Vasili: LRI, kundër hajdutëve dhe shushunjave të pushtetit

August 26, 2018 16:55

Vasili:  LRI, kundër hajdutëve dhe shushunjave të pushtetit

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili thotë se të rinjtë që e përkrahin forcën e tij politike janë kundër “pushtetit të hajdutëve”.

Ai shkruan në rrjetin social “Facebook” se pushteti që është ngritur mbi paratë e drogës dhe hajdutërisë, duhet goditur pa asnjë kompromis.

Vasili thekson se LRI anon nga rruga e së mirës dhe pikërisht për këtë arsye, ajo ka vendosur që t’i luftojë ato pushtetarë të cilët kanë treguar se nuk u intereson e ardhmja e vendit të tyre.

Postimi  i plotë i Petrit Vasilit

LRI kundra hajdutëve të pushtetit dhe shushunjave përqark tij.

Mesazhi i LRI s’ka asnjë ekuivok dhe është shumë i qartë.

Një pushteti të ngritur mbi drogë e hajdutëri dhe moralisht mbi pabesi e poshtërsi, i duhet goditur ballas dhe pa asnjë kompromis.

Si mund të ketë një qëndrim tjetër ndaj drogës dhe kusarisë?!

LRI rrëzon kulisat, pazaret e skutave dhe vrimave duke vendosur betejën në fushë të hapur, ku palët përballë janë e mira dhe e keqja.

Të vendosur tek e mira me forcë, ide dhe temperament, LRI natyrshëm ka vënë në hall shushunjat përqark pushteteve të djeshme e të sotme.

LRI ja ka dalë t’i bëjë qesharake shushunjat, që nuk i shqetësojnë miliona euro luksi të qeverisë për avionë e zyra, që nuk i shqetësojnë që 70% rinj duan të ikin nga Shqipëria, që 50% e shqiptarëve duan të ikin nga vendi, por të gjithë shushunjave i shqetëson mesazhi i përballjes me të keqen, që e than mocalin e të keqes ku shushunjat gjallojnë.

LRI na tregoi rrugën, moralin dhe forcën si duhet përballur e keqja; shembja e të keqes ngordh edhe shushunjat.

Të këqijat vijnë bashkë, por edhe ikin bashkë!…

s.a/dita

August 26, 2018 16:55
Komento

9 Komente

  1. Arben August 26, 18:18

    Ndersa Lsi= shushunja dhe hajduta.

    Reply to this comment
    • korçari August 27, 10:43

      Thjesht nje qenie e neveriteshme qe quhet Petrit ,nje plehre me shume ne peizazhin e korrupsionit,nje kavie psikopatike.

      Reply to this comment
  2. tosi sales August 26, 19:36

    o ketij i ka ikur petlla. po me ato horrat qe u trajnuan ne haremin veror te Jales dhe u veshen ushtarake do besh revolucon me baxxhellen ti o Cilo, o ty te ka ikur mendja,,

    Reply to this comment
  3. Jimi August 26, 20:26

    Ne tere keto vite te qeverisjes se majte apo te djathte, nese ka patur shushunja dhe hajdute, kane qen vampiret e LSI-s, te cilet i jane ngjitur, here te majtes e here te djathtes.

    Reply to this comment
  4. Milan August 26, 20:26

    O felliqesirat e vendit o ndyresirat e politikes shqiptare.

    Reply to this comment
  5. MH August 26, 23:13

    Ne shtator – Tetor do e marrin fjalen drejtesia e pastrueme nga Vettingu.Mbajeni veten he burra e mos u ngutni me trimeni para urtesise.Ne spektatoret kemi zane vendet ne pritje qe do sjellin koha.

    Reply to this comment
  6. kasemi August 27, 08:02

    Sa mire po te jete vertete keshtu moj zoti vasillaq. Sipas teje lri do te sulmoje e shkaterroje se pari lesh e line me liken, monen e lloje lloje haduti e krimineli ne krye, si puna jote, rames, apo sa e sa te tjere. Po qe vertete kjo qe thua atehere shqiperia do te pastrohet nga plehrat qe lesh e lia i derdhi mbi kete vend.

    Reply to this comment
  7. ismet August 27, 08:30

    ky pushti qe shkon me grat e shokeve

    Reply to this comment
  8. Adih August 27, 12:25

    Te pakten mos imito Sali larqoftin .
    ME DUAR TE PATRA: ?????????

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*