Vasili kërkesë bashkisë: Të rikonstruktohet e gjithë rruga “Sami Frashëri”

July 2, 2016 20:22

Vasili kërkesë bashkisë: Të rikonstruktohet e gjithë rruga “Sami Frashëri”

Përmes një prononcimi për mediat, Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili kërkon një vëmendje më të madhe nga Bashkia e Tiranës për rikonstruksionin e rrugës “Sami Frashëri”.

Rruga “Sami Frashëri” në Njësinë Nr. 5 është trajtuar në mënyrë gjysmake. Kjo rrugë, nga sheshi “Wilson” tek Drejtoria e Policisë së Tiranës duhet të jetë prioritet, pasi është lënë pas dore gjysma e kësaj rruge që përdoret më dendur. Trotuarët e këtij aksi janë në gjendje të keqe.

Vendimet e Bashkisë janë joracionale dhe të pastudiuara. Si banor i vjetër e deputet pres një reagim serioz. Drejtimi bashkiak duhet të jetë objektiv e komunitar dhe jo elektoral-partiak”, theksoi Vasili.

Gjatë paradites, Kryebashkiaku Veliaj inspektoi riparimin e trotuareve të rrugës “Sami Frashëri”, që lidh sheshin “Uillson” me Parkun e Liqenit. Për më tepër klikoni KETU

 

 

July 2, 2016 20:22
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim