Të pezullohet urdhri për Urgjencën

February 3, 2016 14:22

Të pezullohet urdhri për Urgjencën

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili i kërkon ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj që të pezullojë urdhrin për transferimin e personelit të Urgjencës së Tiranës. Vasili tha se Urgjenca e Tiranës ka një ekip të mirë dhe të pazëvendësueshëm.

“Urgjenca është transformuar me një ekip profesionistësh, por ai ekip nuk mund të tjetërsohet kurrë. Ai ekip përballon të gjithë urgjencën e Tiranës. Ekipi më i mirë që edhe në mendia nuk është bërë problem ka qenë ky ekip. Në vend ta kemi një ekip që të na ndihmojë në këtë reforme në ta shpërbëjmë. Ky urdhër së pakut duhet të pezullohet, të bëhet shtrirja në tavolinën se kush do të jetë skemë e urgjencës  dhe kush do të jetë logjistika”, tha Vasili në mbledhjen e komisionit parlamentar të Shëndetësisë.

Por, kreu i Shëndetësisë, Beqja tha se për qytetarët nuk do të ndryshojë asgjë. “Qytetarët do të marrin në të njëjtin numër telefoni për urgjenca. Sot vetëm 3 autoambulanca janë në gjendje t’i përgjigjen qytetarit. Personeli mjekësor do të jetë i punësuar në shërbimin shëndetësor dhe mjekët e urgjencës do të jenë pjesë e spitaleve universitare”, u shpreh ai.

Nëpërmjet një urdhri, Ministria e Shëndetësisë do të transferojë personelin e Urgjencës së Tiranës në spitalet universitare. Pavarësisht takimit të zhvilluar mbrëmjen e së hënës të mjekëve dhe Ministrit Beqaj, palët nuk kanë bindur njëra-tjetrën për të mos kryer këtë transferim. /Dita/

February 3, 2016 14:22
Komento

9 Komente

  1. lali February 3, 15:14

    C’jane keta keshtu te gjithe lufte qeverise, ajo urgjence e kalbur aty ku eshte nuk ka kryer asnje here rol urgjence,por vetem vend punesimi per ca persona

    Reply to this comment
  2. Ben February 3, 15:15

    E heqin si godine,aty eshte muhabeti,e hallakasin neper spital urgjencen,dhe fillojne te bejne pallat aty ku eshte urgjenca sot si godine.

    Reply to this comment
  3. TJ February 3, 15:42

    A ka pergjegjesi Meta dhe Vasili per gjendjen ne shendetsi? E rropen kete vend keta qe na udheheqin! Pa u denuar Meta dhe sahanlepirsit e tij eshte veshtire! Shkateruesit e shendetesise duan perseri te shkaterojne! Ky ish palo monister ka vjedhur !

    Reply to this comment
  4. illi February 3, 15:44

    Nuk eshte puna per te kundershtuar ne cdo rast qeverine, problemi eshte qe argumentimi i ministrit eshte idiotesk e per pasoje ne vend te sqaroje ngrw hije eyahimi: ceshte ky minister qe shkrin nje strukture dhe thote, kemi filluar te ngreme godinen. Sigurisht po te kishte perfunduar godina e re e te ishte pajisur me mjetet e nevojshme, athere edhe mund te diskutohej shkrirja e struktures se vjeter, nese mund te jete me efikase. Mjafton kjo arsye qe ti dale era punes….

    Reply to this comment
  5. MH February 3, 15:59

    Urgjencat duhet te jene kontigjent i cdo spitalit dhe jo 3 urgjenca ne gjithe Tiranen.Ma mire te rrini pa to se me tri urgjenca.Te pakten cdo qender spitalore te kishte 3 urgjenca.Dhe gjithe shoferet me shkollen e larte te infermierise.Keshtu e ka Amerika.
    Nuk keni eksperience!
    Mesoni nga vendet me shume eksperience ne mire organizimin e puneve.

    Reply to this comment
  6. Loran February 3, 16:05

    HahahA ky esht vend i cudirave kur flet petrit vasili qe vodhi dhe leket e fashove leji te tjerat kte vend e ka marr lumi dhe nuk do behet kurrr sidomos sa te jet lsi ja

    Reply to this comment
  7. A February 3, 18:02

    Ne lidhje me URGJENCEN SHENDETESORE te TIRANES, urdheri per transferimin e saj neper disa spitale te Tiranes eshte nje idiotllik, nje budallallik, nje maskarallik i radhes i reformave te “Levizjes se Rilindjes, te Partise Socialiste” dhe te Qeverise i Kryesuar me nje tarallak si Kryeministri EDI RAMA dhe nje Minister Shendetesie qe nuk din se cfare bene si ILIR BEQJA, i cili ka me borxh te thote si Shvejku: “Nuk me interesojne gabimet dhe cfare bej une”. Komplet rrote k.ri. Vetem nje gje e bejne mire keto mender politikanesh dhe pushtetaresh korrupsionin, vjedhjen dhe shperdorimet.
    Qe te futet URGJENCAT SHENDETESORE te TIRANES neper Spitale, neser pa gje te keq ky idjot ministri ILIR BEQJA si i papergjegjshem dhe i pandergjegjshem, pateklif, kujdo qe ti drejtohet se ku eshte dhe ndodhet URGJENCA SHENDETESORE ne spital, se ka per gje te thote kerkoje ty qe te intereson, sepse as une nuk di ku eshte sepse nuk me intereson. Sepse per vehte, per familjaret dhe farefisin e vet dhe te gruas se tij frekuenton SITALIN AMERIKAN ne Tirane. E kuptoni qe per 25-se vjet ne krye te shtetit dhe qeverive kemi nje grupim pusht/etaresh GANGSTERA dhe te DESHTUAR.
    Si perfundim territori i URGJENCES SHENDETESORE te TIRANES eshte planifikuar me mafiozllik te “RILINDJES” per te bere PALLAT.
    Puna e mire behet diku ne qender te Tiranes ndertohet nje ambjent i pershtatshem per URGJENCE SHENDETESORE pasi te mbaroje dhe pastaj transferohet ketu ky sektor ne baze te parametrave te Organizates Boterore te Shendetesise dhe eksperiencave me te mira te shteteve te zhvilluara.
    Kuptohet keto veprime kryhen neqoftese si territori, trualli dhe ndertesa jane prone private ne te kundert ne qoftese jane prone shteterore, publike, lereni atu ku eshte sepse nuk keni asnje te drejte.
    Deri tani ketij muhabeti i vjen era qelbesinllik dhe pisllik. Eshte njelloj qe doli jashte perdorimit dhe u shkaterrua Stacioni i Trenit ne Tirane, shinat e hekrudhes u vodhen dhe u shiten per skrap, pa u bere edhe sot e kesaj dite e re si rruga dhe STACIONI i TRENIT i Tiranes. Ku ky stacion treni per Tiranen ne fillim ishte ne Vore dhe tani ne Kashar.
    Keto lloj politikanesh dhe pushtetaresh nuk e kane per gje te thone qe URGJENCEN e RE SHENDETESORE te TIRANES po e bejme dhe e dergojme ne Fshatin PRUSH te VAQARRIT. Tung.

    Reply to this comment
  8. saliu February 3, 20:12

    ky eshte injoranti dhe antishqiptari me i madhe ne kete toke e shkatroi shendetsine dhe del e flete per zaptimin e injorancis qe i beri atij sektori dhe si hyri gje ne kemb poshte ky antishqiptare injorante

    Reply to this comment
  9. yyyyyp xhixhi February 3, 22:11

    Pse nuk beri auditin e ministrise se Shendetesise ky Beqja!
    Te pakten te kishte derguar ne prokurori te gjithe megavjedhjen e ketij bashkekrimineli e bashkehajduti te SAL-SERB-META-KRIMINELEVE me kompani!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*