Vasili përgëzon mjekët: Për herë të parë në Shqipëri…
Nga Arkiva
Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka uruar mjekët shqiptarë për realizimin me sukses të rezeksionit të kancerit të zorrës së trashë me laparoskopi.
Përmes një postimi në “Facebook” ai ka thënë se është hera e parë që kjo teknikë kirurgjikale e avancuar në trajtimin e kancerit të kolonit po përdoret në Shqipëri.
“Këta janë mjekët shqiptarë. Duhet të jemi të gjithë shumë krenarë për ta. Bëjnë mrekullira me shumë talent dhe modesti,” shkruan Vasili.
Postimi i plotë
Krenarë për mjekët shqiptarë dhe talentin e tyre.
Ditë e bukur në mjekësinë shqiptare dhe shkencat mjekësore.
Ekipi i klinikes 3 realizon me sukses rezeksionin e kancerit të zorrës së trashë me laparoskopi. Për herë të parë në QSUT dhe në mbarë sistemin publik shqiptar një teknikë kirurgjikale e avancuar në trajtimin e kancerit të kolonit.
Këta janë mjekët shqiptarë. Duhet të jemi të gjithë shumë krenarë për ta.
Bëjnë mrekullira me shumë talent dhe modesti.
Urime nga zemra, kolegë.
s.a/dita
Shyqyr qe degjuam nje fjale te mire prej teje o vasil. Lusim zotin te vazhdosh.
Epo , me ne fund , desh Zoti qe edhe ky palaço e zagar i felliqur , shkroi diçka pozitive , se vetem qelbesrlliqe , maskaralliqe , akuza e poshtersira nxjerr nga goja e nga pena . Nje njeri i urryer , zemerkeq e topatan , jo sikur ne tete vjetet e fundit ka qene ne qeverisjen e vendit , po sikur ka zbritur nga ndonje planet tjeter dhe sot e njohu Shqiperine . Nje krijese e neveritshme ! Do t’i gezohesha te hiqej zvarre , aq shume urrejtje te imponon ky tip .
Me ne fund e the nje fjale te mire , po te kishe share ministren, se do te merzitet partia !
Wouaah,edhe sukses i duket kjo gje?Kur kete metod e kane pervetesuar te tjeret qe sa e sa dekada!sukses qe tregon vetem sa larg eshte mjekesua shqiptare prej simotrave!Edhe per faj te politikaneve qe nuk kane investuar asgje ne formimin e mjekeve.