Vazhdojnë problemet në disa prej akseve rrugore në vend

January 1, 2015 12:53

Vazhdojnë problemet në disa prej akseve rrugore në vend

Situata e rrugëve në disa qarqe të vendit vazhdon të mbetet problematike.

Kjo, për shkak të ngricave të ndryshme.

Ministria e Transportit ka publikuar të dhënat për të gjitha rrugët problematike, si dhe ka dhënë udhëzimet për drejtuesit e mjeteve.

Tiranë  

Ne akset Trau Dajt – Qafë Mollë – Bizë, Trau Dajt – Antena, Qafë Priskë – Shëngjergj ka ngrica ne rruge dhe behet sperkatja me kripe

Qarkullimi rekomandohet te kryhet me zinxhire.

Durres

Nuk ka probleme ne akset e ketij qarku.

Te behet kujdes ne qarkullim, pasi ka trafik ne akset e ketij qarku.

Elbasan

Aksi  Librazhd – Steblevë eshte i hapur. Aksi Elbasan – Gjinar ka prani ngricash ne rruge.

Rekomandohen zinxhiret per shkak te ngricave ne aksin Elbasan-Gjinar, dhe te evitohen parakalimet ne vendin ku rruga ngushtohet.

Berat

Nuk ka probleme per qarkullimin e mjeteve.

Te behet kujdes per shkak te fluksit te dendur te makinave

Vlore

Ne Qafen e Llogorase ka 30cm bore. Po vazhdon pastrimi i rruges dhe  hedhja e kripes.

Qarkullimi duhet te kryhet me zinxhire.

Gjirokaster

Ka ngrica vetem ne aksin Erind-Çajup. Ky aks po trajtohet me kripe

Rekomandohet kalimi me zinxhire.

Korçe

Ne aksin Pogradec-Q.  Vazhdon puna per pastrimin e rruges dhe kriposjen e saj.Njoftohemi se Aksi Qafe Thane – Lin eshte i pastruar, ne asfalt.

Qarkullimi kryhet  pa zinxhire ne Pog.-Q.Thane, ndersa ne pjesen Zemblak-Dogana Gorice dhe ne  K/Zemblak-K/Liqenas, rekomandohet me zinxhire me per shkak te ngricave ne rruge.

Kalimi eshte i detyrueshem me zinxhire ne aksin e Dardhes.

Kukes

Eshte bere pastrimi i rrugeve dhe jane sperkatur me kripe. Disa akse qarkullohen pa zinxhire.

Qarkullimi rekomandohet te behet me zinxhire ne disa segmente te Tropojes dhe Kukesit, per shkak te temperaturave shume te uleta

Diber

Vazhdon hedhja e kripes , shkak te temperaturave shume te uleta gjate nates.

Qarkullimi rekomandohet  te kryhet me zinxhire ne akset Ura e Cerenecit-Stebleve, Qafe Bualli-Kraste,  Muhurr-Qafe Draj dhe ne segmentin Sllove-Kalaja e Dodes.

Shkoder

Ka temperatura te uleta. Ne akset e Pukes dhe Malesise se Madhe ka ngrica qe po trajtohen me kripe.

Aksi Qafe Mali-Flet, bllokohet here pas here si pasoje e eres se forte qe e kthen boren ne rruge. Borepastruesja dhe fadroma jane te instaluara ne vend dhe bejne here pas here hapjen e rruges.

Qarkullimi ne akset e Malesise se Madhe dhe ne aksin Qafe Mali Mali-Flet rekomandohet te behet me zinxhire.

Fier

Nuk ka probleme per qarkullimin.

Te behet kujdes ne levizje, per shkak te fluksit te madh te makinave ne superstraden Fier – Lushnje

Lezhe   

Pothuaj gjithe akset qarkullohen pa zinxhire.

Rruga e Kombit eshte e hapur, Tuneli Kalimash-Kukes – Morine pa zinxhire,  por rekomandohet venia e zinxhireve 10 km para hyrjes se Tunelit. Rekomandohet kalimi me zinxhire edhe per aksert Rreshen-Qafe Bene dhe Shpal-Ura e Repsit.

January 1, 2015 12:53
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*