Vasili ngushëllon familjen e elektricistit: Drejtësia të veprojë

August 13, 2016 10:08

Vasili ngushëllon familjen e elektricistit: Drejtësia të veprojë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili i shpreh ngushëllime familjes së Zamir Velajt, elektricistit që humbi jetën në krye të detyrës.

Duke e cilësuar një krim të shëmtuar që meriton një dënim të rreptë, Vasili i bën thirrje organeve të drejtësisë që të veprojnë me shpejtësi.

“Dua t’i shpreh ngushëllime familjes së Zamir Velajt, elektricistit që humbi jetën në krye të detyrës.

Ky është një krim i shëmtuar që meriton dënimin më të  rreptë. Drejtësia duhet të veprojë me shpejtësi. Shprehim mbështetjen e plotë për çdo punonjës të shtetit që kryen me përkushtim detyrën dhe respekton e zbaton ligjin. Të merren nga shteti masa të gjithanshme për mbrojtjen e punonjësve gjatë ushtrimit të detyrës shtetërore”, theksoi Vasili.

August 13, 2016 10:08
Komento

1 Koment

  1. faro August 13, 13:55

    Sipas ketij politikani, drejtesise iu jepkan urdhera nga ky per the filluar shpejt apo ngadal detyren.
    Kete paska mesuar ky nga shteti ligjor ne demokraci?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*