Vasili: Kooperativa Rama-Ruçi-Balla shkatërruan përfundimisht Parlamentin

June 21, 2018 13:21

Vasili: Kooperativa Rama-Ruçi-Balla shkatërruan përfundimisht Parlamentin

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, në dalje të Kuvendit, pas seancës parlamentare foli për një “shkatërrim përfundimtar të Parlamentit nga Rama e Ruçi” pas ndërprerjes së fjalës së opozitës nga kryetari i Kuvendit.

“ Sapo asistuam në shkatërrimin përfundimtar të Parlamentit. Mazhoranca me në krye Ramën dhe Ruçit morën dhe vendimin përfundimtar për t’i hequr mundësinë opozitës që të flasë,” u shpreh Vasili

“Sot rrëmbimi i fjalës, shkatërrimi i parlamentit si institucion, për të justifikuar opinionin negativ për negociatat, pikërisht për shkak të kësaj qeverisje, bënë hapin e fundit të shkatërrimit

Koperativa e Ruçit, Ballës, Ramës vendosën të koperativojnë dhe parlamentin”, tha Vasili.

Fjala e plotë e Petrit Vasilit 

Kryetari i Kuvendit nuk ka asnjë të drejtë që të mohojë të drejtën e diskutimeve secilit nga diskutantët deputetë, ku secili siç thotë rregullorja e Kuvendit , një rregullore që tashmë është kthyer në një rreckë të qelbur. I heq të drejtën edhe çdo deputeti i cili mund të tërhiqet nga fjala vetëm me vullnetin e tij apo me vullnetin kolektiv të grupit. Sot përfundimisht rrëmbimi i fjalës, mbyllja e parlamentit, shkatërrimi i parlamentit si institucion i bërë qëllimisht nga Edi Rama për të justifikuar mendimin absolutisht shumë negativ që ekziston në të gjithë Europën për negociatat të cilët janë shumë e qartë që nuk do të kenë as afat, duhet të kenë edhe kushte që janë shumë hapa mbrapa pikërisht për shkak të kësaj qeverisjeje. Sot bëri edhe aktin e fundit të rrënimit dhe të asgjesimit të dimensionit politik dhe parlamentar. Praktikisht institucioni i parlamentit pushon së ekzistuari, pasi në momentin që fjala e deputetit të opozitës mohohet edhe formalisht edhe zyrtarisht edhe atje në sytë e të gjithë shqiptarëve. Pra kooperativa e Gramoz Ruçit edhe e Taulant Ballës edhe e Edi Ramës sot vendosi të koperativizojë edhe fjalën e parlamentit. Kooperativat morën fund njëherë e përgjithmonë në vitet 90, bashkë me tre kryetarët e kooperativave që kemi një kryetar Gramoz Ruçin , një kryetar Edi Ramën edhe një Taulant Ballën. Dhe përfundimisht sot gjithçka që europianët dhe çdo rezervë që ata kanë, e kanë, jo për shkak të shqiptarëve, jo për shkak të opozitës, jo për shkak të punës që media bën në mënyrë të përditshme por për shkak të disa banditëve uzurpator, përfundimisht dhe kooperativist që ndodhen në sallën e Kuvendit. Sot u shënua si një moment i zi në rekordet e këtij parlamenti, do vazhdojë të jetë për një kohë të gjatë, dhe çdo qëndrim që ne do të mbajmë tash e tutje mbi këtë parlament, është qëndrim plotësisht i legjitimuar dhe i motivuar nga banditizmi politik në sallën e parlamentit në njërën anë dhe nga ana tjetër nga e drejta e opozitës dhe e popullit që ka përfaqësues të saj të thotë fjalën e vetë. Kështu që përfundimisht çdo lloj qëndrimi tani e mbrapa do të jetë një qëndrim shumë më i rreptë dhe më i fortë se kaq dhe me një tolerancë zero ndaj uzurpatorëve.

Z.Vasili deputetët e LSI-së, morën pjesë në votim….
Qëndrimi ndaj këtij parlamenti, është një parlament uzurpator që ka hequr të drejtën e fjalës. E drejta e fjalës është e drejta për të cilën ky parlament ekziston dhe pa të drejtën e fjalës të gjitha veprimet e tjera janë veprime pa asnjë vlerë politike dhe prova të një parlamenti të rrëzuar.

Z.Luan Rama kërkoi lirimin e foltores në mbrojtje të aleatit Basha…
Z.Luan Rama kërkoi fare mirë që të kishim mundësi të vazhdonim dhe kryetari i PD të vazhdonte të fliste fjalën e tij pasi iu vu në dispozicion e gjithë koha e grupit të vet parlamentar dhe ndërkohë që kemi një parlament i cili nuk funksionon në asnjë pikë të tij, ku komisionet e tij mblidhen dhe kalohen 280 nene për 2 minuta, ku mblidhen tamam si diversant në mënyrë të njëanshme, sot ishte dhe akti fundit dhe sot nuk nuk mund të flitet më, nuk ka as rregullore dhe as parlament në Republikën e Shqipërisë.

o.j/dita

 

June 21, 2018 13:21
Komento

7 Komente

  1. BOJKOT per kete IDIOT June 21, 13:27

    BOJKOTONI perfundimisht lajmet mbi deklaratat e ketij IDIOTI Sahanlepiresi
    Mos Komentoni, sepse per Mutrat nuk ja vlen te komentosh, pra Injoroheni totalisht.

    Reply to this comment
  2. TNK June 21, 13:50

    UNE KAM QENE KOOPERATIVIST. DHE SI I TILLE UNE DHE CDO KUSH QE KA QENE KOOP. DO TE OFENDOHEJ ME SHPREHJET E KETIJE ZOTERISE. MIRE ESHTE QE KY VASILLIQI TE SHKOJE TEK GJIRI I LALEZIT E TE PASTROJE SHTEOINE E TIJ PA HARRUAR EDHE SHTEPIN E ZOTIT ILIR. SA PER PARLAMENTIN SHQIPETARET E DINE SE KEMI 30 VITE PA PARLAMENT. KESHTUE KERKOJ AMERIQA ME RAJERSONOVICIN DHE ELEZBIBEROVICIN DHE KETE BENE SALIBERISHOVICI ME AZEM HAJDAROVICIN.

    Reply to this comment
  3. Alidemsi prej Shkoze June 21, 15:50

    Po kur ke nje brigadier si vunjot Tit shkollshumi me brigaden e LSIshtve patjeter qe do dalin te humbur si ne Parlament ashtu dhe ne zgjedhjet lokale etj…etj…

    Reply to this comment
  4. raqi June 21, 17:36

    Ik o gjirizi I Mona ,-‘Likes,,
    Trap plak I peshtire,,

    Reply to this comment
  5. Lani June 21, 17:51

    Ik o kokbreshk se ty ste ka njeri ne kandar.

    Reply to this comment
  6. MH June 21, 20:55

    Ky i Like Floririt bashke me kompanin SHQUP jo kane shkaterrue parlamentin po kane shkaterrue komplet Shqiperine.Pikrisht keto dy parti te degjeneruar po mbajn peng vendin per te mos hapur negociatat e vendit per ne BE.

    Reply to this comment
  7. Labi June 22, 08:50

    Burr i mire zagari mones.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

MENDONI SE PËR TË ZGJIDHUR KRIZËN POLITIKE DUHET NJË MARRËVESHJE E RE RAMA-BASHA?