Vasili për Ramën: Aferim i qoftë shkollëpaktit, promovon turizmin në të dalë të gushtit

August 12, 2017 12:04

Vasili për Ramën: Aferim i qoftë shkollëpaktit, promovon turizmin në të dalë të gushtit

Ish-kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar sërish ndaj politikës për turizmin që kryeministri Rama ndjek çdo ditë në rrjetin social “Facebook”.

Nisur nga statuset që publikon kryeministri Rama çdo mëngjes në rrjetet sociale, kreu i grupit parlamentar të LSI thotë se kjo gjë duhet të bëhej në fillim të sezonit turistik.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai e etiketon Ramën si “kryeministri shkollëpakët”.

“Gjithë bota i bën promocione, panaire turistike dhe reklamë turizmit gjithë vitin, me përjashtim të korrikut dhe gushtit.

Ky shkollëpakëti, kryeministri ynë, bën promocion në gusht, në të dalë të sezonit turistik, pra bën një lloj aksham pazari. Aferim i qoftë, kaq di kaq bën!”, përfundon ironikisht kreu i deputetëve të LSI.

August 12, 2017 12:04
Komento

6 Komente

  1. Meti August 12, 13:07

    Po ti pse pranove te ishe nen komanden e ketij shkollepakti? E pate shef kur edhe ti ishe pjese e kabinetit te tij, tashti s’ka me pjese ne tepsi per ty dhe sojin tend!

    Reply to this comment
    • Grigor August 13, 10:56

      O Vasili “shkollë-shumë”
      I je ulur keq karrikes
      Më mirë të ishe mbytur në lumë
      Se sa u bëre zari i Likes

      Minister u bëre për dreq
      Duke vjedhur natë e ditë
      Tani jep shembullin më të keq
      Se si bëhet opozitë

      Reply to this comment
  2. Besniku August 12, 14:13

    A ti je debil, more i shkrete!
    Nuk ke grua e femije, a moter e vella, te ta thone kete gje!?
    Te kane vene te konsumohesh gjate veres, se shefat e LSI-se po pushojne?
    Ja dhe pak, pasi te veteshtrydhesh, do te shikosh ku do te perfundosh.
    Debil, kopjon ne çdo postim Berishen.

    Reply to this comment
  3. shvejk August 12, 19:09

    Po neqoftese tere vitin duhet te merrej me reformen ne drejtesi, me cadren qe ngriti Iliri me Lulin, me ministrat sabotues te LSI, ku do ta gjente kohen te promovonte turizmin o Petrit hundeshkaba.

    Reply to this comment
  4. emigranti August 12, 19:45

    Z Vasili me pare duhet te flasesh per presidentin qe hiken ne menyre ajdutce ne Kroaci per pushime pa vene ne dijeni garden e republikes.Duhet te prenoncohesh per byzylyket se ke qene vete minister.Nuk ke te drejten morale te kritikosh sepse vete parta juaj lsi po ashtu edhe ju jeni te kompletuar jeni dorezinj .

    Reply to this comment
  5. semani August 12, 21:18

    Ah more Vasilis Metis

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*