Vazhdojnë sulmet ndaj deputetëve të rinj, sulmohet me bojë tek dera e shtëpisë Ralf Gjoni

March 21, 2019 09:41

Vazhdojnë sulmet ndaj deputetëve të rinj, sulmohet me bojë tek dera e shtëpisë Ralf Gjoni

Deputeti i LSI Ralf Gjoni, i cili ka pranuar mandatin e LSI, është sulmuar pak çaste më parë me bojë nga një militant i opozitës tek dera e shtëpisë.

Sulmuesi, një djalë i ri, i kishte bërë pritë Gjonit pranë banesës dhe më pas e ka sulmuar atë me bojë. Nuk dihet ende çfarë solucioni kimik është përdorur ndaj Ralf Gjonit, por boja ishte me ngjyrë të kuqe. Gjoni konfirmon se një pjesë e mirë e bojës nuk hiqet nga lëkura dhe ka djegie brenda syve.

“Dukej qartë që prita dukej ishte e porositur nga lart”, thotë Gjoni pas ngjarjes.

Pak ditë më parë militantë të opozitës sulmuan edhe deputetin e PD Ligoraq Karamelo, duke e kërcënuar edhe fizikisht.

l.h/ dita

March 21, 2019 09:41
Komento

4 Komente

  1. Alidemsi vjeter March 21, 09:49

    O Lali a e more vesh doren e Mones….Nuk te fal ajo or mik…Megjithate pune te mbare or Mik….

    Reply to this comment
  2. zakonet e vjetra te lsi -se qe duan pushtet me cdo kusht March 21, 10:07

    Bishti qenit , bisht qeni mbetet…nuk del dot nga zakonet e vjetra likja me monen…
    Nje nga shoferet e lsi -se qe ka 5 muaj pa marre rrogen, eshte atentatori

    Reply to this comment
  3. Plaku Xhuxhumaku March 21, 14:21

    Kush tradheton LSI kete do te gjeje ,rrofte MONIKA HEROINA JINE ,JO ME KOT ESHTE NUSE SKRAPARI.
    POSHTE LSI ,U ME FALNI RROFTE SA MALET E SKRAPARIT

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*