Vasili: Marrëveshja Rama-Basha nuk na cenon, dalim forcë e parë

May 19, 2017 11:50

Vasili: Marrëveshja Rama-Basha nuk na cenon, dalim forcë e parë

 

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili tha sot se marrëveshja Rama-Basha nuk e dëmton në asnjë aspekt LSI-në dhe se kjo parti do të dalë forcë e parë nga zgjedhjet e 25 qershorit.

Sipas tij, hyrja e PD-së në zgjedhje është lajm i mirë dhe zgjedhjet do të kenë një garë të vërtetë.

Gjithashtu, Vasili ka theksuar se LSI do të jetë forcë e parë në zgjedhjet e 25 qershorit.

Dihet botërisht se LSI bëri çdo gjë dhe afroi gjithçka që kjo krizë absurde të zgjidhej dhe të evitohej katastrofa e qorrsokaku ku do hynte vendi nëse nuk merrte pjesë opozita në zgjedhje. Pavarësisht zgjidhjes së krizës tërësisht artificiale, e rëndësishme është gjithëpërfshirja.

Është e rëndësishme që ne më në fund do të kemi zgjedhje gjithëpërfshirëse. Tani do të kemi zgjedhje më 25 qershor. Vendimi është në duart e qytetarëve. Sot do të kemi një garë të barabartë mes 3 forcave politike. Ofruam gjithçka që të shmangnim katastrofë.

LSI sot është më e bindur se dje, se do të jetë forcë e parë politike sepse përfaqëson një forcë politike, transparente. LSI do të ndihmojë vendin dhe politikën”, tha kreu i LSI-së.

Vasili tha se LSI ka punuar për një marrëveshje për pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje dhe “beson më shumë se do të jemi forcë e parë politike” pas zgjedhjeve.

Sigurisht na vjen keq që u është mohuar e drejta për pjesëmarrje në koalicione disa partive”, tha ai, duke shtuar se “LSI nuk ka asnjë përgjegjësi për këtë gjë dhe megjithëse kjo nuk e cenon LSI-në në asnjë aspekt, ajo ka mbështetur dhënien e hapësirave për të gjitha partitë.”

May 19, 2017 11:50
Komento

11 Komente

  1. shqiptar May 19, 12:18

    ju jeni vertet te paret qe futet kuvellekun ne pushtet.
    jo qe z,do dilni te paret,por do shuheni fare-

    Reply to this comment
  2. MH May 19, 12:35

    Kushdo qe del force e pare apo e funditTe tri forcat e keni qelbur teorikisht me politike praktikisht me korrupsion,krime e tradhetisht.
    Presidenti qe u vendos per te ardhmen asht hajdut me bllok ne dore.
    PD parti prototip kaluar fashiste shet edhe teritore te vendit.Cka fashizmi kerkon te pushtoj teritore.
    PS e ardhur me voten e sovranit ne pushtet i dorzon gjysmen e qeverise kalamanit te llastuar qe asht nguje ne cader duke iu kundervue me sarkazmen ma te shperftyrume mbare njerezimit si brenda vendit dhe jasht cadres deri pertej Atllantikut Amerikes dhe kendej atllantikut Europes.
    Keto parti kane fatin qe spektatori popull votues qendron i turbullt me lojnat e ketyre partive te medha.Dhe si do ta hedhin voten perfundon i humbur dhe i knedhur politikanet hajdut,kriminel dhe te korruptuar.
    Vrejtje:
    Sa here qe shikoj P.Vasilin,tashti dhe liderr me perftyrohet HIENA.Ku mund te merret si shembull qe kemi lidhje te ngjashme me kafshet.

    Reply to this comment
  3. Der Spiegel May 19, 12:47

    Gjermania ka vende Pune per te gjithe Shqiptaret

    ashtu sic ka per Polaket , Ceket etj….

    Por jo per Shqiptaret

    qe i ka degraduar politika “Perca e Sundo“.

    Sikur muajin tjeter te votoni vetem PS ose PD.

    Ti harroni LSI, PR e P.ZH.

    Te harroni 1 thes miell per 1 vote.

    Futjuni nje HU mbrapa partickave dhe do shikoni :

    Brenda ketij Viti

    Shqiperia me te drejta te plota ne BE.

    Atehere Shqiptaret kane te Drejte te punojne

    me dokumenta Ligjore ne c`do vend te BE.

    ku ata deshirojne.

    Shansin e Madh per te shpetuar nga Skllaveria

    e kemi Ne ne dore muajin tjeter

    por nese Votojme Vetem per PS ose PD.

    Faleminderit per Mirekuptimin……….

    Reply to this comment
  4. Mersin May 19, 12:53

    Urime zoti Vasili; te jeni te sigurte se te paret nga fundi do te dilni.

    Reply to this comment
  5. Sokoli May 19, 12:58

    Ky fytura qe shikoni ketu me emrin Petrit Vasili

    eshte personi qe ka porositur dhe paguar vrasjen e deputetit te Fierit Fatmir Xhindi..

    Ai kerkon vota ti shpetoje vetingut e drejtesise.

    Do vije shpejt koha kur ky kriminel do akuzohet para drejtesise me fakte te pa te pa kundershtueshme.
    E drejta Vonon por nuk harron.

    Reply to this comment
  6. artur May 19, 13:03

    Ta pickoje dikush kete qe te zgjohet!

    Reply to this comment
  7. Beqo May 19, 13:06

    Korrupsionin dhe vjedhjen e ketij shteti

    MAGAZINE PA CELSA

    e ka bere LSI ja hajdute e imorale.

    Reply to this comment
  8. Adih May 19, 15:22

    Je i pa cipe ,pa din e iman o Vasili ,permend vetem tri parti . DO TE KEMI NJE GARE PER TRE FORCAT POLITIKE (Shejtan budalla)
    Keto tre Partite, qe ja kane futur mbare e prape shqiptareve sot e 26 vite te shkuara dhe po e terheqin zvare popullin per interesa te veta ekonomike dhe politike ,por mbi te gjitha ruajtjen e vjedhjeve , ti hani rehat dhe pa ju hyre gjemb ne kembe. . Shejtan budalla Si PD e PS e LSI ,kesaj radhe do fundoseni ne fund te oqeanit ,populli shqiptar eshte me i zgjuar se ju .Sidomos e ne vecanti juve si LSI jeni te paret qe duhet te shkriheni.. Dhe ktu qendron budallalleku i juaj , mbare kudo ku jeni .Nuk i lexon komentet ore urjahip . Me vendosjen e ligjit 449 ,nga Rama per te shpetuar hajdutet e vrasesit dhe vendosja me deshire e RAMES ,I Meten President ,budalla , tradhetar dhe i lige se,do beje qe ju te hikni ,ashtu si hiku R Alia mbas renies se murit te Berlinit ,Ju i keni hequr te drejten e integrimit shqiperise ne BE ,me sorollatjet e juaja ,nga frika e diktatit te transparences dhe te diktatit te ligjit pro perendimor.Keni menduar per te ruajtur per bythen tuaj ,dhe i keni prere rrugen te punesimit shqiptareve ne BE ,me qe ketu ska pune dhe ka vetem droge..I keni luajtur menc nderkombetaret qe ju jane lutur perdite, si nga BE , ashtu dhe nga Amerika..Prandaj o Vasil ,beni propogande si Kryemadhja ,voto LSI se keni nga nje shanc e Ci Q i temen Shqiperise e te roje partia LSI.
    Mire e kini propogandoni vetem shance ,kurse nuk flisni fare per program ,o idiote te pa skrupullt..

    Reply to this comment
  9. perkthyesi May 19, 17:11

    Une mendoj se nuk ka asnje gjase qe keta te dalin te paret! Arsyet jane disa, por kete e deklamojne qe te mund te bindin njerezit te votojne kete parti qe, per hir te se vertetes e beri llum politiken, si dhe rriti korrupsionin ne nivele alarmante! Kam idene se po vjen fundi i ketij formacioni politik! Sigurisht, do jete fitore per popullin dhe shenje emancipimi e shoqerise!

    Reply to this comment
  10. pelivan May 19, 17:44

    Xha vasil petriti
    behet krietar!
    Aq sa u be basha
    ne Pd. i pare!….

    Reply to this comment
  11. Jo skraparlli ! May 19, 19:28

    LSI force e pare !

    Eni shoke te votojme,
    voten Ilirit t,ja dhurojme,
    pleq e plaka te vrapojme,
    ta nderojm ne Skrapare .
    LSI-n force te pare.

    Mezi mblodha pleq e plaka,
    se rinis i ka rene flaka,
    s,ka mbet kush ne Skrapar,
    veç tri dhi e dy gomare !

    Do te vete dere me dere,
    te kerkoj ca te tjere,
    do mbledh dhi ,do mbledh gomere,
    do gjej pese ,do shkruj pesmij,
    do ti shenoj si Skraparllinj.

    Detyre te madhe me besuan,
    per LSI-n jap djale e gruan,
    O Partin e ncjerr te Pare,
    o e shuaj te gjith Skrapar .

    Hape rugen o i pari ,
    se ne jemi nga Skrapari,
    dhe se ty nuk te plas kari,
    ne e duam qeverine,
    per Vasil e per Partine.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*