A ishte gafë vendlindja në dokumentet e Vatikanit për Shën Terezën?

September 7, 2016 21:04

A ishte gafë vendlindja në dokumentet e Vatikanit për Shën Terezën?

I nderuar z.Kryeredaktor

Disa ditë më parë ju dhe media të tjera botuat lajmin se në dokumentet e shenjtërimit të Nënë Terezës është shënuar vendlindja e saj: Shkup, Shqipëri.

Këto dokumente të shpërndara nga Selia e Shenjtë janë zyrtare, ndërsa të njëjtën përmbajtje e ka edhe dokumenti me të cilin Nënë Tereza u shpall botërisht për shenjtore, Shën Tereza, pas shenjtërimit të saj, më 4 shtator 2016, në Vatikan.

Përmbajtja e këtyre dokumenteve zyrtare të Selisë së Shenjtë ka nxitur reagime në Shkup, kryeqytetin e sotëm të Maqedonisë, duke pretenduar se ky akt i Selisë së Shenjtë mund të jetë një skandal që duhet të përmirësohet. Por, reagime zyrtare për këtë çështje ende nuk ka, përveç disa reagimeve individuale në rrjetet sociale dhe mediat e vendit.

Disa media e konsideruan gafë. Po a është e tillë?

Jo. Shën Tereza u lind më 26 gusht 1910, në Shkup (sot Republika e Maqedonisë), atëherë kryeqyteti i Vilajetit të Kosovës në Perandorinë Osmane. Në kohën kur u krijua Republika e Maqedonisë së sotme, më 1944/45, ajo kishte plot 35 vjet moshë, prandaj, nëse do të shkruhej në dokumentin zyrtar të Selisë së Shenjtë se Nënë Tereza u lind në Maqedoni, kjo do të përbënte një të pavërtetë dhe skandal.

Në kohën kur u lind shenjtorja Terezë në Shkup, ky qytet ka qenë me shumicë shqiptare dhe i ka takuar Shqipërisë, si Vilajeti i Kosovës.

Selia e Shenjtë asnjëherë nuk i pranon viset e okupuara si të huaja, siç ishte atëherë Shkupi nën Perandorinë Osmane. Edhe sot, ky qytet njihet nga Selia e Shenjtë si qyteti më i madh shqiptar në gadishullin Ilirik, pavarësisht nga ndarjet administrative dhe sajesat politike të kohës, të cilat janë kalimtare, të përkohshme dhe të paqëndrueshme në rrjedhat e historisë.

Administrata e Selisë së Shenjtë nuk ka bërë asnjë gabim, por e ka përmirësuar një padrejtësi historike ndaj kombit shqiptar. Selia e Shenjtë e din se Nënë Tereza nuk është shenjtorja e parë, as e fundit, që raca shqiptare i fali njerëzimit. Prandaj, kombet që i dhanë botës kaq shenjtorë dhe figura me përmasa botërore, nuk guxon të mbetet pre e pushtimeve, falsifikimeve dhe sundimeve barbare, as sot, e as në të ardhmen.

 

