Vdekja e fëmijëve në aksidente, Specialisti i Sigurisë Rrugore shpjegon shkaqet

September 18, 2017 16:11

Vdekja e fëmijëve në aksidente, Specialisti i Sigurisë Rrugore shpjegon shkaqet

 

Në 20 muaj përllogariten 30 fëmijë të cilët kanë humbur jetën, ndërsa 64 të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda.

Ky është bilanci i fëmijëve të aksidentuar në akset rrugore me pasojë vdekjen i publikuar sot nga Policia Rrugore. Ervin Dervishi, specialist i Sigurisë Rrugore në Policinë e Shtetit, u shpreh në Report Tv se bilanci është për t’u marrë në konsideratë.

Ai tha se policia ka ndërmarrë kontrolle të shtuara për ndërgjegjësimin e drejtuesve të automjeteve dhe penalizimin e shkelësve në rrugë.

Specialisti i Sigurisë Rrugore tha se policia i di zonat me rrezikshmëri të lartë për aksidente dhe për këtë shkak ka rritur kontrollet në ato pika, ndërsa si shkak për aksidentet cilësoi pakujdesinë e këmbësorëve dhe të drejtuesve të mjeteve.

“Janë 30 fëmijë të grupmoshës 0 deri në 15 vjeç që nga janari 2016 e deri në 31 gusht 2017, kanë humbur jetën. 64 prej tyre janë plagosur rëndë. Një bilanc i rënduar me fëmijë që kanë humbur jetë, si dhe ka me pasoja të rënda për të lënduarit. Është një bilanc për t’u marrë në konsideratë. Prej një viti e gjysmë kemi bërë ndërgjegjësimin e drejtuesve të automjeteve, kemi shtuar kontrollet për sigurinë e fëmijëve në automjet të cilët transportohen nga shkollat në shtëpi dhe anasjelltas si dhe për prindërit që transportohen nga prindërit e tyre.

Kjo shifër nuk i përket vetëm kategorisë së transportit e pasagjerëve, por për fëmijë të aksidentuar edhe në rrugë.” – shpreh Dervishi.

“Policia Rrugore ka hartën e zonave me rrezikshmëri, të zonave të zeza dhe në bazë të kësaj harte është në terren për të shtuar kontrollet në rrugë. Ka të qarta dhe shkaqet.

Ka pakujdesi nga këmbësorët siç është p.sh kapërcimi i trafikndarëseve në zonat urbane, në zonat interurbane. Ka një numër të lartë të aksidentuarish si pasojë e kalimit të trafikndarëseve.

Shkaqe të tjera të rasteve fatale janë përdorimi i alkoolit, mospërdorimi i rripit të sigurimit, shpejtësia tej normave të lejuara, mospërdorimi i kaskës mbrojtëse, si shkaqe tipike”, tha Dervishi.

September 18, 2017 16:11
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim