 2015 14:38

VARGJET: Çështje baterish

Arben Duka

Mos bëni premtime,

Me listë të gjatë
Mos u stërforconi
Meqë është fushatë

Në këtë batak,
Mos premtoni qiellin,
Si njëri që tha,
“Do përmirësoj Diellin!”

Nëse të paskuqur,
E doni fytyrën,
Për ne do mjaftonte
Të bënit detyrën

Mos bëj shumë premtime
Në shi e në mjegull,
Nëse bën detyrën,
Me ne je në rregull

Në qiell pa re,
Mos premto gjëmimet,
Se brenda detyrës,
janë gjithë premtimet

E dimë, në fushata,
Gënjeshtra s’ka cak,
Që të bësh më shumë,
Premto ca më pak!

Duhet që t’i matësh,
mirë fjalët e tua,
nëse ke fuqi,
për ato që thua!

Që të mbijë vërtetë,
Fara po u mboll,
Se kur ke fuqi,
Ke edhe kontroll

Nga poli në pol,
Pa asnjë dallim,
Të gjithë që dalin,
Premtojnë ndryshim!

Kur kanë shkuar punët
zi edhe më zi,
premtohet ndryshim,
jo vazhdimësi

Kjo nënëkupton:
“Tani jemi keq!”
kësaj të vërtete,
presje dot s’i heq

Dhe këtu në fakt,
Kemi parë ndryshim,
Kur Rama ka nisur,
Punën në fillim!

Kur ai e nisi,
Për të parën herë
Pushteti vendor
Mori vërtet vlerë

Në mandat të parë,
Në mandat të dytë,
Pastaj në të tretin,
i ranë bateritë

Rama të gjithë punën,
E kishte në dorë,
Kur e kishim vetëm,
Administrator!

Administratori,
Na duhet patjetër,
Nuk ka rëndësi
I ri a i vjetër

Të ketë veç bashkinë
Dhe vetëm një zyrë
Sepse kur ke dy,
S’bën asnjë detyrë

Edhe po ta marrim,
Në vija të trasha
Shembull i shkëlqyer,
Për këtë është Basha!

April 13, 2015 14:38
Komento

12 Komente

  1. gjermani i fundit April 13, 19:16

    Eshte nje batute e nje shkrimtari qe s’mbaj mend emrin: “votoni ate qe ju premton me pak qe te zhgenjeheni me pak.”. Kurse per kandidatet e listave dhe sidomos lsi-stave kam kete lutje, ishalla ma degjojne: premtoni ore premtoni, luajani fene. Premtoni trena, meteora, rruge me dhe pa asfalt, premtoni ura ku nuk ka dhe lumenj aty ku ka, det ne Tropoje dhe impiante skish ne Myzeqe, se nuk ju degjon kush e s’ju beson me kush, biles ad ju votojne , por ju prape do fitoni se jeni rregjur me panairin e Kotesive.

    Reply to this comment
  2. myzeqeja e vogel April 13, 19:47

    Mbase vete maloku serb dhe by…..ri Bashe i shkerdhefsha mbiemrin vrasesit te 21 janarit grabijen 230 milion euro dhe shitjen e detit. Mbase u ze nga gryka o rrace e qirr Sali hale Serbi Shkerdhen dhe Ardhita dhe ty Bashic

    Reply to this comment
  3. myzeqeja e vogel April 13, 19:48

    bjeru ketyre kermave Arben Duka

    Reply to this comment
  4. demo April 13, 19:56

    Po ku behet ai exemplari rralle,Ferdinand Xhaferri,qe ja kalonte te gjitha grave gojeliga te botes,madje edhe Grida Mumes?Pse e largoi Partia ate llacore,se njerez te tille i duhen PD?
    Ai ka hyre ne histori me eshtrat e Ismail Qemalit dhe permirsimin e cilesise se Diellit.
    Shkoni mor gjejeni,se llacore si Xhaferri duhen per zgjedhje.Ka mbetur PD pa kandidat per Durresin .

    Reply to this comment
  5. merziti e vjeter April 13, 21:52

    25 vjet pordhe me shkaterrim
    dhe u shkaterruan
    parqet,lulishtet,kopshtin botanik me gjelberimin dhe
    derrat premtojne se na quajne qorra .
    shiko te lulishye tajvani cdo dite perparon beton mbi gjelberimin, makinat luksoze te premtuesve po bejne parking.dhe kryebashkiakululi e cbllokoji ate park,me tv,kamera,polici.dhe dhe ja beri mire paraardhesit EDI,e inaguroji dhe tani prap po cbehet prape.
    premtime dhe fushata jane nje.
    genjeshtra

    Reply to this comment
  6. merziti e vjeter April 13, 21:57

    25 vjet pordhe me shkaterrim
    dhe u shkaterruan
    parqet,lulishtet,kopshtin botanik me gjelberimin dhe
    derrat premtojne se na quajne qorra .
    shiko te lulishte tajvani cdo dite perparon beton mbi gjelberimin, makinat luksoze te premtuesve po bejne parking.dhe kryebashkiaku luli e cbllokoji ate park,me tv,kamera,polici.dhe dhe ja beri mire paraardhesit EDI,e inaguroji dhe tani prap po cbehet prape.
    premtime dhe fushata jane nje.
    genjeshtra

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi April 14, 00:02

      Aktualiteti, i vargëzuar në shpotitë mjeshtërore te Arben Lunxhëri Dukës jo rrallë ka forcën e njëqind artikujve! Nderime koleg!

      Reply to this comment
  7. Kris 1 April 14, 00:51

    zgjedhjet i fiton dyshja e pelivaneve,Vizatimori dhe Floriri.Nuk ka rendesi cilesia e kandidateve.Kryetaret e bashkive dhe deputetet jane si numeror topi.Topi nga Sala kaloi tek lal rama.

    Reply to this comment
  8. iliri April 14, 01:55

    Bejtexhiu apo rromuzexhiu vete e pranon se ne mandatin e fundit Rames I rane baterite. Pra I rane baterite se kishte dy detyra. Prandaj kur sjell shembuj duhet te fute dhe Ramen. Ndryshe behet I pabesueshem ne sto qe shkruan ne rromuzet apo bejtet e tij.

    Reply to this comment
  9. Tahipi April 14, 10:39

    Te bashkohemi te gjithe dhe te votojme per PPSH (sot PS)

    Poeti thote se keta te Ps kane bere “ndryshime” . Po kane bere i dashur.

    Nen Pushtetin e tyre dhe poshte hyndes se tyre u vodh banka e shtetit Shqiptar.

    poshte hundes se tyre u vodh banka e nivelit te dyte, vjedhje me thase.

    Te jemi krenare me keta qeveritare qe marrin leke borxh nga Banka Botrore dhe

    neve na thone “Na i vodhen leket” po ju populli do i paguani perseri.

    Ne si popull jemi KRENARE.

    Reply to this comment
  10. "BALASHI" April 14, 22:51

    Arbeni godet ne shenje cdo dite. Bravo…

    Reply to this comment
  11. Hektor Malo April 15, 15:47

    Thame se shpetuam
    nga Sala kte here
    por Sala si Sala
    na mbeti ne dere
    E ka zene frika
    s’di ç’te beje i ziu
    ka ber’ shum’ te liga
    Sali delenxhiu

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*