Vdekja e John McCain, Rama: U prehsh në paqe mik i Shqipërisë!

August 26, 2018 11:35

Vdekja e John McCain, Rama: U prehsh në paqe mik i Shqipërisë!

 

Edhe kryeministri Edi Rama ka komentuar me nota hidhërimi ndarjen nga jeta të senatorit amerikan John McCain.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama vë në dukje se senatori ishte një mik i mirë i Shqipërisë.

“Senatori John McCain e jetoi jetën si një betejë të pandërprerë për vlerat e mishëruara në qenien e Shteteve të Bashkuara të Amerikës🇺🇸

Ai ishte dhe një mik i mirë i Shqipërisë me të cilin kemi bashkëpunuar e ndarë mendime të njëjta. Thank you for all and rest in peace Senator🙏”, shkruan Rama.

Senatori John McCain, i cili shërbeu gjashtë mandate radhazi në Senatin amerikan dhe kandidoi dy herë për president vdiq të shtunën në moshën 81-vjeçare, pas një beteje të gjatë me kancerin në tru.

Në vitin 1967 McCain u burgos dhe u torturua pasi u kap rob në Vietnamin e Veriut kur ishte pilot i marinës amerikane.

Në sytë e shumë amerikanëve McCain ishte një hero lufte dhe një patriot.

Ai përfaqësoi shtetin e Arizonës në Senat dhe u bë i njohur si një luftëtar i së drejtës, pa marrë parasysh se cilin krah politik përfaqësonte ajo.

a.s/dita

August 26, 2018 11:35
Komento

1 Koment

Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*