Vazhdimi i Epopesë së Ballit Kombëtar

September 1, 2018 12:37

Vazhdimi i Epopesë së Ballit Kombëtar

Dyzet e katra,
ende pa dalë,
gjermanët ikën,
me bisht në shalë.

Edhe ballistët,
shumë keq bitisën,
tok me gjermanët,
u arratisën.

U arratisën,
gjithë ata trima,
ata që mbetën,
u funë në vrima.

Ashtu-në vrima,
u humbi vula,
se s’kishin më,
byrek e pula.

Në bythë të hasmit,
Balli u ysht,
ndaj historia,
e la në bisht.

Ashtu siç qenë,
tufë me zagarë,
dhe kuislingë,
dhe tradhtarë.

Që me Mit’hatin,
ballist i parë,
ishin dhe mbetën,
turp kombëtar.

Po që ta themi,
hapur këtu,
kokat e Ballit,
ishin me tru.

Ata të parët,
ishin me tru,
jo si i sotmi,
që është një hu.

Që është një hu,
det injorance,
jo si Abazi,
me shkollë France.

Det injorance,
dhe gjytyrym,
që hakërrohet,
si kryetrim!

Mbaje më butë,
i them budallait,
se trimërinë,
ja dimë Ballit!

Vetë historia,
i merr ca haqe,
mut u shkoi lufta,
më mut në paqe!

Po nuk pushon,
kori i hajvanëve,
mohojnë luftën,
e partizanëve!

Tani ballistët,
e shohin vetë,
se partizanët,
janë në pushtet.

Gjak partizan,
rrjedh nëpër breza,
të bardhën tonë,
s’e nxin e zeza!

Një jetë të tërë,
kërkova kot,
një këngë për Ballin,
s’e gjeta dot!

Sot ka pa fund,
lumë historish,
Balli është rrahur,
qysh se kulish!

Ç’i bëri Ballit,
shoku Enver,
në jetë të jetëve,
veten s’e merr!

Dot s’e mohojnë,
as nihilistët,
ku ishim ne,
ku qenë ballistët!

Balli u bë,
gaz i miletit,
me Epopenë,
e xha Shefqetit.

Mbi shtatëdhjetë vite,
që është shkruar,
ende dhe sot,
nuk ka mbaruar!

Një ligj në SHQUP,
po projektohet,
që Epopeja,
të asgjësohet!

Ky është ilaçi,
që është gjendur,
në shkëmb të kohës,
Ajo është gdhendur!

A.DUKA

September 1, 2018 12:37
Komento

14 Komente

  1. pelivan September 1, 13:20

    e lumte Ben duka!

    Reply to this comment
  2. Dodona mbi Tomorr September 1, 14:38

    Ankohet balli ,qe “beri lufte”,
    e plot mundime e sakrifica,
    per ata “komb” e at “flamur”
    ashtu sic thote e Kolevica’
    ne “epopen per Komunista”
    Desh ta “kalonte ” ky mjeran ,
    Shefqetn e madh , ate vigan ,
    me ate poeme monument,,
    per “ball’ e “mbret”,te tjere me radhe
    armiq te shitur e tradhetare!

    Reply to this comment
  3. Dodona mbi Tomorr September 1, 14:47

    Ankohet balli ,se “beri lufte”,
    e plot mundime e sakrifica,
    per at “komb” e at “flamur”
    ashtu sic thote e Kolevica’
    ne “epopen per Komunista”
    Desh ta “kalonte ” ky mjeran ,
    Shefqetn e madh , ate vigan ,
    me ate poeme monument,,
    per “ball’ e “mbret”,te tjere me radhe
    armiq te shitur e tradhetare!

    Reply to this comment
  4. . September 1, 15:25

    Cilet partizane jane ne pushtet? Edvin Rama eshte perfaqesuesi i partizaneve?
    Po pse, per cfare e dhane jeten ata partizane, qe mbitoka dhe nentoka e Shqiperise t’i vihet ne dispozicion turisteve apo investitoreve te huaj dhe Shqiptaret te bejne sherbetorin e te huajve ne token e tyre?
    Apo qe Amerikanet te kene ketu baze ushtarake?

    Edvin Rama eshte perfaqesuesi tipik i ballisteve se nga e njejta kulture vjen.

    Reply to this comment
  5. Ndoci September 1, 15:30

    Ballistet e qemoti shkuan per lesh se ishin rrace …muti.
    Ballistet e sotem jane bere pjellat me te ndyra te ish komunisteve,prandaj Shqiperia eshte sot sikur ta kene pushtuar hordhite e Chinghis Khanit!
    Asnje prej atyre qe kane sunduar kete popull keto 28 vjet nuk kane qene asnjeri idealist dhe kane menduar e punuar vetem per te mbajtur karrigen e tyre.
    Shqiptaret so jane pa atdhe,pa shtet,pa histori,pa siguri per jeten,pa besimm ne te ardhmen!
    Shqiperine e sundojne ,ndaj kryeministrit Rama nuk i hyjne ne sy te 367 mije shqiptaret qe aplikuan se fundi per green card!
    Shqiperia eshte ne buze te gremines me Ramen si sundimtar arrogant,harbut,mashtrues dhe komplet te pa afte si kryeminister!
    Por PS-ja ka vdekur qe kur Rama u shpall “mbret” me kushtetuten e 2008,qe u be vete Ali e vete Kadi!
    Ramen nuk e kontrollon dot partia e tij se si ate e ka privatizuar!

    Reply to this comment
  6. Lala September 1, 15:35

    Te lumte dora Arben djali,
    ballin e zi e ka zene halli.
    Nuk lahet me shurre :
    thoshe gjyshja Dafine,
    s’ka lume ta laje,balle mavrine.
    Shenim: Gjyshja Dafina ishte nena myzeqare qe ja mori nga duarte Rexhep Kosovarit djalin e saje ,(donte ta merte me ballin sepse ishte i gjate ,14 vjec ishte atehere).
    Rexhep K. vriste e periste ne Myzeqe ne emer te Isa Manastirit dhe Asim Tapollit.

    Reply to this comment
  7. Shahisti September 1, 15:58

    O bejte, po nuk u ngope se germuari mutin dhe bajgat. Po mjaft o rrote [email protected] se ballistet kane vatur me kohe. Ti s’ta mban bitha te merresh me keta te sotmit dhe gjuan me plumb kalin e ngordhur dhe te duket se je trim. Trim leshi je ti or palluqe.

    Reply to this comment
    • Besa September 6, 12:04

      shahist,lexoje vazhdimisht poetin dhe tjeter mejtim do kesh. Mire u ben ballisteve se pushteti fort lavde u ben bajgave 🙂

      Reply to this comment
  8. Toni September 1, 17:00

    I madhi A.Duka…

    Reply to this comment
  9. intelektuali September 1, 17:17

    SHOKU ENVER NE BALL KISHTE BAHRINE
    QE ISHTE KUISLING DHE MBANTE MINISTRINE
    PSE NUK TE VJEN ZERI O BEJTEXHI MAVIRA
    PER BAHRI OMARIN QE KA SHKRUJT HISTORIA
    PARTIZANET E ENVERIT SOT JANE NE PUSHTET
    SHQYPNINE E KANE BERE SI HALE PER IBRET
    AZIL PER BYTHZINJTE QE VINE NGA AFRIKA
    SI DEPO PER ARME KIMIKE QE TE HYN FRIKA
    SI NJE KOSH PLEHRASH QE VIJNE NGA SICILIA
    SI KOPSHT ME KANABIS QE PO MBYTET ITALIA
    PO EKSODIN E 91 E HARROVE O BEJTEXHI
    APO PUNOJE TEK SIGURIMI DUKE PIRE RAKI?

    Reply to this comment
    • agroni September 1, 18:09

      Arben, ky Intelektuali, edhe pse vjell vazhdimisht mut nga goja e nga pena, por kete radhe me duket se e ka mire. Prandaj stise nje poeme edhe per “partizanin” Edi Rama qe po e ben Shqiperine me mut se BALLI.

      Reply to this comment
  10. pelivan September 1, 20:10

    KUR UA NDEZI PARTIZANI…
    (NJe kenge safi labe!)

    Rreth vitit dyzete pese,
    Degjoni o shoke xhani
    Harrova hallet qe kesh
    Sa kalova ndan’ nje stani.

    Qumesht i hidhte çobani,
    Nje beleci sa nje ka,
    Më nje “Kukë” italani,
    Qe i zoti shkret e la.

    Me tutje lozte nje murgo,
    (Per nga boja si i pari)
    Se ku dreqin e kish nxjerre,
    Nje koçonar gjermani!

    E ndolli dhe pran iu qas,
    dhe te këmbet ia leshoj,
    Une buzen e vush ne gaz,
    Kur ai zu t’a “vajtoje!…

    – O nazist,o orezi
    Se te poqën ne adhape,
    “Kaput!”,s’dije vetem ti
    Ndaj kokallet, ketu i late.

    Ku vejët o te këmbyer,
    Jeshët si do Perendia,
    Pas atij,me emrinFyhrer
    Qe kish dale nga çmendia.

    Pse nuk erdhi vet Hitleri,
    (Palltua me kryqe ngarkuar!)
    M’gjane e ndjeu kickiferi,
    Hellin do i keshëm shkuar.

    Kur ua ndezi partizani
    Pallët dhe opingat latë,
    Si lopët,qe zë zegali
    Ne buz’ e pëposh vat.

    Ju me pushke,na me shkop,
    u vum’perpara si derrat
    Pa u bet’ gazi ne bote,
    Mbete si lepujt nëpër ferra.

    Ketu mbaroj vajin çobani
    Dhe meqënëse lot nuk nxorri,
    U sos murgo babaxhani
    Mbi helmet zu e permori

    Reply to this comment
  11. lisi September 1, 20:54

    Mu tek lemi tek mullari /pellet nje birbo si gomari/o zot qenka intelektuhali/cte kete pesuar djali/qan me lot hallin e Ballit/qe Enveri i futi mandallin.

    Reply to this comment
  12. miri September 2, 07:46

    Urime ,urime dhe vetëm urime poeti jon Arben,vargje të goditura dhe realiste

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*