Vasili: Të zbatohet paketa McAllister!

May 17, 2017 23:05

Vasili: Të zbatohet paketa McAllister!

Kreu i LSI-së Petrit Vasili është shprehur se paketa McAllister dhe pika e saj që parashikon shtyrjen e zgjedhjeve deri më 16 korrik, është një alternativë mëse normale.

Vasili është shprehur se LSI është pro zbatimit pikë për pikë të paketës McAllister.

“Ishte një nismë e dobishme, dhe u njohëm në mënyrë të detajuar me produktin e negociatave PD-PS dhe me paketa e mirënjohur McAllister. Kjo ishte baza themelore e diskutimit.

LSI është e palëkundur në atë që paketa duhet të zbatohet pikë për pikë, ishte një paketë që duhej pranuar që kur u bë publike, ajo është një bazë shumë e mirë, i jep përgjigje krizës, krijon besim për zgjidhje të lira dhe të ndershme.

Problemi do të nënvizoja është vlerësimi i momentit dhe i kohës, çdo minutë e humbur është në dëm të vendit në dëm të stabilitetit. Jo vetëm paketa por e gjithë sjellja politike duhet parë në këtë përgjegjshmëri.

Paketa McAllister ka një datë zgjedhjesh, e cila është tërësisht normale, pasi duhet të jemi të gjithë objektivë dhe bëhet fjalë për vetëm 4 javë larg datës… është një limit i arsyeshëm, pra siguron një moment optimal.”-tha Vasili.

May 17, 2017 23:05
Komento

1 Koment

  1. # May 18, 01:23

    Ky asht skuthi trashigimtar i LSI.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim