Vazhdon puna në Unazën e Madhe, banorët e Astirit largojnë orenditë nga objektet pa leje

December 8, 2018 13:25

Vazhdon puna në Unazën e Madhe, banorët e Astirit largojnë orenditë nga objektet pa leje

Dy ditë më parë, gjatë një takimi informal që patën me kryebashkiakun Erion Veliaj, disa banorë të Astirit, kryesisht të ardhur nga zonat jugore të vendit, si Skrapari, Tepelena apo Korça i dhanë fjalën se do t’i prishnin vetë ndërtimet pa leje për t’i hapur rrugë zhvillimit të projektit të Unazës së Madhe.

Sot ata e kanë mbajtur fjalën dhe kanë nisur vetë, në mënyrë vullnetare të bëjnë zhvendosjen e orendive dhe materialeve të tjera nga objektet që posedojnë për t’i hapur rrugë më pas prishjes së tyre nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit i Bashkisë Tiranë.

Një prej tyre është edhe Servet Merko nga Tepelena, i cili gjatë takimit me kryebashkiakun Veliaj u shpreh se nuk do të bëhej pengesë e zhvillimit, pasi ky projekt u shërben gjithë qytetarëve të Tiranës dhe në mënyrë të veçantë brezave të ardhshëm.

Ndërkohë që paralelisht me këtë, IMT ka vijuar normalisht punën duke prishur edhe gjatë paradites së sotme disa objekte të tjera përgjatë lotit 2 dhe 3 të Unazës së Madhe, në afërsi të Astirit.

Siç shihet edhe nga pamjet, makineritë e IMT-së ka bërë shembjen e disa objekteve, ndërsa kanë vijuar edhe me evadimin e mbetjeve inerte.

l.h/ dita

December 8, 2018 13:25
Komento

1 Koment

  1. Sa me e pafytyre te behet protesta e vandaleve ,aq me e forte duhet te jet vendosmeria e Shtetit e Bashkise ,per ti treguar qenve lehes se kush e ben Ligjin ne kte vend ! December 8, 13:50

    jo banditeve vandale .

    Pro Rregullit e qytetit ,

    rregullimit te Shqiperise ,

    kthimit ne qytete te Normalitetit

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim