FOTO: Aksidenti te “Vasil Shanto”, semafori tregonte të dy ngjyrat njëkohësisht (?!)

February 26, 2016 00:22

FOTO: Aksidenti te “Vasil Shanto”, semafori tregonte të dy ngjyrat njëkohësisht (?!)

Një aksident i frikshëm ka ndodhur sot në mesditë në Tiranë në kryqëzimin pranë shkollës “Vasil Shanto” në Tiranë.

Një mjet “Benz” është përplasur me një “Ford” me targa italiane, por për fat të mirë, përveç dëmtimit të makinave, nuk ka të lënduar në njerëz.

Njëra nga makinat (“Fordi”) është përplasur me një pemë pas përplasjes me mjetin tjetër dhe për pak sa nuk ka përfunduar në brendësi të Lumit të Lanës.

Shkak mendohet të ketë qenë shpejtësia si dhe një keqfunksionim i semaforit ku tregonte dy ngjyrat njëkohësisht.

Kjo foto është shkrepur pak minuta para se të bëhej ky aksident i rëndë ku për pasojë mbeti e lënduar një grua e cila përfundoi poshtë lumit të Lanës nga përplasja.

1

 

 

February 26, 2016 00:22
Komento

4 Komente

  1. Qafir February 26, 02:05

    Njera drite eshte per kthese djathtas, tjetra eshte per te fazhduar perpara.

    Reply to this comment
    • . February 26, 09:12

      Kthesa nuk ka semafor t plote vllajo. Ka shigjete t ndricuar. Dhe vec kesaj ti nuk qenke nga Tirana. Djathtas eshte kundravajtje te Vasil Shanto. Pra nuk ka si te kete kthim djathtas.

      Reply to this comment
  2. info analitike February 26, 10:15

    Kjo eshte edhe zone me videomonitorim dhe imagjinoni nese jane gjobitur njerzit per semaforin. Valmedet!

    Reply to this comment
  3. ajax February 26, 16:26

    Nuk e kuptoj kur thone nje aksident i rende?!Me sa di une brenda ne qytet lejohet maksimum me 50 km ne ore dhe ne zonat e banuara eshte 15-30 km ne ore, si ka mundesi me 50 km ne ore ndodh nje aksident kaq i rende?Ta leme menjane semaforin me sa km ne ore po leviznin automjetet???

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*