Vatrat kryesore të infektimit me Covid në Shqipëri

August 1, 2020 14:37

Vatrat kryesore të infektimit me Covid në Shqipëri

Pasi spitalet u kthyen në vatra infektimi, epidemiologët kanë identifikuar se disa nga vatrat e reja janë vendet e frekuentuara nga të rinjtë,  grumbullimet masive, kryesisht festa dhe ditëlindje.

“Ajo çfarë vihet re këtë periudhë është rritja e rasteve në moshat e reja. Vatrat kryesore janë nga festat, ditëlindjet apo grumbullimet ne ceremoni mortore”, u shprehën epidemiologët e Tiranës, gjatë takimit me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Kjo e fundit deklaroi se sistemit shëndetësor do t’i shtohen 300 mjekë, infermierë, teknikë, në përgjigje të planit dhe strategjisë afatmesme ndaj situatës së shkaktuar nga Covid-19. Po ashtu ministrja tha po vijon puna me forcimin e kapaciteteve dhe burimeve njerëzore për përgatitjen e periudhës vjeshtë dimër.

“Ne po përgatitemi për vjeshtë-dimrin, që sigurisht do të jetë i vështirë, por po përgatitemi të fuqizojmë asetet sa i përket burimeve njerëzore, epidemiologët, punonjësit në shërbimet e Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor jo vetëm në Tiranë, ku janë dyfishuar ekipet por edhe në të gjithë qarqet, në mënyrë që në terren të kemi më shumë epidemiologë, më shumë punonjës, të cilët të mundet të kenë prioritet jo vetëm testimin, por edhe gjurmimin, hetimin për kufizimin e infeksionit”, tha Manastirliu.

Manastirliu ju ka bërë edhe njëherë thirrje të rinjve të tregohen të përgjegjshëm, pasi sjellja individuale në këtë betejë është vendimtare.

 

l.h/ dita

August 1, 2020 14:37

Njoftim

Njoftim

Njoftim