Thirrjet nga ura e Norman Atlantic: Po ngrijmë dhe po asfiksohemi, ju lutemi mos na lini vetëm

December 28, 2014 19:17

Thirrjet nga ura e Norman Atlantic: Po ngrijmë dhe po asfiksohemi, ju lutemi mos na lini vetëm

UPDATE – “Jemi jashtë mbi urë, po vdesim nga i ftohti dhe po mbytemi nga tymi” – Është njëra nga dëshmitë e udhëtarëve të tragetit në flakë.

Yorgos Stiliaras, duke folur në televizioni grek Tv Mega Channel, drejtpërdrejt nga trageti thotë: “Dyshemetë duket sikur po ziejnë, njerëzit kanë frikë dhe dridhen, ndihemi si minj në çark, ju lutem na ndihmoni, mos na lini vetëm”

Një tjetër pasagjer, i cili bën pjesë tek të shpëtuarit i intervistuar nga mediat greke tregon:

“Këpucët filluan të zhyteshin ndërsa ishim në zonën e recepsionit”

Norman Atlantic u përfshi nga flakët herët në mëngjes në afërsi të Korfuzit në Greqi.

Italia, Greqia dhe Shqipëria kanë nisur prej orës 6:50 të mëngjesit të së dielës operacionet e shpëtimit.

“Anija është ende në gjendje lundrimi, por për shkak të humbjes së energjisë e ka të pamundur të lëvizë. Të gjithë pasagjerët janë mbledhur në bashin e anijes dhe po vazhdon evakuimi i tyre,” tha komandanti i Rojes Bregdetare, Xhemal Shkurti në një deklaratë për mediat.

Trageti në rrezik mbytjeje është i rrethuar nga 6 anije shpëtimi, mes së cilave edhe anija shqiptare “Butrinti”. Përveç anijeve të shpëtimit, në vendin e ngjarjes ndodhen edhe 5 helikopterë “Puma” të dërguar nga Italia dhe Greqia, ndërsa mes tre shteteve po vazhdojnë komunikimet e nivelit më të lartë për të mbyllur pa pasoja operacionin.

 

December 28, 2014 19:17
Komento

6 Komente

  1. BESIANA GUSHI December 28, 20:11

    JA LISTA E PLOTE E SHQIPTAREVE NE TRAGET

    NR CME NME SEX NAZ.
    1 Aliko S. M
    2 Aliko D. M
    3 Aliko R. M
    4 Beqiraj Aleksander M
    5 Beqiraj Enkeleida W
    6 Beqiraj Leonard M
    7 Çela Riza
    8 Çuçi H.
    9 Çuçi F.
    10 Cukja H.
    11 Gega G.
    12 Kane V.
    13 KAZO B.
    14 Kolekaj S.
    15 Mane R. M
    16 Ndreu L. M
    17 Parangoni X. M
    18 QERAMA J. M
    19 Skendaj A. M
    20 Zhuri A. W
    21 Zhuri P. M
    22 Zhuri K. M
    23 LAMCAJ J. M IT
    24 PAPA A. W GR
    25 PASHAJ A. W IT
    26 QENDRO S. M IT
    27 SEJKO D. M IT
    28 THEOFILI R. W GR

    Qofshin me fat dhe zoti i ndihmofte ne kete aventure te tmerreshme.

    Shenim: dy nga emrat e publikuar me pare ishin te gabuar.

    Reply to this comment
    • N.VJOSA December 28, 21:36

      Ti Besiana qenke e “llahtarisur”!….
      Nga i ke nxjerre emrat moj te bekoft Zoti!…
      Me mendje dhe me zemer jemi prane ketyre njerzve fatkeq,
      që janë aq afër brigjeve tona ne nje mot kaq te trazuar!…

      Reply to this comment
  2. Shushunja December 28, 20:47

    Ishalla shpetoni te gjithe pasi shqiptaret e kan pesuar nji tragjedi te tille me humbjen e shume jte njerezish.me mendje dhe zemer jemi me ta.

    Reply to this comment
  3. Vëzhguesi F December 28, 20:55

    Zoti qofte me ju o njerez, shqiptar dhe jo vetem!
    Kjo eshte nje ngjarje tragjike, pavarsisht nga humbjet dhe qofshin ato vetem materiale dhe minimale! Kjo ngjarje, hetimi i te ciels do te nxjerre ne pah shkaqet e saj, duhet te jete nje mesim i madh, per pjesemarresit ne operacionin e shpetimit.
    Emergjencat civile, pjese e se ciles eshte dhe ky aksident, kerkojne jo vetem nje angazhim total me nivel dhe tregues te larte tekniko profesional si dhe nje solidaritet njerzor jo thjeshte nacional, por dhe mnasa paraprake dhe pergatitje paraprake, per bashkeveprimin dhe bashkerendimin e forcave dhe mjeteve.
    Ka ardhur tashme koha qe vendin e te ashtuquajturave stervitje ushtarake per qellime luftarake (qofshin keto te veçuara apo ne pakte) te zevendesohen me pergatitje te larta mbi bazen e partneritetit, barazise dhe reciprocitetit, per te nderhyre ne shpetimin e jetes se njerzve qe u kanoset jeta qofte nga rreziqet e natyres qofte nga rreziqet teknologjike. Kryerja e stervitjeve te perbashketa, ne terrene praktike reale, me struktura te mirepergatitura per perballimin dhe menaxhimin e situatave te tilla, nuk ka pse te kap ne befasi askend dhe çdo lloj demi do te jete minimal.

    Reply to this comment
  4. labi December 28, 21:48

    qe ne oren 10 te mengjesit anija Norman Atlantic ishte 8 milje nga kepi gjuzes, pra brenda ujrave territoriale shqiptare, te gjithe tani do ishin evakuar nga trageti nqs mjeti do ishte rimorquar drejt gjiut te vlores, interesat e ngushta dhe paaftesia e autoriteve tona ben qe pronaret e tragetit te nderhynin te kompania italiane e rimorqimit per ta cuar tragetin drejt brindisit, njerezit jane ne kuverten e evakuimit dhe po ngijne nga i ftohti, ne gjirin e vlores jane 2 rimorqatore te fuqishem shqiptare qe do ta kishin realizuar rimorqimin shume shpejt ne kohe e jo duke pritur ardhjen e rimorqatoreve italiane nga brindisi, si gjithmone vuajme nga paftesia!

    Reply to this comment
  5. Laveri December 28, 22:16

    Brigjet tona dhe hapesiren ajrore na i mbrojne miqte tane te NATOs Italiane Greke Turq e Amerikane, keshtu qe eshte e drejta e tyre qe te merren me kete avari te tragetit dhe jo e jona, ne thjesht jemi bere per te na varur Janullen si shtet, keshtu na katandisen politikanet tane

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*