Vazhdojnë shifrat shqetësuse: 120 persona rezultuan pozitiv me Covid dhe 4 të tjerë humbën betejën me sëmundjen

August 1, 2020 16:15

Vazhdojnë shifrat shqetësuse: 120 persona rezultuan pozitiv me Covid dhe 4 të tjerë humbën betejën me sëmundjen

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 4 persona të tjerë të prekur me koronavirus, ndersa janë konfirmuar pozitivë edhe 120 persona

Ministria apelon për qytetarët dhe bizneset që të tregojnë kujdes dhe të zbatojmë me rigorozitet masat e vendosura.

Dr. Flutura Beqo / Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon rreth situatës së COVID19 në Shqipëri në 24 orët e fundit.

I drejtohemi të gjithë qytetarëve të tregojnë kujdes me ruajtjen e higjienës personale, me mbajtjen e distancës fizike, vendosjen e detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk është e mundur të ruhet distanca fizike.

Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, një 58 vjeçare nga Kurbini dhe një dhe një 71 vjeçare nga Lushnja me disa sëmundje bashkëshoqëruese, një 61 vjeçar nga Durrësi dhe një 67 vjeçar nga Fieri.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 119 pacientë, 18 janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, janë kryer 510 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 120 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 57 raste në Tiranë, 15 në Durrës, 8 në Kavajë, 7 në Krujë, 6 në Elbasan, 5 në Korçë, nga 4 raste në Kurbin, Pogradec, nga 3 raste në Lushnje, Tropojë, nga 2 raste në Shkodër, Tepelenë, nga 1 rast në Vlorë, Divjakë, Belsh, Prrenjas.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2961, që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale edhe një herë ka një lutje për qytetarët dhe bizneset të tregojnë kujdes dhe të zbatojmë me rigorozitet masat e vendosura, sepse virusi është ende mes nesh.

Nëse keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

COVID-19 – Statistika (1 Gusht 2020)
Testime totale 41709
Raste pozitive 5396
Raste të shëruara 2961
Raste Aktive 2274
Humbje jete 161 (Qarku Tiranë 83, Shkodër 24, Durrës 21, Fier 9, Elbasan 6, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 4, Lezhë 3, Dibër 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1251
Durrës 277
Shkodër 211
Vlorë 95
Fier 85
Lezhë 84
Korçë 68
Kukës 66
Elbasan 55
Gjirokastër 31
Berat 27
Dibër 24

 

 

l.h/ dita

August 1, 2020 16:15
Komento

6 Komente

  1. Emigranti August 1, 18:06

    Po nr Durres si bohen tamponet, nje dit po nje jo, behuni serios mos u tallni, tregoni te verteten a mund te ndoll nje dit 0 nje dit 15.Pak seriositet.

    Reply to this comment
  2. EVDAL NURI. August 1, 18:21

    Shpesh kam folur i shqetesuar per situaten e pazakont qe po kalojme.
    Kam shprehur shqetesime . Kam dhene fakte , qe me pak kujdes e kontroll nga organet perkatese qe paguhen per kete pune, mund te rregulloheshin, por kane rene ne vesh te shurdhet .
    Ne keto kusht: ‘Zoti na ruajt”.

    Reply to this comment
  3. Adih August 1, 23:44

    Mjere ne .Ne senatoriumin Shefqet Ndroqi, ku kurohen me covi 19 ,qe prej 48 oreve nuk ka uje .Pergjegjesit duhen varur me litar tek skenderbeu .Mjaft me .

    Reply to this comment
  4. Sander August 2, 08:08

    Melburni ka patur shtime te rasteve me koronavirus. Per te ulur numrin e infektimeve, autoritetet kane vendosur ndalimin e qarkullimit nga ora 8 e mbremjes deri ne 6 te mengjesit dhe per fundjaven futja ne shtepi do te jete nga 6 e mbremjes. Ndersa Anglia po sheh si mundesi qe moshat e medha dhe njerezit me probleme shendetesore t’i kaloje perseri ne mbyllje shtepie.
    https://www.dailymail.co.uk/news/article-8584801/Daniel-Andrews-declares-coronavirus-state-disaster-Victoria-8pm-curfew.html?ns_mchannel=rss&ns_campaign=1490&ito=1490

    Reply to this comment
  5. Gzim Kulufi August 2, 19:13

    Rezultatet pozitive te rezultimit me pozitiv, na mbushin me krenari pozitive per te ardhmen pozitive!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim