Varrezat greke, Kotzias reagon pas vendimit të qeverisë

December 19, 2017 08:43

Varrezat greke, Kotzias reagon pas vendimit të qeverisë

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias e ka quajtur një hap shumë pozitiv, vendimin e qeverisë shqiptare për rifillimin e ndërtimit të varrezave të ushtarëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë luftës italo-greke.

Sipas kreut të diplomacisë greke, ky akt pason vendimin e kaluar të qeverisë shqiptare, e cila po rindërton gjithashtu me fondet e saj edhe kishën e vogël të Shën Athanasit, e cila u shkatërrua vitin e kaluar në Dhërmi të Himarës.

I pyetur sesi e komenton vendimin e qeverisë shqiptare për varrezat greke, Kotzias ka deklaruar: “Mendoj se ligji zbatues i miratuar nga Këshilli i Ministrave të Shqipërisë me anë të të cilit zgjidhen çështjet e varrezave të ushtarëve dhe oficerëve grekë që ranë në luften italo-greke, është një hap i madh për atë që ne e themi në mënyrë popullore ‘qetësimin e shpirtit të të rënëve’, por është gjithashtu një hap besimi mes dy vendeve tona”.

Kotzias dhe kryeministri Tsipras janë sulmuar shumë këto ditë nga opozita e mediat opozitare, pas vizitës së presidentit turk Erdogan në Greqi. Ata janë akuzuar se po tregohen të dobët ndaj Turqisë e fqinjëve të tjerë, ndaj Kotzias nuk ka harruar të shigjetojë kundërshtarët pas këtij suksesi diplomatik.

“Ky akt i madh, ashtu si dhe të tjera më të vogla, vërtetojnë se diplomacia mund të arrijë shumë më tepër se klithmat e protestës pa asnjë përmbajtje, se diplomacia është rruga për të zhvilluar marrëdhëniet pozitive me fqinjet dhe se qeveria dhe unë personalisht, kemi zgjedhur pikërisht këtë rrugë, duke marrë përsipër barrën e pajtimit paqësor, të diplomacisë dhe të zhvillimit të një axhende pozitive me shtetet fqinje”, ka deklaruar ministri i Jashtëm i Greqisë.

Pas takimit të 11-12 nëntorit në Kretë midis Kotzias e Bushatit, dy ministrat e Jashtëm do të takohen sërish më 20 janar, këtë herë në vendin tonë, në Korçë. Edhe në këtë takim objektivi do të jetë arritja e një marrëveshje të re midis Shqipërisë e Greqisë.

Kujtojmë se në mbledhjen e saj të fundit më datë 13 dhjetor, Qeveria ka miratuar vendimin për ndërtimin e varrezave të reja ushtarakëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941.

Ky ka qenë një nga kushtet kryesore që ka vendosur gati çdo qeveri greke në bisedimet greko-shqiptare.

 

December 19, 2017 08:43
Komento

6 Komente

  1. Alberti December 19, 09:00

    Edhe ate Paktin detar me Greqine e ka qullosur ai pederasi Dita Bushati sipas midese grekeve, te cilet e vune dhe te kerceje vallet e tyre si ato kurvat e buzukeve.
    Qeveri kurve qe po lepin gjithcka ka vjellur kur ishte ne opozite.

    Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 December 19, 09:43

    ndër të tjera ky pasardhësi i bashkpuntorëve të nazifashistëve thotë”ushtarëve dhe oficerëve grekë që ranë në luften italo-greke”,pra nuk kemi të bëjmë me një luftë shqiptaro-gërke,por me një luftë italo-greke!!
    lind pyetja-përse qëndron akoma në fuqi ligji i luftës me shqipërinë??
    ky flet i kënaqur për fitoren që ka arritur!
    po ne çfarë fituam në këtë mes,pas këtij lëshimi që i bëmë grekëve??
    mos vallë hoqën ligin e luftës?
    mos vallë zgjidhën çështjen çame?
    apooooooo,nuk di se sa gjëra kemi për tiu kërkuar!!
    kush është lëshimi i rradhës për të kënaqur fqinjin tonë të mirë shovinist??
    deti e më pas,sipas kërkimeve “arkeollogjike”,të reja,do të vërtetohet(varre do të ketë boll)se toka është gërke!pra lebërit dhe gjithë të tjerët duhen shpërngulur o drejt turqisë o drejt europës!pra pas çështjes çame do të kemi dhe çështjen labe,çështjen përmetare devollite e kështu me rradhë!!
    na rrofsh o K/ministër se po na i shet falas shqipërinë(sipas drejtshkrimit të vjetër poe e dhuron shipërinë)!!falas falas jo,por për një karrige ja vlen!!
    ps:o pallosh i tironës e nip mati,merre NETI VJOSËN,si këshilltar!është i qut shumë rrëshket si ngjalë e thatë,zgjidh dhe problemet e shoferit dhe letrës higjenike!!

    Reply to this comment
  3. Heh... December 21, 13:47

    Ore kur do organizohet nje miting per kete vendim turpi qe kane marre keta mq e qeverise sone?

    Reply to this comment
  4. Hammerhaituri December 21, 15:51

    Ne rregull fare o Antcensura! Vetm se perdor shum emra kalorsish

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*