Vasili: Zgjedhjet e 21 qershorit nuk shtyhen. Kandidimi i të pavarurve ndihmon demokracinë

March 27, 2015 18:26

Vasili: Zgjedhjet e 21 qershorit nuk shtyhen. Kandidimi i të pavarurve ndihmon demokracinë

Pas deklaratave të përfaqësuesve të PD-së se nuk do të futen në zgjedhje nëse nuk përfundon procesi i dekriminalizimit, Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, shpreh vullnetin e mazhorancës për zhvillimin e zgjedhjeve vendore në 21 qershor.

Në një prononcim për mediat, Vasili e cilësoi si qesharake shantazhin e Partisë Demokratike për shtyrjen e zgjedhjeve vendore. Sipas Vasilit, PD edhe pse ka shumicën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, falë edhe tolerancës së mazhorancës, nuk dëshiron të futet në garë pasi nuk gjen dot kandidatë për zgjedhje.

 “Zgjedhjet e 21 qershorit nuk shtyhen. Shantazhi i Partisë Demokratike për shtyrjen e zgjedhjeve lokale është qesharak. Theksoj se PD ka shumicën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kjo edhe falë tolerancës sonë si mazhorancë. Por, Partia Demokratike nuk gjen dot kandidatë për zgjedhjet vendore dhe kjo forcë politike nuk ka kandidatë për Bashkinë e Tiranës”, tha ai.

I pyetur për çështjen e dekriminalizimit dhe propozimet që PD ka bërë në Kuvend, Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim u shpreh se PD-së i ka dalë boja me dekriminalizimin. Vasili shprehu gatishmërinë e mazhorancës për të zgjedhur kandidatë me integritet për zgjedhjet vendore, ndërsa shtoi se dhe kandidimi i të pavarurve ndihmon demokracinë. “PD-së i doli boja me dekriminalizimin. Mazhoranca do të zgjedhë figura me integritet. Kandidimi i të pavarurve ndihmon demokracinë”, theksoi më tej Vasili.

March 27, 2015 18:26
Komento

1 Koment

  1. Bocari March 28, 13:27

    “kandidimi i të pavarurve ndihmon demokracinë.”

    Ky eshte nje propozim shume i urte. Problemi shtrohet se sa te pavarur jane keta kandidate dhe kush i propozon ata? Ne nje kohe kur politiken ne Shqiperi e bejne vetem Partite dhe inisiativa popullore fale indiferentizmit dhe dekurajimit te qytetareve eshte null, kush do te jene keta kandidate. Po te shtosh dhe mungesen e anes financiare, kush do ta financoje kandidaturen e tyre? Duke u bazuar ne keto mungesa del qe detyrimisht kandidatet do te jene te perzgjedhurit e politikes ose marioneta te pasanikeve qe do mbrojne interesat e tyre. Kush jane pasaniket shqiptare? Kush jane politikanet shqiptare?
    Pa u bere dekriminalizimi dhe deklarimi i pasurise nuk mund te kete qartesi ne kete drejtim.
    Cdo hap i nxituar ne kete drejtim do ricikloje vetem korrupsionin e deritanishem.
    Te gjithe flasin ne emer te demokracise, por askush nuk vepron me rregullat e saj. Politikanet dhe te zgjedhurit e tyre jane kaq te perfolur, sa cdo hap qe con ne rikandidimin e tyre eshte nje vetvrasje per te ardhmen e vendit. Zgjedhjet komunale me kandidate partiak dhe te perzgjedhurit e shumefolur te deritanishem eshte si te perziesh nje pirg plehrash qe i ke hedhur per tu kompostuar qe te pershpejtosh procesin e dekompozimit.
    Eshte detyr e politikes te pershpejtojne njehere procesin e dekriminalizimit duke filluar nga udheheqesit ekzistente te PD, PS, PPPPP, mbi bazen e dosjeve para dhe pas komunizmit dhe pasi te seleksionohen elementet e kompromentuar, qe mund te arrijne 90-99,99% te listes ti japin mundesine zgjdhjeve normale, edhe nqs. per kete do te jete e nevojshme shtyrja e tyre. A mund ta beje kete Partia ne pushtet? Po te shikojme politiken e deri tanishme them se jo? Cfare alternative kemi…..? Une nuk besoj tek mrekullite.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim