Vasili: Dëgjoj vetëm çfarë thotë dhe bën Ilir Meta

Redaksia Online March 5, 2013 11:39

Vasili: Dëgjoj vetëm çfarë thotë dhe bën Ilir Meta

Nënkryetari i LSI-së mendon se Ilir Meta është shembulli i politikanit konstruktiv që parimet dhe Shqipërinë i vë mbi interesat e vogla politike. Në një intervistë për Shqiptarja.com, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës thotë se dëgjon me vëmendje vetëm çfarë thotë e bën Ilir Meta.

“Nuk kam asnjë koment për çka thotë Edi Rama, i cili është në të drejtën e tij të thotë ç’të dojë, sepse unë dëgjoj me shumë vëmendje vetëm çka thotë dhe bën Ilir Meta jo vetëm si kryetar i LSI-së, por edhe si shembull i politikanit konstruktiv, që parimet dhe Shqipërinë i vë mbi interesat e vogla politike”, ka thënë Vasili.

Vasili e dha këtë përgjigje për pyetjen në lidhje me ftesën e Ramës për koalicion me LSI-në, e cila erdhi javën e kaluar gjatë emisionit “Opinion”. Në lidhje me koalicionin me PD-në, Vasili tha se deri tani ka funksionuar mirë, por për të ardhmen do të vendosë Konventa e LSI-së dhe Ilir Meta.

 

Redaksia Online March 5, 2013 11:39
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*