Vasili sqaron marrëdhëniet mes Metës e Ramës

August 13, 2016 18:16

Vasili sqaron marrëdhëniet mes Metës e Ramës

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-­së, Petrit Vasili u shpreh i bindur se konsensusi i arritur për reformën në drejtësi do vijojë edhe me 7 ligjet.

Po ecim në një rrugë të re, ka mjaft tabu të rrëzuara, mjaft mure të shembura të moskomunikimit, politika e konceptuar në mënyrë krejt të ndryshme reforma në drejtësi, ndryshimet kushtetuese na imponojnë të ecim në këtë rrugë edhe për 7 ligjet, besoj se do kemi realizim konsensual dhe në kohë”, tha Vasili për News 24.

Lidhur me marrëdhëniet brenda koalicionit qeverisës, Vasili sqaroi se: “Marrëdhënia PS­-LSI është në sytë tuaj, matet me atë çka realizohet në sallën e Kuvendit ku ka konsensus, sigurisht një motivim reciprok për të realizuar punët e shtetit të cilat i bashkërendojmë, korrektësi dhe seriozitet të cilit nuk i shmangemi. Kjo ndërton edhe qëndrimin tonë në koalicion, Sa i takon thashethemeve tendosje, apo ç’tendosje këto nuk janë punët tona”.

 Vasili u shpreh ndër të tjera se shumë punë i presin dy forcat e mazhorances deri në zgjedhjet e ardhshme.

“Ne jemi përpara fillimit të sesionit parlamentar, do miratojmë ligjin e buxhetit, kemi ende shumë punë për të bërë, kemi detyra të mëdha para, pastaj kemi kohë për taktikat elektorale. Kemi edhe implementimin e reformës në drejtësi. Na pret një punë e madhe dhe me përgjegjësi të lartë”,­ shtoi ai i pyetur nëse LSI shkon bashkë me PS në zgjedhjet parlamentare.

 

August 13, 2016 18:16
Komento

3 Komente

  1. Xha Temja August 13, 21:32

    Shume bukur ka shkruajtur per maredheniet e Rames me Meten,sidomos ne rreshtin e trete,ku flet se cfare i tha Rama diten e katert te takimit qe u mbajt ne javen e peste te vitit!
    Fantastike fare!

    Reply to this comment
  2. Arber I August 13, 21:59

    Prishja e koalicionit PS+LSI nuk ka llogjike politike pa u shembur SHQUP-i i Sali Berishes.

    Reply to this comment
  3. Devolliu August 14, 07:33

    Like Floriri është Kali i Saliut të Viçidolit në Qeveri, njëlloj si Kali i Trojës.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim