Vdekja e dytë e Sejfulla Malëshovës

March 21, 2016 10:20

Vdekja e dytë e Sejfulla Malëshovës

Ditët e fundit ka ndodhur një ngjarje që nuk e nderon aspak bashkinë e qytetit të Fierit.

Pa asnjë vendim zyrtar dhe pa asnjë motivim, është hequr busti i Sejfulla Malëshovës, një personaliteti të madh të kulturës sonë kombëtare, i cili kaloi vitet e fundit të jetës së tij në atë qytet si i internuar nga regjimi diktatorial komunist.

Konflikti

Drejtuesit e Bashkisë së Fierit janë përfshirë në një konflikt për bustin e Sejfulla Maleshovës. Kryetari urdhëroi heqjen e tij nga sheshi, ndërkohë që nënkryetari e akuzon për retushim të historisë.

Heqja e paparalajmëruar e bustit të Sejfulla Malëshovës në Fier çoi në përplasje publike nënkryetarin dhe kryetarin e bashkisë.

Artisti Haxhi Kalluci, i cili ka realizuar veprën, është njëherësh nënkryetar i Bashkisë së Fierit. Kalluci ka akuzuar kryetarin Armando Subashin se po fshin historinë e qytetit.

Bashkia e Fierit nuk ka dhënë asnjë sqarim për publikun dhe as për titullarët e tjerë në këtë institucion.

Sejfulla Malëshova ka jetuar në Fier në vitet 70 kur u internua nga regjimi socialist pikërisht në lagjen “Liri” aty ku përpara disa vitesh ishte vendosur busti i tij.

Reagimi i Kallucit

Autori i veprës, artisti Haxhi Kalluci, reagoi dje me indinjatë në gazetën ‘DITA’ lidhur me këtë ngjarje. Ai tha se: “Kjo është vdekja e dytë e këtij personaliteti të shquar të kulturës dhe historisë shqiptare të shekullit të njëzetë.

Është një nga veprat e mija më të frymëzuara dhe busti ishte vendosur pranë shtëpisë së tij, një garsoniere ku ai kaloi vitet e internimit në qytetin e Fierit, në lagjen “Liri”, pasi u zhvendos nga Ballshi. Në fakt vepra përfaqëson kokën e Sejfullait, është një kokë e bukur që sintetizon mençurinë dhe thellësinë e këtij personaliteti.

Më vjen keq për faktin se heqja e këtij busti është bërë pa asnjë vendim zyrtar nga organet e pushtetit vendor në Fier, madje nuk është shtruar fare për diskutim.

Ky vendim arbitrar është vërtet indinjues. Figura dhe personaliteti i Sejfulla Malëshovës meritojnë shumë më tepër se një bust. Një sjellje e tillë ndaj një personaliteti të kalibrit të Sejfullait, nuk është aspak e denjë. Megjithatë, unë besoj se pas këtij sensibilizimi, ky gabim do të ndreqet...”, përfundon artisti Kalluci.

 

March 21, 2016 10:20
Komento

17 Komente

  1. KOZi March 21, 11:38

    Po cuditem ? Partia Socialiste sot me qendrimet e saj ne lidhje me besimet fetare,pronen, aresim-kulturen, mardhaniet me anglo-amerikanet eshte plotesisht ne linjen per te cilen eshte denuar Sejfullah Maleshova. Do ishte normale qe ne Partine Socialiste dhe ne Kongreset e saj siper ne sfond te ishte portreti i Sejfullah Maleshoves…..

    Reply to this comment
    • dfg March 21, 23:52

      Na plasi trapi se u hoq S.Maleshova!
      Cuditem se sa shume po i mbrojne keta shkerdhatokratret e sotem te gjithe ata qe pushkatoi Enveri?
      Po ju,more rrypa,A NUK KENI HERONJTE tuaj,por merreni me te pushkatuarit tane???

      Reply to this comment
  2. vasili March 21, 12:00

    Eshte normale,qe nje surat kafshe si Subashi,te jete ne nje opozite asgjesuese,me nje intelektual te madh me shpirt artisti dhe personalitet human si Sejfulla Maleshova.
    Ajo qe me habit,por jo shume ama,eshte se mbas ketij gjesti vandal,nje qytet dhe nje vend i tere hesht si shkretetire arabie.
    Poeti gjerman Henrik Hajne thosh dikur:
    Ata qe djegin libra,me vone kane per te djegur njerez.
    Dhe me te vertete keshtu ndodhi ne atdheun e Hajnes,kur sundoi Hiitleri.
    Por artisti jone kryeminister,cfare lloj gjumi vazhdon te bej?

    Reply to this comment
  3. TJ March 21, 12:01

    S’ka lidhje magazinieri Sejfulla me Fierin! Le te behet nje vleresim kombetar nga historiane e politologe per vleresimin e Sejfullait!

    Reply to this comment
  4. Te Vdekurit...dhe Te Gjallet March 21, 12:10

    Mbi te thinjurin shesh te Fierit
    Era fryn e mblidhen rete
    Ja, pas ardhesit e Enverit
    Vrasin prape Lamen e shkrete!

    Fytyre vreret heqin buste
    thik’ subashesh nen hene
    Vrasin thate, fare pa kushte
    O Haxhi, te pata thene…

    Kocua, Kokedhime, di gje?
    Se ai hodhi Enverin…
    Ne Gjanice ska vend mw
    edhe oer Lame Zgalemin…

    Mblidh artiste, dhe shkrimtaret
    jepu nje teke raki
    te ringjallin ter te vraret
    dhe tja marrin me Oiiii

    Reply to this comment
  5. intelektuali March 21, 12:16

    INTELEKTUALI KOMUNIST SEJFULLA MALESHOVA NUK DUHET TE VRITET NGA ENVERISTET E EDVINIT PER HERE TE DYTE PAS VDEKJES TRAGJIKE TE TIJ.

    Komunisti i perbetuar idealist Sejfulla Maleshova, pedagog ne Universtitetin Lomonosov te Moskes qe perktheu ne shqip Internacionalen Komuniste dhe shume vepra te tjera ishte i vetmi komunist qe guxoi dhe i tha injorantit pa shkolle Enver Hoxha:

    TI NUK MUND TE DREJTOSH SHQYPNINE SE JE PA SHKOLLE DHE PA ARSIM.

    Per kete gje Enveri e dergoi pedagogun e Universitet te Moskes dhe Minister i Kultures pas Lufte si magazinier ordiner ne Fier, mbase nuk e vrau si te gjithe shoket e tij te tjere, sepse Sejfullau kishte kundershtuar edhe Stalinin ne Rusi per politikat e tij vrastare ne vitet 30-te dhe kjo i kishte ngritur autoritetin e nje komunisti idealist. Me kujtohet ne vitet 70-te kur vinte dhe pinte kafe te turizmi i Fierit ne te dale nga salla plot me sigurimsa te Partise se Punes fliste me vete fjale me ze te larte: KAPUT!

    prandaj:

    INTELEKTUALI KOMUNIST SEJFULLA MALESHOVA NUK DUHET TE VRITET NGA ENVERISTET E EDVINIT PER HERE TE DYTE PAS VDEKJES TRAGJIKE TE TIJ.

    Reply to this comment
    • Xhemilja kambe leshja March 21, 13:46

      Kumandar intelektual qoft-largu.

      Me emocionove me komentin tende,
      Mishin ma bere berduglla-berdunglla.
      Me emocionove o QAfir zogjisti
      Sa dhe BReket po mi bien ne fund te kembeve.
      More jaran qe telendise si enveri dynjane.
      Po PSE te turizmi i fierit
      Ishe mo firaun ne 70 ?
      Alla alla TObe strafullah ..
      Na dil me shpesh mo qafir
      Se na i bene diten me te bukur
      Ne kete dimrin kapitalist 26 vjecar
      Alla ZOgist

      Reply to this comment
  6. bureto March 21, 18:21

    Zakonisht njerezit e shquar vleresohen per vepren ne sherbim te atdheut, te lirise dhe demokracise. Maleshova ishte padyshim nje intelektual dhe i kulturuar, por nuk duhet glorifikuar vetem se ishte kundershtar i “komunistit” pragmatist E.Hoxha dhe jo idealist si ai. Atehere deri ketu mbaron vepra e tij si personalitet i historise se Shqiperise edhe pse per nje kauz te gabuar. Sejfullai eshte nderuar, ka me emrin e tij shkolla e rruge, ne Permet, nga dhe ka origjinen, ndoshta dhe gjetke. Në Fier dhe per Fierin, nuk ka dhene asnje kontribut qe busti i tij te te zere nje vend ne qender te tij. Nuk i dime motivet dhe argumentet e bashkise se Fierit, pse ka vndosur per ta hequr, gjithsesi, duhej te kishte nje spjegim per kete, por dhe ndonje hata nuk eshte bere. Me ate apo pa ate bust vlera e Maleshoves si lirik me emrin artistik Lame Kodra mbetet dhe si i tille duhet respektuar, por me mase. Duhet te jemi me te matur sepse mendoj qe tani ka kaluar ai entusiazmi i pas viteve ’90 , ku kishte nje gare se kush duhej nderuar me shume, mjafton te ishte i denuar nga Enveri. Gjerat duhen pare me në kompleksitet dhe me analize te ftohte se vjen nje kohe, sic dhe ka ndodhur, jo vetem ne kete rast, qe hiqen e vihen buste apo emra, pa kriter, te cilat pastaj koha i shvlereson. Njerezit ne rradhe te pare kur nderohen, duhet te nderohen dhe te pranohen si te tille, ne rradhe te pare nga opinioni publik. Nuk dime se ç’mendojne fieraket per kete rast.

    Reply to this comment
  7. I KRISHTERI March 21, 20:22

    Jo vetem komunistin Sejfulla Maleshova por edhe Ate tjetrin, Dino Kalenjen, qe rri ulur kembekryq ne sheshin kryesor te Fierit duhet ta heqin fieraket.
    Keta jane mallakastriote dhe le ti cojne ne Ballsh. Fieri ka plot trima e burra te zgjuar qe meritiojne sheshet kryesore te qytetit te tyre.
    Ne keto sheshe duhet te ngrihen buste per te shquarit- Jakov Xoxe. Tashko Lako dhe i ati Stavri Lako; Kico Konomi; Naun Doko(Prifti);- Llazar Kilica;- Janaq Kilica;-Tuni Papuciu; – Leonidha Pogace;- Kahreman Vrioni;-Spiro Papa;-Sokrat Bufi;-Liri Gero;-Petro Sota;-Penelopi Pirro;-Taze Cela e sa e sa te tjere.
    Se mund te ishte Mehmet Shehu ne vend te Sejfulle Maleshoves.

    Reply to this comment
    • Haaaaa March 21, 23:50

      Ne Fier,sic po vene punet mund te ngrihen mbi te gjithe shtatoret e “TRIMAVE” Hamut Matjani dhe Isa toska,qe kane dhene kontribut aq te madh per Fierin sa nuk kane lene femije,gra e pleq pa vrare per hic gje!
      Keta po,e meritojne te nderohen nga fieraket!

      Reply to this comment
    • koco March 22, 07:54

      Ti i krishteri i Janulles, meso se po te mos ishte pushka e Dino Kalenjes dhe e trimave te tjere mallakastriote, tet eme do e shkerdhente prape beu, kurse tet ate do e merrte si gomar, per ti hypur siper kur gjuante rosa, sic thote e Xoxa qe ti kerkon ti ngresh monument. Por Fier hesap, i mbushur me plehra dhe le ti leme arsyetimet.

      Reply to this comment
  8. SHKELZENI March 21, 20:52

    PO KU ISHTE ME PARE KY PALO ARTIST , KUR DESHMORET E VIGUT,KRENARIA E QYTETIT TE SHKODRES,QE DHANE JETEN E RE PER SHQIPERINE QE KEMI SOT, KATUNDARJA JOZEFINE , I HOQI NGA QYTETI DHE I FLAKU NE FUSHEN E GRUMBULLIMIT TE PLEHRAVE ?!
    NA MBYTI ERA E KERMAVE,SI KY HAXHI KARUCI DHE JOZEQINA !

    Reply to this comment
  9. lum ne March 21, 20:57

    Po degjuam te “Krishteret” dhe ortodoksin “Bureto” bashke me Armando Subashin e mori Greqia Shqiperine.

    Reply to this comment
  10. Po,Po March 21, 21:01

    QE KUR KESHTU , NJE KOLABORACIONIST I NEVERITSHEM NE SHERBIM TE PUSHRUESVE NAZI-FASHISTE , NA QENKA BERE JO VETEM PATRIOT , POR EDHE PERSONALITET I MADH ?!
    KA ARDHUR KOHA QE SHQIPTAREVE T`U SERVIRET BAJGA PER PETULL , DHE TE NGRIHEN NE PIDESTAL ARMIQTE E BETUAR TE KETIJ POPULLI ! ! ! ! ! ! ! ! ! ! ! !

    Reply to this comment
  11. Arben March 22, 07:34

    HEQJA E BUSTIT BEHET NGA KRYEKARI I BASHKISE, QE KA NEVERI PER FENE ISLAME.

    MANDUA ESHTE NJE KRIMINEL, QE SA ISHTE NE KRYE TE GJYKATES FIER, NUK LA KRIMINEL PA LIRUAR NGA BURGU, HAKU PER MANDON ESHTE RRJEPJA PER SE GJALLI.

    ESHTE NJE AKT I SHTYTUR NGA URREJTJA E MANDOS, DHE NUK NISET FARE NGA ASNJE LLOJ ARSYEJE TJETER.

    MANDO, MOS E KRRUAJ B…., SE DO TE DJEGI PASTAJ.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*