Vazhdim i Epopesë së Ballit Kombëtar…

Arben Duka August 1, 2016 16:37

Vazhdim i Epopesë së Ballit Kombëtar…

Dyzet e katra,
ende pa dalë,
gjermanët ikën,
me bisht në shalë.

Edhe ballistët,
shumë keq bitisën,
tok me gjermanët,
u arratisën.

U arratisën,
gjithë ata trima,
ata që mbetën,
u funë në vrima.

Ashtu në vrima,
u humbi vula,
se s’kishin më,
byrek e pula.

Në bythë të hasmit,
Balli u ysht,
ndaj historia,
e la në bisht!

Ashtu siç qenë,
tufë me zagarë,
dhe bashkëpuntorë,
dhe tradhëtarë.

Që me Mit’hatin,
ballist’ i parë,
ishin dhe mbetën,
turp kombëtar.

Po që ta themi,
hapur këtu,
ata-të parët,
ishin me tru…

Ata të parët,
ishin me tru,
jo si i sotmi,
që është një hu.

Që është një hu,
det injorance,
jo si Abazi,
me shkollë France.

Det injorance,
dhe gjytyrim,
që hakërrohet,
si kryetrim!

Mbaje më butë,
i them budallit,
se trimërinë,
ja dimë Ballit!

Vetë historia,
i merr ca haqe,
mut u shkoi lufta,
më mut në paqe!

Krye hajvan,
i gjithë hajvanëve,
t’u mohosh luftën,
sot partizanëve.

Kreu i Ballit,
e sheh dhe vetë,
se bijtë e tyre,
janë në pushtet.

Gjak partizan,
rrjedh nëpër breza,
të bardhën tonë,
s’e nxin e zeza!

As deklaratat,
e sherr-idiotit,
qé ka marrë shpatën,
e Don Kishotit.

Sot ka pa fund,
lumë historish,
Balli është rrahur,
qysh se kulish!

Ç’i bëri Ballit,
shoku Enver,
në jetë të jetëve,
veten s’e merr.

Dot s’e mohojnë,
as nihilistët,
ku jemi ne,
ku janë ballistët!

Balli u bë,
gaz i miletit,
me Epopenë,
e xha Shefqetit.

Mbi shtadhjetë vite,
që është shkruar,
ende dhe sot,
nuk ka mbaruar!

Arben Duka August 1, 2016 16:37
Komento

8 Komente

  1. Zani Burimi August 1, 17:50

    Shqiptaret e sotshem
    i ka zene halli::
    histori kokeposhte
    shkruan Alimadhi.

    ç’te beje Balli
    me ca gjytyryme
    i ka zene halli
    se jane ca biçime!

    Jane analfabete
    jane si mos me keq,
    keta qe kan’ mbete
    jane bere per dreq.

    Ku ta dinte Poeti
    se pas dekadash shume
    se Balli ne bisht mbeti
    jane per dru e per lume.

    Halli na ka zene
    me shqupas e balliste
    fshesa u do vene
    se jane dhe gojepiste.

    Reply to this comment
    • Aria August 1, 23:27

      Mjere historia
      kush e ka shkruar
      ta thote Partia
      dhe ti tru-dem cuar

      Sikur ta dije
      si ishte vertet
      nuk do besoje
      perralle me mbret

      T’na rroje Partia
      t’na rroje Edveri
      se per milet
      kush nuk e tjerri

      T’na rroje i pari
      edhe Rilindja
      Si lum ideali
      me gjith’kta kopila

      U ben te pasur
      me rroge ne shtet
      Te rrine hipur
      e ti i pershendet

      Po si s’u ngrite
      o popull leshi
      Te griu dhalla
      te dogji preshi

      Po si s’u cove
      o popull i mjere
      te ropen gjalle
      Te hodhen n’ferre

      Po si durove
      per varferine
      te moren pronen
      edhe fisnikerine

      Po si u mbajte
      te shiten lire
      te perdhosen fare
      njerez’t e peshtire

      Do vije dita
      a thua valle
      te mesojne t’shkruajn
      palo shkrimtare

      U duket vetja
      se din historine
      u fryhet mendja
      thua frymezojn njerine!

      Reply to this comment
  2. fteri August 1, 18:00

    populli këndonte prit gomar sa të mbijë barë ,sa të vijë balli kombëtar,të hajë ndonjë pulë si zagarë

    Reply to this comment
  3. Genci August 1, 19:13

    Bukur e ke shkruar o Zoti Duka,por nje pyetje kam kush e prishi konferencen e Mukjes?Miladini me Enverin apo Mi’that Frasheri i biri nje patrioti te madh,nga patriotet lindin patriotetet jo dobica bastard si puna e Enver Mutit qe urdheroi te dorezonte tek jugosllavet te gjithe shqiptaret qe dezertonin nga ushtria jugosllave qe i pushkatonin pa gjyq,E di ti more Duk Rapsodi Se Kush e lejoi masakren e Tivarit,E di ti more Duk Poeti qe po te reshtoheshin ne krahun e partizaneve qe i shikonin si shpetim shqiptaret e Kosoves,Ai Mut (Enveri) po te donte pushtonte dhe ballkanin,po te bej edhe nje pyetje,pse divizioni 5-te i Ushtrise Nacional Clirimtare luftoi Kunder Cetes se Patriotit dhe Atdhetarit te njohur Shaban Polluzhes?Mendoje dhe njehre Keto qe ke shkruajtur se vrasjet me te medhaja i kane bere ATA PARTIZANET E TANE SE SA BALLI JONE.
    RESPKTE ZOTI DUKA.

    Reply to this comment
  4. nuk ka tym pa zjarr August 1, 22:28

    Arben. Do ta lexoje intelektuali pellumb kulla e do te bej rezil do te beje.

    Reply to this comment
  5. Lirika shkon e vdes ne shpirt August 2, 02:37

    Kush e vrau Liriken e Arben Dukes

    Lufta e Dytë kish nisur motmot
    Partia Mëmë dha shenjë në Moskë
    Dushan Hoxha dhe Enver Miladini
    Homo-Ballkanikus, Albanë ku jini?

    Dhe nisi vëllavrasja, anti-liri
    Më thua dot, ku je Shqipëri?
    S’kish Luftë, tërheqje, gjermani correct
    “Na solli rruga, s’u kishim project…”

    Të shkretët yll-kuqas, më shumë morra se plumba
    Dimri I shpërndau si lepuj në shpëndra!

    Një herë të vetme, Enveri s’e shkrehu
    Po sllavin dëgjoi: erë pushteti ndjeu.
    Aleatë? Lindorët, pushtetin përjetë
    Ngritur mbi kufoma, pesëdhjetë vjetë.

    Perëndimi? Poshtë! Hidhi në Det!
    Fitilin minave, Zoti jam vetë…

    Te parin zgjodhi Bahriun e shkretë
    Për t’i kthyer lekët për Universitet!
    Gjyqe gjithandej, kombëtarët me radhë,
    Liria pas lufte, lindi e vrarë…

    Vetëm një cift partizanësh, la të gjallë
    Të sillnin në jetë, poetin e rrallë…
    Jo Kadarenë, as Agollin nuk thashë
    Të dy ia drodhën, vdekur,…më pas.

    Beni, Ben Duka, gjor, verbër, i shkretë
    Vazhdon të këndoj si analfabet…

    Gjer edhe Memenë e vrau më në fund
    Brigad’e Parë c‘u bëre, Vula të Humbtë!

    Po ngrihet Beni dhe këngën e bën dëm
    Sa thua vërtetë ka mbetur pa mendtë…

    Mërzitur me Nanon, me Lirin hajdut
    Me Pandin tërë pufka, me Ramën kopuk…
    Dhe kthehet te Kumandari,
    “Na bwre me bukw…”!

    Si i dehur ngjan
    por i thotë me gjithë mend
    Më fal, Enver që s’vdiqa, në vendin tënd…!

    Mendo, o Ben, sikur në krye të ish Frashërlliu
    Sikur arti e Fjala të vazhdonte si në vitet ’30,
    C’e bukur do ish e lirë Shqipëria,
    Beni do thurte lirika për qef të vetë…

    Nuk do merrej tërë jetën e vetë me Salën,
    Se Sala një kapter i të Kuqes ish
    Benit s’ja mbajti t’i thosh një fjalë Atij të Madhit
    Dhe shkon e bën trimin me një Dhjetorist!

    Beni mësoi ta kthente kurajën në raki
    Sot e kësaj dite, ashtu e bën autokritikën
    Ja, e prishi gojën me Frashërrllinë
    Dhe shkon në një bar e kthen një krikëll…!

    Po Balli ishte Ballë, o Ben, për kokën tënde
    Dhe bënte Qeverri të Madhe me Diploma Perëndimi
    Jo si kuqot e Qeverrisë së Rigonit pa brekë
    Që më në fund e këmbyen Memenë me nje Lenkë!

    Ja supozojmë se Ballistët hanin pula,
    dhe s’ishin per lufte po ishin per Paqe,
    Po ce o, Arben Duka, më mirë këta të tutë që e ndaluan mishin fare?!

    Do hanin më shumë shqiptarët, do këndonin poetët për Shqipërinë
    Dhe në vitet ’90 s’do ngjiteshin anijeve për Perëndim!

    Të më falësh, Ben, në të kam prekur nga pak,
    Po ti e menderos fare kur bëhesh flakë I kuq…
    Sa them me vete: është Beni ky, apo djalli
    E vrave lirikën, e thave këtë Gusht…

    Reply to this comment
  6. info analitike August 2, 08:05

    Karkalecet e kuq ish oficere ShQUPas e kane te veshtire te fshehin fanatizmin dhe natyren e tyre te imponuarit gjerave me diktat. Tani ky qyfyrexhiu kujton se duke share “armikun” sjell fakte bindese qe ka te drejte. Prandaj ky vend ka marre tatepjeten se askush nuk i dedikohet profesionit te vet por te gjithe kerkojne te japin leksione aty ku jane me injorante. Me kujtojne idiotesine e Revolucionit kinez ku femijet u vune drejtora spitalesh dhe ne emer te partise godisnin me shpulla profesore me pervoje e me goxha karriere. Ashtu sic ndodhi me injorantet enveriste qe sapo moren pushtetin vrane e prene gjithe eliten atdhetare dhe intelektuale qe vec mire i kishte bere vendit pa u perzjere me politike. Perfshire ketu edhe shume partizane idealiste qe ose u zhduken ose zgjodhen rrugen e heshtjes pas zhgenjimit te madh e kur pane se cfare monstre kishin sjelle ne pushtet. Shikojini sukseset e enverizmit o fanatike tek fytyrat e atyre qindra mijera emigranteve ne fotot e gazetarit Sciana. Shikoni cfare ndryshimi kane ata njerez te kthyer ne kafshe nga skamja, mjerimi, diktatura nga nje njeri normal. Kur lexon gjera te tilla si keto te qyfyrexhiut e kupton se do te duhet ende kohe qe shqiptaret te behen njerez.

    Reply to this comment
  7. Bilua August 2, 08:23

    Balli pas 90 nxori figurat me te shquara te llumit shqipetar,Ekrem Spahine,Pellumb Kullen dhe se fundemi kete Alihalemadhin!

    Reply to this comment
  8. Niku nga Saraqinista October 24, 23:45

    shkruan bejte qe nuk i afrohen dot as Nazim Frakulles….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim