Vdekja e 17-vjeçarit, gjykata liron menaxherin e landfillit të Sharrës

August 25, 2016 14:04

Vdekja e 17-vjeçarit, gjykata liron menaxherin e landfillit të Sharrës

Gjykata e Apelit në Tiranë ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” për përgjegjësin e firmes “3R”, në landfillin e Sharrës, Besnik Braha.

Ky i fundit u arrestua pas gjetjes së 17-vjeçarit të vdekur Ardit Gjoklaj në vendgrumbullimin e plehrave.

Gjykata e shkallës së parë vendosi për Brahën masën “arrest me burg”, por Apeli mesditën e së enjtes e ndryshoi atë deri në përfundim të hetimeve për këtë ngjarje.

Nga këqyrja e trupit të adoleshentit dyshohet se ai është shtypur nga makineritë që punojnë në landfillin e Sharrës.

August 25, 2016 14:04
Komento

1 Koment

  1. info analitike August 25, 20:11

    A doli Erioni me trimat qe te protestoje kunder ketij vendimi??? A ia bene biografine gjyqtareve qe gjykuan kete ceshtje, apo keta jane te paster se favorizojne rilindjotet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*