Vasili: Berisha, konflikt me SHBA dhe BE

Redaksia Online April 17, 2013 14:51

Vasili: Berisha, konflikt me SHBA dhe BE

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili e ka konsideruar banditesk zëvendësimin e anëtarit të LSI-së në KQZ. Ai thotë se më e rëndë është që ky monstruizitet u shtri edhe në sallën e Parlametit. “Por aleanca me të majtën do t?i tregojë gangsterizmit politik të demonstruar në Parlament, normalitetin e ndershëm dhe ligjor”, thotë ai.

“Sigurisht që ky akt i cili ka të gjitha elementët e një batindizmi të vërtetë politik, nuk ka lidhje as me Shqipërinë, as me integrimin, por si akt i tillë i rëndë që cënon zgjedhjet, standardet e tyre dhe objektivat e Shqipërisë, kërkon një veprim politik të fortë, të qartë dhe të artikuluar”, thotë Petrit Vasili.

Lidhur me qëndrimin e kryeministrit Berisha në raport me ndërkombëtarët, Vasili shprehet se politika e tij është në konflik të hapur me partnerët e BE dhe SHBA. Sipas Vasilit, të njëjtat marrëdhënie me ndërkombëtarët krijoi kryeministri edhe në vitin 1996.

“Politika e Berishës dhe jo politika shqiptare, është sigurisht në konflikt të hapur me partneritetin ndërkombëtar, SHBA në radhë të parë, dhe BE. Besojmë që jemi po në të njëjtën ndarje që është verifikuar dhe në vitin 2006 ku i gjithë komunitetin ndërkombëtar kishte mendimin e prerë për demokracinë që po shkelej dhe po dhunohej, dhe Berisha ishte i vendosur në anën tjetër”, vijon Vasili.

Deklaratat nënkryetari i LSI-së i bëri nga qyteti i Fierit gjatë një takimi të anëtarë të Lëvizjes Rinore për Integrim.

Redaksia Online April 17, 2013 14:51
Komento

1 Koment

  1. SKEPTIKU April 17, 15:51

    SHAN GREKU SERBIN………….!!!!!!!! DERI DJE ISHIT PARTNERE TANI PO NA BON MORAL KY VEGLA E JANULLES,,,,,,,,,,,ATHINA TA DHA LEJEN ME BO KET DEKLARATE MER KAMALEONT HUMAN………?????????? FJALA E URTE ” TE GJITHE DERRAT NJE TURI KANE ” JU SHKON FIKS FARE JU MORALISTEVE &CO,,,!!!!!!! – KUR JU PREKET INTERSEI PERSONAL JU NDRYSHONI NGJYRE SI KAMALEONTI, POR HARRONI QE JENI GJITHMONE ZVARRANIKE PA SHTYLLE KURRIZORE,,,,,,,, !!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*