Me respekt për ju dhe stafin e gazetës Dita

Prof.Dr. Abdulla Mehmeti, Tetovë, shtator 2016  

September 7, 2016 21:04
Komento

21 Komente

  1. Kruja September 4, 21:49

    Me habit se sa shpejt , zemerohen maqedonasit edhe per nje çeshtje kaq te vogel , kur me te dyja kembet vazhdojne te spekullojne edhe me kombesine e Nene Terezes . Per fatin e saj te mire Shenjtorja Tereza e Kalkutes ka vdekur vetem 19 vjet me pare , dhe ka pasur mundesi ta deshmoje vete kombesine edhe ne rastin e marrjes se çmimit Nobel. Por ne Shkup per respekt jo vetem te kombesise se Nene Terezes , por edhe per faktin se zyrtarisht kane 25% te popullsise aktuale te Republikes shqiptare nuk e kane pare te aresyeshme as ti vene emrin ne shqip shtepise ku ka lindur Nene Tereza . Sidoqofte per saktesi Anjeze Gonxhe Bojaxhi (emer tipik shqiptar ) ka lindur ne Shkup ne ate kohe ne Perandorine Otomane (Maqedonia nuk egzistonte kerkund) nderkohe qe Shqiperia zyrtare do te krijohej vetem dy vjet me vone . Shkupi i asaj kohe ishte kryeqyteti i vilajetit osman te Kosoves , dhe sidoqofte nje qytet shume kombesh , ku shqiptaret ishin ne numer te konsiderueshem (ne mos shumica ) por qe sidoqofte mbeten ne numer te konsiderueshem edhe sot . Mbase ne çdo rast do te duhej shkruar :Kombesia Shqiptare , vendlindja Shkup sot ne Republiken e Maqedonise , por ne ate kohe ne perandorine otomane , Kjo eshte e verteta .

    Reply to this comment
    • Nusret September 5, 09:01

      I nderuar ne ate koh Shkupi ka qen 80% shqiptare deri ne luften e dyt botrore dhe posaqerisht deri ne termetin e Shkupit ku shqiptaret u debuan ne TurqidheTitoja e mbushi mw ardhacak nga Rusia,Rumunia ,Greqia,Bielorusia Ukraina dhe jo vetem Shkupin por edhe ne Tetove,Gostivar dhe Diber pruri plot, per fat qe Dibranet para se tehiknin neper Amerik ilarguannfa Dibra!!!

      Reply to this comment
  2. demo September 4, 22:36

    Mos u zemeroni sllave maqedonie!Nene Tereza lindi ne 1910 ne Shkup,ne ate kohe nje qytet krejt Shqiptar,ne perberje te perandorise osmane.Gjate luftes ballkanike,forcat ushtarake serbe pushtuan Shkupin dhe vise te tjera shqiptare,duke ja aneksuar mbreterise serbo-kroate e cila me vone u quajt Jugosllavi.Pas luftes dyte boterore Shkupi u be kryeqytet i republikes se Maqedonise,megjithese vazhdonte te kishte ne shumice banore shqiptare te besimit katolik dhe musliman.Ndryshimi etnik i popullsise se Shkupit ne favor te sllaveve bullgare -maqedonas ndodhi ne vitin 1968 pas termetit te rende qe ra ne Diber.Me kete rast qeveria sllave,spastroi rrenojat e lagjeve shqiptare dhe ndertoi shumekatesh me banore sllave.Prandaj Vatikani nuk genjen kur e quan Shkupin qytet te Shqiperise,sepse i tille eshte .

    Reply to this comment
    • beni September 5, 09:36

      Nikolla bojaxhi ish qytetar serb i prizerenit baba i gonxhes dhe besimtar i kishes ortodokse?
      Ne katolicizmin shqiptar nuk ekziston mbiemer bojaxhi pervecse konvertimit te saj nga ortodokse ne katolike megjithate besimi esht i lire per te pelqyer ate qe i pelqen kujdo?

      Reply to this comment
      • KORÇARI September 10, 15:49

        Foli beni greko-serbi , po si mo beni derdimeni babai i Nene Terezes ishte Serb ???? PO SI MORE PLEHRE O FUNDERRINE O GOJE HALE O FEKALE O SPIUN BYTHSHITUR TEK UDB – ja dhe tek EYP- I GREK GUXON TE NA QUASH NENE TEREZEN SERBE O AKSIDENT KAPOTE , MOS GUXO ME O MAJMUN SERBO-ISLAMIK TE SHASH NJE SHENJTORE ….

        Reply to this comment
      • Bashkim September 12, 06:24

        Natyrisht me e pakta je nje injorant qe komenton pa pergjegjesi
        Po emrat Drane (nena e Nene Terezes),Agi (motra e Nene Terezes) dhe emri Anjeze (emri i dhene ne lindje Nene Terezes) te duken valle emra ortodokse
        Per me teper edhe pse ka mangesi ne studimin e origjines te familjes fakti qe Marie Kraja (Paluca) me origjine nga Malsia e Mbi Shkodres kishte nje miqesi shekullore me familjen e Nene Terezes miqesi qe njihet se vazhdoi edhe ne Tirane tegon se Nikoll Bojaxhi ka levizur nga malsia ne fillim ne Prizren e me pas ne Shkup

        Reply to this comment
    • Mollosi September 5, 10:41

      Nje permiresim.Termeti ne Shkup ndodhi ne vitin 1963.

      Reply to this comment
  3. ??? September 4, 22:43

    Nuk e kuptoj pse nxehen Maqedonasit? Vatikani shikon dokumentet zyrtare si certifikata e lindjes ku thuhet Shkup Shqiperi, se kur ka lindur ajo s’ka pasur Maqedoni

    Reply to this comment
  4. Dielli mbi Korab September 4, 23:31

    Jam shum dakort me komentin tuaj @Kruja.
    Kur ka lindur Nana Terez -Shenjtorja Gonxhe ,ne vitin 1910 Shkupi ishte pjese e teritorit shqiptar qe asaj kohe perbehej nga 4 vilajete.

    Reply to this comment
  5. Moisi Golemi September 5, 09:36

    Na plari kasi se u nxehen maqedonasit. Te pjne ca dhalle e te freskojne gjakun. Shkupi asokohe quhej shqiptar edhe prej Perandorise Osmane, qe e pati si njerin lrej qyteteve te vilajeteve shqiptare. Ne kronikat e vjetra, si otomane ashtu edhe europiane edhe Arta, Janina, Konica, Ulqini, etj, permenden si Shqiperi.
    Keshtu qe, perplasni koken per muri e mos na fryni shume fufat, o maqidonas.

    Reply to this comment
  6. fshatari pafshat September 5, 14:51

    Me saktesisht mund te ishte keshtu: qytetare e perandorise Osmane – lindur ne Shkup, vilajet shqiptar.

    Reply to this comment
  7. MIRDASH September 5, 20:55

    TE GJITHE E DINE DHE E NJOHIN REALITETIN QE NENE TEREZA ESHTE SHQIPTARE.NENA DHE MOTRAT E SAJ ENDE DHE SOT KANE VARRET E TYRE NE TIRANE.NESE DO ISHIN MAQEDONSE DO E LININ ME GOJE DHE SHKRIM QE VARRET TI HAPESHIN NE JUGOSLLAVI.VATIKANI I DI MIRE KETO PUNE DHE DI SE CFARE SHKRUAN DHE CFARE THOTE.

    Reply to this comment
  8. Arben September 9, 06:32

    ME 1910, SHKUPI ISHTE PERANDORI OSMANE, AS SHQIPERI, E AS MAQEDONI.

    Reply to this comment
    • Lesh e li salija nga Patomi September 9, 22:45

      O “Arben” filoserbi!
      Perandoria osmani nuk kishte vetem kombesi turke por dhe kombesi te vendeve qe kishte pushtuar me forcen e armeve. Nder to dhe kombin shqiptar, ku Shkupi, Tetova sikunder dhe Kosova, Ulqini deri ne Hercegovine ishin shqiptare.

      Reply to this comment
      • anticensurë 25642654 September 12, 08:43

        Lesh e li salija nga Patomi
        Arbeni nuk është as filo sërb e as filo grek!!
        ai është thjeshtë një turk nga ata të ndyrët dhe nga më antishqiptarët!!ai është në aleancë me të gjithë antishqiptarët!!me gërkun e sërbin dhe me turqit e ndyrë si ai histokari që fliste kundër gjergjit tonë!!
        kjo qënje e ndyrë robshkërdhyer është aq e poshtër sa ska masë që ta vlersojë!!
        ndyrësirave të tilla e vetmia përgjigje që mund tu japësh dhe që e meritojnë plotësisht është “të shkërdhefsha robt”!!
        çdo gjë tjetër është humbje kohe!!
        replikat dhe njohuritë tuaja bëjini me njerëz që duan të dijnë diçka!që duan të mësojnë më shumë!!
        ky ndyrësirë i di më mirë se unë e ti faktet,por çdo gjë e përdor kundër nesh!!këtij nuk mund ti vërtetosh atë që ai e di shumë mirë por bën të pamundurën ta shtrëmbërojë!!

        Reply to this comment
      • anticensurë 25642654 September 12, 13:05

        Lesh e li salija nga Patomi
        Arbeni nuk është as filo sërb e as filo grek!!
        ai është thjeshtë një turk nga ata të ndyrët dhe nga më antishqiptarët!!ai është në aleancë me të gjithë antishqiptarët!!me gërkun e sërbin dhe me turqit e ndyrë si ai histokari që fliste kundër gjergjit tonë!!
        kjo qënje e ndyrë robshkërdhyer është aq e poshtër sa ska masë që ta vlersojë!!
        ndyrësirave të tilla e vetmia përgjigje që mund tu japësh dhe që e meritojnë plotësisht është “të shkërdhefsha robt”!!
        çdo gjë tjetër është humbje kohe!!
        replikat dhe njohuritë tuaja bëjini me njerëz që duan të dijnë diçka!që duan të mësojnë më shumë!!
        ky ndyrësirë i di më mirë se unë e ti faktet,por çdo gjë e përdor kundër nesh!!këtij nuk mund ti vërtetosh atë që ai e di shumë mirë por bën të pamundurën ta shtrëmbërojë!!
        Duplicate comment detected; it looks as though you’ve already said that!

        Reply to this comment
  9. Arben September 9, 15:40

    GONXHE BOJAXHI, KA LINDUR SI NENSHTETASE E PERANDORISE OSMANE, DHE NE TOKEN OSMANE,

    PERSE I FSHINI KOMENTET, MOS U BENI PORTAL I LODHUR.

    Reply to this comment
    • KORÇARI September 10, 15:52

      Foli beni greko-serbi , po si mo beni derdimeni babai i Nene Terezes ishte Serb ???? PO SI MORE PLEHRE O FUNDERRINE O GOJE HALE O FEKALE O SPIUN BYTHSHITUR TEK UDB – ja dhe tek EYP- I GREK GUXON TE NA QUASH NENE TEREZEN SERBE O AKSIDENT KAPOTE , MOS GUXO ME O MAJMUN SERBO-ISLAMIK TE SHASH NJE SHENJTORE ….

      Reply to this comment
  10. A September 11, 20:23

    I ati i NENE TEREZES = MOTHER TEREZES, eshte me origjine nga Shiroka e Shkodres, qyteze ne bregun e Liqenit te Shkodres ne Shqiperine aktuale. I per ket besimit te krishtere katolik. Pastaj ka kaluar ne Kosove dhe eshte marre me tregti bojrash dhe i ngeli mbiemri BOJAXHIU. Ja p.sh. kur te paret e juaj jane marre me teneqe quhen TENEQEXHIU, e keshtu te tille mbiemra qe kane rrjedhur nga profesionet e ndryeshme ke sa te duash ne Shqiperi.

    Reply to this comment
  11. Mark uk September 12, 15:50

    Arben:Padrejtsisht ju quajn disa nga komentuesi si filo serb – grek.Ju jeni puro turk ,bile nga turqia e lindjes.Nane Tereza ka origjinen nga Shiroka e Shkoders pra gjyshi i saj ka lindur ne Shirok.Nje fatkeqsi per popullin shqiptar eshte se ka shume turq shqipfoles ne Shqiperi.Sikur te iknit nga e keni origjinen se do pastrohej vendi nga ajo race e ndyre.

    Reply to this comment
  12. Mark uk September 13, 18:33

    Arben :Shko ne turqi e te pastrohet nga mbeturinat turke kjo toke e shejt.Origjina e ksaj femre qe e quajn Nane pes kontinente e ka origjinen nga Shiroka ne Shkoder.Me vjen mire qe nuk po falesh ne Arabisht se na pate nxe menermethanen cdo dite.Ta dish se turk te mire e .ute te mire nuk ka.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*