Vasili: Janë mundësitë që reforma të miratohet brenda këtij sesioni

May 10, 2016 18:25

Vasili: Janë mundësitë që reforma të miratohet brenda këtij sesioni

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, deklaroi sot se  të gjithë aktorët e përfshirë në reformën në drejtësi janë të vetëdijshëm se ky proces duhet të finalizohet.
Për numrin dy të LSI-së, mundësitë janë që reforma të miratohet brenda këtij sesioni parlamentar.
Nga sot jemi shumë të qartë partnerët tanë dhe ne që reforma duhet të përmbyllet. Nuk besoj se ka asnjë moment të saj të pakapërcyeshëm dhe asistenca e përhershme tashmë sistematike e dy misioneve që përfaqësojnë dy partnerët tanë strategjikë lehtëson se tepërmi kapërcimin e atyre ngërçeve që kanë qenë karakteristikë e politikës shqiptare. Kemi të gjitha mundësitë që jo vetëm ta kalojmë por dhe që sesioni parlamentar të përfundojë me rezultatin politik më të rëndësishëm të tij për të hapur rrugën e hartimit të ligjeve përkatëse në zbatim të tyre”, tha Vasili pas mbledhjes së grupit parlamentar që u mbajt në Kryesinë e Kuvendit.

 

 

May 10, 2016 18:25
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*