Vasili: Rama e do Shqipërinë me korrupsion

May 10, 2018 11:49

Vasili: Rama e do Shqipërinë me korrupsion

 

Petrit Vasili thotë se kryeministri Edi Rama e do Shqipërinë me korrupsion ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim jo.

Teksa ka reaguar ndaj qëndrimit të shefit të qeverisë sa i takon kritikëve ndaj holandezëve dhe gjermanë për integrimin e Shqipërisë, deputeti i LSI thotë se ata kërkojnë të luftohen trafikantët, krimi i organizuar, dhe korrupsioni.

“Kryeministri po lufton me trimëri kundër armiqve gjermane e holandeze së fundmi Dhe ka shumë të drejtë ky kryeministri.Si mundet që gjermanët e holandezët të kërkojnë të luftohen trafikantët dhe krimi i organizuar.Si mundet të kërkojnë të luftohet korrupsioni shpërthyes. Këta të huajt duket qartë që i duan të keqen Shqipërisë, ndaj kryeministri duhet t’i demaskojë dhe t’i luftojë deri në fund ata. Bile edhe ambasadorët e tyre duhet t’i dëbojë nga Shqipëria. Bile as të mos pranojë të hyjë në BE ku janë edhe këta armiq të Shqipërisë”, shkruan Vasili.

Vasili thotë se kryeministri e do këtë vend me trafiqe, me drogë,me kriminelë,me korrupsion shpërthyes. Ka të drejtë kjo është Shqipëria,që ai do, thotë Vasili, por qe ne s’e duam.”

l.h/ dita

May 10, 2018 11:49
Komento

3 Komente

  1. korçari May 10, 12:17

    P.Vasili eshte khtyer dhe ne komik por pa cipe ,çudi si shperfytyrohen keto lloj speciesh si puna e Vasilit, me siguri duhet te jete me depresion sepse paturpesia e tij kalon çdo lloj limiti,çfare plehrash

    Reply to this comment
  2. MH May 10, 12:48

    O budall politikan!
    Sido qe te vjellesh nga goja.Te pakten Rama ishte dhe mbetet politikani ma i angazhuem per rreformen ne drejtesi e ne vecanti ne mriatimin e Vettingut.Ju te koalicionit te cadres luftonit ne dy fronte per te mos kryer reformen ne drejtesi dhe ne lufte kundra votimit te Vettingut.Skalioni brenda cadres me Lulush rrushin dhe skalioni jasht cadres me Like rrushin.
    Koha nuk pret por po duron tej maset.Deri ne ate cakun ma mire vone se kurr!
    Nuk shpetoni dot.Jeni te gjithe si shtrese elektronike qe vertiteni rreth berthames.Kuptohet berthama me ngarkese pozitive(+) ndersa juve me ngarkese (-),si konfiguracion.Po ne te vertet keni ngarkes (+) qe e keni arrite mbi kurrizin e popullit.

    Reply to this comment
  3. tironc i vjeter May 10, 13:16

    e more rrogen edhe per sot, hajt me krahe te lehta e bythe te forta.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*