U var me lidhëset e tutave sportive, detajet e reja nga jeta e 52-vjeçarit që u vetëvra në paraburgimin e Durrësit
Nga Arkiva
Detaje të reja janë mësuar lidhur me 52-vjeçarin Tonin Toçi, i cili vari veten mbrëmjen e djeshme në qelinë e paraburgimit në Durrës.
Burime bëjnë me dije se 52-vjeçari ishte me origjinë nga Mirdita dhe i kishte dhënë fund jetës duke përdorur lidhëset e tutave spotive që mbante veshur në momentin kur ishte arrestuar.
52-vjeçari, nuk ishte i panjohur për rajonin e Policisë, pasi kishte dhunuar sistematikisht bashkëshorten dhe djalin, sidomos kur ishte i pirë. Edhe më herët ai ishte prangosur por gruaja kishte tërhequr pas denoncimin për të, duket e lënë të lirë. Sipas të dhënave, mësohet se 52-vjeçari kishte konsumues i rregullt i alkoolit dhe nuk punonte prej kohësh.
Pas denoncimit të bërë në Dosja.al, Policia e Durrësit njoftoi me anë të një reagimi zyrtar ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në qelinë e paraburgimit. 52-vjeçari që vari veten mbrëmjen e djeshme kishte vetëm 3 orë i prangosur për dhunë në familje. Ndërkohë dy efektivë policie janë marrë nën hetim nga SHÇBA, ata akuzohen për “shpërdorim detyre”.
j.l./ dita
Halli ,fukaralleku ,gjendja e veshtire ekonomike sociale e ka dekraduar te vari vehten .Me gjithe se perdorte dhune ne familje shume keq ,por edhe ky i ndjere bir nene ishte ??
Nuk e di ,a ka kamera ne dhoma ,ku te pergjohen te burgosurit .Dhe ne qofte se ka ,mbajne pergjegjesi rojet e burgut .