Vazhdon agresioni diplomatik i Serbisë, i tërheqin Kosovës edhe një njohje

January 20, 2019 17:55

Vazhdon agresioni diplomatik i Serbisë, i tërheqin Kosovës edhe një njohje

Serbia e ka vazhduar fushatën agresive për t’i tërhequr njohjet e Kosovës. Ivica Daçiç thotë se edhe Palauit ka vendosur ta çnjohë shtetin kosovar. Në këtë mënyrë, Serbinë s’e ka ndalur fare taksa ndaj produkteve serbe e Kosovës për të mos ndërmarrë agresione të tilla diplomatike.

Në një deklaratë për televizionin serb “Pink”, Daçiçi tha se presidenti i Palauit ka mbërritur në Beograd dhe nesër do të ketë takim me presidentin serb, Vuçiç, transmeton Koha.net.

Ai ka shtuar se është ende herët nëse edhe Saint Kitts dhe Nevis do të tërheqë njohjen, por, sipas tij, “ka gjasa që kjo të ndodhë”.

Edhe fëmijët e mi më pyesin shpesh se ku gjenden shtete të caktuara, por ato shtete kanë të drejta të barabarta [në OKB] sikurse Kina. Unë rregullisht ua tregoj hartën të gjithëve kush e ka njohur Kosovën e kush jo. Po ti rreferohemi territoreve jemi në përparësi të madhe”, ka shtuar Daçiçi.

Shefi i diplomacisë serbe shtoi se pret që muajve të ardhshëm, numri i shteteve që e kanë njohur Kosovën të bie në 96.

Fatmir Haxholli, këshilltar politik i ministrit Behgjet Pacolli, thënë për KTV-në se këto janë pretendime të shtetit serb për ta dëmtuar Kosovën.

Në çastin që hapet perspektiva e aplikimit për anëtarësim në OKB, ne do ja bashkëngjesimin aplikacionit edhe njohjet dhe pastaj, le të shohim se a do të mund të shërbehet Serbia me praktika dhe dokumente skandaloze që ajo i quan çnjohje”, ka thanë Haxholli.

“Çnjohja si koncept dhe si praktikë nuk ekziston në marrëdhënie mes shteteve, dhe kushdo që pretendon ndryshe, shkel me dy këmbët ligjin dhe të drejtën publike ndërkombëtare. Serbia po shërbehet më këtë temë me qëllim të ndërtimit të një narracioni të rrejshëm, të cilin synon ta shfrytëzojë si kartë për koncesione në dialog”, ka thënë Haxholli.

v.l/ Dita

January 20, 2019 17:55
Komento

7 Komente

  1. Rambo January 20, 19:34

    Taxen 150% pra

    Reply to this comment
  2. Aliu nga Selenic January 20, 19:40

    Cfare ti besh ketyre Islamikeve te ndyre. Pese here ne dite falen dhe bashkohen me ata qe nuk e njohin serbine.!
    Duhet te dilet nga kjo organizate gjakatare islamike qe bashkohet me kasapet me te eger te Ballkanit.
    Keta hoxhallar te ndyre c`fare kerkoj qe shkojn ne Mek e Meka nuk e njehe shtetin e Kosoves.?

    Reply to this comment
  3. Aliu nga Selenic January 20, 19:41

    Cfare ti besh ketyre Islamikeve te ndyre. Pese here ne dite falen dhe bashkohen me ata qe nuk e njohin KOsoven!
    Duhet te dilet nga kjo organizate gjakatare islamike qe bashkohet me kasapet me te eger te Ballkanit.
    Keta hoxhallar te ndyre c`fare kerkoj qe shkojn ne Mek e Meka nuk e njehe shtetin e Kosoves.?

    Reply to this comment
  4. specialisti January 20, 20:34

    O Aliu nga Selenic. Ti vetem Ali nuk je por Spiro ose Vucic.
    Jo ndarje fetare.

    Reply to this comment
  5. arber January 20, 23:27

    Ketu nuk eshte puna aliu dhe spiro.
    Kosovaret , kane aftesi dhe nuhatje per biznes. Ti shfrytezojne keto edhe per njohjet e reja, per politike
    Lereni nacionalizmin me Ramen, por shikoni me larg….. . Mos harojme se shume shtete nuk na duan nga kryekorupsioni qe ka klasa politike shqiptare

    Reply to this comment
  6. Arben January 21, 08:24

    Dhe disa thone hiqni taksen!!!!!

    Derri do plumb.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim