Vdekja e McCain, Basha: Kombi shqiptar humbi një mik të madh

August 26, 2018 13:53

Vdekja e McCain, Basha: Kombi shqiptar humbi një mik të madh

 

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagoi për ndarjen nga jeta të senatorit amerikane, John McCain, duke theksuar se kombi shqiptar humbi një mik të madh.

“Me ndarjen nga kjo jetë të senatorit John McCain, kombi shqiptar humbi një mik të madh. Luftëtar i pamposhtur për kauzën e lirisë, senatori McCain ishte një zë i fuqishëm në krah të betejave të shqiptarëve për liri, demokraci dhe integrim euro-atlantik.

Mirënjohje e përjetshme për këtë hero dhe ngushëllimet më të ndjera familjes së tij dhe popullit mik amerikan. U prehtë në paqen e Zotit!”, ishte mesazhi i Bashës.

a.s/dita

August 26, 2018 13:53
Komento

1 Koment

Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*